Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-14, 20:07   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Xhihadi global; fe, politikė apo biznes?

Kaos nė Siri:
Boshnjakėt, fatin e njėjtė si shqiptarėt!




Mediat e Novi Pazarit kanė publikuar pamjet tronditėse tė tė ndjerit Mirza Ganic (19), nga Sebeqeva e Epėrme e Novi Pazarit, i cili ka luftuar nė Siri e pėr tė cilin qė njė javė nuk dihej a ėshtė i gjallė a i vdekur. Foto e mėposhtme tė Ganicit tė vdekur nuk preferohen pėr tė mitur dhe persona tė ndjeshėm.


Misterin e vdekjes sė tij e kanė zgjedhur shokėt e luftės, tė prirė nga Ebu Malik - Sanxhaklia nga Novi Pazari, tė cilėt nga Aleppo kanė raportuar se Mirza u vra nė njė sulm kundėr armikut, duke mos e specifikuar cilin, shkruajnė mediat e Sanxhakut.

Sipas informatave nga Aleppo, Mirza ėshtė vrarė nga pjesėtarėt e Ushtrisė sė Lirė Siriane, e jo nga ushtarėt e Bashar al Assadit kundėr tė cilit ky i ri ka luftuar, e qė para njė viti ishte nxėnės i shkėlqyer i gjimnazit tė Novi Pazarit, transmeton Telegrafi.


Ditėt e fundit, anėtarė tė Ushtrisė sė Lirė Siriane dhe tė Frontit Islamik tė Sirisė kanė luftuar kundėr ushtrisė sė Shtetit Islam tė Irakut dhe Shamit, tė kryesuar nga grupi famėkeq Al Nusra i lidhur me al-Qaedan.

Tė tri formacionet deri dhjetė ditė mė parė kanė luftuar sė bashku kundėr Assadit, ndėrsa luftėtarėt nga Ballkani kryesisht i kanė takuar lėvizjes al-Nusra. Tash ata rrezikohen tė vriten, sepse pothuaj tė gjithė nė Siri janė kundėr tyre. Sipas informacioneve, gjasat pėr ikje janė minimale, kėshtu qė rritet frika se numri i tė vrarėve nga Ballkani do tė shtohet mė shumė.

Gjashtė tė rinj nga Bosnja u vranė nė ditėt e fundit, dhe shumė tė tjerė u plagosėn. Opozita nė Siri ka vlerėsuar se anėtarėt e saj tė al Nusras bėjnė krime mė tė mėdha se ushtria e Assadit dhe se pėr shkakun e kėtij grupi qė ka “rrėmbyer revolucionin”, SHBA-tė nuk kanė intervenuar.

“Qėrimi i fundit i hesapeve po ndodhė. Tė gjithė nga Sanxhaku dhe Bosnja janė nė anėn e gabuar. Kam frikė se nėse nuk ia dalin tė ikin, tė gjithė do tė vriten”, thotė njė boshnjak qė ndjek nga afėr ngjarjet nė Siri.

Siē ka thėnė nėna e dėshpėruar Sadija, “Mirza Ganici ėshtė rekrutuar nė njė xhami nė Novi Pazar dhe u dėrgua nė ferrin e luftės siriane”.

Shumė nga kėta tė rekrutuar lajmėrohen pėrmes rrjetit Facebook dhe blogjeve tė ndryshme tė internetit, duke kritikuar boshnjakėt se pse nuk nisen nė numėr mė tė madh nė xhihadin e Sirisė. Ai kishte kėrcėnuar secilin qė mendon ndryshe nga ai, si aktivisten Aida Corovic (qė ka kėrkuar pėrcjellje policore), zėvendėskryeministrin e Serbisė, Rasim Ljajic, dhe ministrin e Brendshėm tė Bosnjes, Fahrudin Radoncic, vetėm pse kėta janė shprehur kundėr shkuarjes sė boshnjakėve nė Siri.


Pėr vrasjen e Ganicit ka shkruar nė rrjetin Twitter, Ebu Malik Sanxhaklia, mė 3 janar. Por, shpejtė nė Facebook publikohet demanti me kėtė pėrmbajtje:

“Njoftim... - Allahu ju ndihmoftė.. Nuk kam shumė kohė... Unė, Mirza Ganic nuk kam vdekur (edhe pse doli lajm i rrejshėm e kėsaj iu gėzuan tė pafetė)... Falėnderime Allahut... Vėllezėrit qė e kanė publikuar e kanė marrė lajmin nga profili i njė vėllai tim e ai profil ėshtė hakuar... E di se disa nuk do tė besojnė, por unė jam... Myslimanėt nuk gėnjejnė e lėre me muxhahedinėt...Nėse mundeni pėrhapeni lajmin, ‘gėzojini’ qafirat”, ėshtė shkruar nė Facebook.

Por, mė vonė u konfirmua vdekja e tij e dokumentuar me fotografi. Fotografia e Ganicit tė vrarė ėshtė publikuar edhe nė profilin e Facebook-ut “Xhihadi - obligim i harruar”, nė gjuhėn shqipe, me kėtė pėrmbajtje: “Disa foto nga vėllau jonė 19 vjeēar Mirza Ganiē, i cili ra shehid in sha Allah nė Aleppo. Ai u plagos nė kėmbė e majtė dhe nga gjakderdhja e tepėrt ndėrroi jetė. Lusim Allahu ta shpėrblen me gradat mė tė larta tė Xhennetit me Pejgamberėt, shehidėt dhe njerėzit e mirė” (sic).




Edhe ky i ka kthy patkojt prej diellit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė