Tema: Ardita Jatru
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-02-12, 12:04   #2
Gega 1
 
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
Gega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ardita Jatru

ANTONY

Antony, mos vdis kėsaj vjeshte.
Se ky pikėllim i kuqėrremtė i natyrės duhet ndjerė nė asht,
dhe muzgun kur ngjit fytyrėn qelqeve me brymė,
eh, dhe liqenin e hirtė e tė heshtur, pa njė shpend.
Por asnjė vjeshtė nuk ėshtė njėsoj,
as dashuritė.
Pa gjak Antony…pa gjak do kjo jetė.

Nė fund tė fundit, Antony
Kjo ėshtė jeta,
I njėjti diell qė lind
Tė njėjta dhe perėndimet.
Fati ynė nuk ėshtė i njėjtė.
Ndaj kur tė zgjohesh mėngjesin tjetėr
eja mė trego historitė e tua, i kthjellėt,
Pėr zhgėnjimin tėnd me zonjėn Mina
E pėr natėn e ndarjes qė u rrahėt paq.
Pėr tė shtunėn qė desh vrave veten pėr pak.
Tregomė gjithēka…

O Zot mė dhimbsesh.
Ta marrė e mira, sa shumė qė ngjajmė…

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 06-02-12 nė 20:06
Gega 1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė