Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-09-11, 06:20   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mbroni fėmijėt nga keqpėrdorimet

Keqpėrdorimi seksual i fėmijėve ėshtė cilido qoftė kontakt i seksual midis fėmijės dhe personit tė rritur. Mund tė jetė edhe nė formė tė pornografisė sė fėmijėve, prekjeve seksuale, masturbimeve, ekspozimit tė fėmijėve ndaj pėrmbajtjeve pornografike, kontaktit vagjinal, oral apo anal, pėrkatėsisht marrėdhėnies seksuale.





Asnjė nga kėto shenja nuk janė tregues i sigurt qė personi ėshtė keqpėrdorur seksualisht! Sa mė shumė qė tė ketė shenja tė kėtilla dhe sa mė intensive qė tė jenė ato, janė arsye me e madhe pėr kujdes. Ėshtė veēanėrisht me rėndėsi tė kihet kujdes tek ato shenja tė cilat paraqesin ndryshim nga ajo qė ėshtė e zakonshme pėr personin e tillė.
Pėr tė mbrojtur fėmijėt tanė nga incidente tė tilla, ėshtė e nevojshme pėr njė kujdes tė vazhdueshėm, duke filluar qė nė kohėn qė ata janė ende tė vegjėl…
Me pėrkufizimin ngacmim seksual, nėnkuptojmė ēdo lloj ngacmimi (verbal, vizual dhe fizik) qė prek dinjitetin seksual tė fėmijės apo personit nė pėrgjithėsi, qė shkakton frikė, turp, dhimbje, neveri. Ky fenomen ndodh shpesh, por rrallė bėhen publike, sepse krijon ndjenjė faji tek viktima,ndaj edhe heshtin…
Njerėzit qė kryejnė ngacmime seksuale, kryesisht janė njerėz me personalitet tė ērregullt. Shumė herė, ngjarje tė tilla ndodhin kur ekziston njė marrėdhėnie pushteti me fėmijė (tė afėrmit, mėsuesit, trajnerėt) dhe e pėrdorin atė pėr tė pėrfituar dhe pėr tė siguruar heshtjen e tij.
Cilat janė shenjat qė shfaqen tek fėmijėt e abuzuar seksualisht?
* Makthe, gjumė me probleme
* Tėrheqje apo shmangie e theksuar nga tė rriturit
* Fshehtėsi e pazakonshme
* Ndryshime nė gjendjen e tij shpirtėrore dhe personalitet
* Ndryshime nė sjelljen e tij
* Frikė e pashpjegueshme pėr vende ose njerėz tė caktuar. Nuk do tė mbetet vetėm me njė person
* Humbje e oreksit
* Zotėrim fjalėsh qė pėrdorin tė rriturit, pėr pjesėt e trupit qė nuk duken
* Ai flet pėr njė mik tė ri, mė tė madh dhe dhurata apo tė holla, tė pajustifikueshme
* Vetėlėndime (prerje dhe djegie) tek adoleshentėt
* Shenja nė trup, ndjeshmėri tė panevojshme, dhimbje nė gojė apo pjesėt gjenitale, sėmundje seksualisht tė transmetueshme, shtatzėni
* Largim nga shtėpia
Fėmijėt, tė cilėt janė keqtrajtuar ose ngacmuar seksualisht nė njė moshė tė re, mund tė pėrjetojnė probleme serioze nė shėndetin mendor dhe nė zhvillimin normal tė jetės sė tyre seksuale, kur tė jenė tė rritur. Nėse kėto pasoja dhe gjurmė tė njė eksperience tragjike, nuk trajtohen, atėherė ata do t’i vuajnė gjithė jetėn.
Vetėvrasja, varėsia nga droga, alkoolizmi, anoreksia, bulimia, depresioni, psikozė, varėsia nga marrėdhėnie tė dhunshme, pėr pėrfshirje nė prostitucion, disfata nė punė dhe marrėdhėniet personale janė pasoja normale tek tė rriturit qė janė abuzuar seksualisht qė fėmijė. Psikoterapia ėshtė e vlefshme pėr restaurimin e dėmit psikologjik qė kanė pėsuar kėta individė.






Kėshilla pėr prindėr
Qė nga momenti qė sollėt nė jetė fėmijėn tuaj, e keni pasur pranė vetes, derisa erdhi koha qė fėmija juaj tė shkojė nė shkollė. Pėr sigurinė e tyre, qė nė moshėn 6 vjeē, fėmijėt duhet tė mėsohen me disa rregulla tepėr tė rėndėsishme, si:
* Gjithmonė tė kėrkojnė lejen e prindėrve pėr tė pranuar dhurata, shpėrblime, para nė dorė apo pėr tė shkuar nė shtėpinė e njė shoku. Nėse dikush ėshtė i mirė me qėllim, nuk do tė ketė asnjė problem pėr tė marrė lejen nga prindėrit e fėmijės.
* Asnjėherė tė mos marrin ushqim apo ėmbėlsira nga njerėz qė nuk i njohin, pa lejen e prindėrve.
* Kurrė tė mos hyjnė nė njė makinė qė nuk e njohin, edhe kur personi ėshtė i sjellshėm, dhe kėrkon tė ndihmojė pėr t’i ēuar nė shtėpi apo nė shkollė.
* Pėr tė biseduar me dikė qė ėshtė nė njė makinė, nuk ėshtė e nevojshme t’i afrohen shumė automjetit, mund tė flitet edhe nga larg.
* Askush nuk mund t’u kėrkojė tė mbajnė diēka sekret, nė qoftė se ndodh kjo, duhet tė tregojnė patjetėr tek prindėrit apo mėsuesit.
* Askush nuk lejohet qė tė prekė pjesė tė mbuluara nga kostume banje. Trupi ėshtė diēka e veēantė dhe personale.
* Gjithmonė mbani njė listė me emrat dhe numrat e telefonave tė shokėve tė fėmijės suaj dhe mbani kontakt me familjet e tyre.
* Mėsojini fėmijės suaj adresat dhe numrat e telefonit tė shtėpisė suaj dhe tregojini atij se si mund tė marrė nė telefon policinė, pėr veprim tė menjėhershėm.
* Mos vini kurrė emrin e fėmijės suaj nė ēantėn e tij apo nė rroba. Dikush qė do ta thėrrasė me emrin e tij, do t’i duket njeri i njohur.
* Tregojini fėmijės suaj ē’mund tė bėjė nėse humbet nė njė turmė njerėzish: tė mos ju kėrkojė, por tė shkojė nė njė dyqan aty pranė, apo pranė njė personi tė rendit, pėr t’a informuar atė dhe tė presė atje.
* Kur njė fėmijė refuzon ose nuk dėshiron tė shohė dikė, mundoni tė kuptoni pėrse-nė.
* Kur fėmija juaj kėrkon t’ju thotė diēka, tė jeni gjithmonė tė gatshėm ta dėgjoni. Vetėm atėherė do tė vijnė pėr tė tė treguar nėse diēka ndodh.
* Asnjėherė mos shtyni fėmijėn tuaj qė tė pėrqafojė tė afėrm e miq, nėse nuk dėshiron.
Ata duhet tė dinė…
1 Mėnyra mė e mirė pėr tė mbrojtur fėmijėt vetveten, ėshtė njė informim sa mė i plotė dhe i saktė lidhur me trupin dhe funksionet e tij, informacione pėr edukatėn seksuale qė realizohen me biseda tė hapura prindėr-fėmijė dhe mėsues-fėmije.
2 Fėmijėt duhet tė dinė se “trupat dhe mendjet e tyre, i pėrkasin vetėm atyre, dhe tė tjerėt
duhet ta respektojnė kėtė”


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante