Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-11-11, 12:03   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

Kanceri i mushkėrive


Kanceri i mushkėrive ėshtė sėmundje malinje (e keqe ) qė nė popull njihet edhe me emrin tumor femėror (emėrtim qė nėnkupton metastazimin - pėrhapjen gjegjėsisht shumimin e “mishit tė egėr”).
Ass dr Skender R. Baca, mr.sci.
pulmolog-specialist i sėmundjeve tė mushkėrive


Ėshtė e vetmja sėmundje qė i ėshtė ndėrruar vendi i klasifikimit nga entiteti (grupimi) mjekėsor patologjik (vuajtje natyrore) nė atė tragjik (fatal), sepse nė 87-92% tė rasteve, njeriu kėtė sėmundje ia shkakton vetvetes duke pirė duhan. Shkaktarė tjerė tė paraqitjes sė kėsaj sėmundjeje janė: rrezatimi nga nėntoka e thellė, ndotja e ambientit (gazrat helmues), nafta dhe produktet e naftės, posaēėrisht ato qė inhalohen (thithen nė mushkėri). Faktori gjenetik (trashėgimtar) po ashtu ka rėndėsi tė madhe nė paraqitjen e kėsaj sėmundjeje fatale, si dhe gjendja psikike dhe imunitare e organizmit.
Problemi i parė nė lidhje me kancerin nė pėrgjithėsi, si dhe kancerin e mushkėrive ėshtė kohėzgjatja e madhe prej momentit kur fillojnė ndryshimet nė qeliza dhe organizimi tumoral, gjer nė momentin kur paraqiten simptomat e para. Gjatė kėsaj kohe mund tė vie gjer te metastazimi i qelizave malinje (pėrhapja nė organe tjera: tru, eshtra, nyje limfatike etj.) dhe gjithsesi gjatė kėsaj periudhe qė ndonjėherė zgjatė me muaj, organizmi dėmtohet nė mėnyrė tė pariparueshme (pa mundėsi nė kthimin e gjendjes sė mėparshme). Ky problem ėshtė i kushtėzuar nga natyra e sėmundjes, dhe nė te pėr kohėn e tanishme shumė pak mund tė ndikohet me tė arriturat shkencore e teknologjike mjekėsore. Si i tillė ky problem, qė nuk varet nga faktori njeri, ekziston nė tėrė botėn.






Problemi i dytė, ėshtė po ashtu kyē sepse, edhe koha prej se janė lajmėruar simptomat e para e gjer te kėrkesa pėr ndihmėn mjekėsore, dhe rrjedhimisht diagnostikimi, shpesh ėshtė nė mėnyrė tė paarsyeshme e gjatė dhe kjo varet nga kultura shėndetėsore e pacientit dhe niveli i shėrbimit shėndetėsor. Pėr fat tė keq nė Kosovė, pėr dallim nga shtetet e zhvilluara, edukimi shėndetėsor i qytetarėve dhe organizimi i shėrbimit shėndetėsor ende janė tė dobėta, ashtu qė kėtu humbet njė kohė e ēmueshme dhe e pakthyeshme pėr menaxhimin e kėsaj sėmundjeje.
Simptomatologjia
Simptomat e para qė kanė lidhje me kancerin e mushkėrive janė tė pėrgjithshme (lodhja, plogėshtia, kolla e thatė, apo edhe me kėlbazė, temperaturė lehtėsisht e ngritur) dhe si tė tilla edhe pacienti, por edhe mjeku i nėnvlerėsojnė. Mė vonė, me paraqitjen e prezencės sė gjakut nė kėlbazė, dhembjeve nė kraharor dhe humbje nė peshė, alarmohet pacienti dhe mjeku kėrkon rėntgenin e mushkėrive ku mund tė vėrehen hije tė madhėsisė dhe formės sė ndryshme tė dyshimta nė kancer. Prej kėtij moment fillon intensivisht dhe nė mėnyrė tė programuar diagnostikimi i sėmundjes si faze e parė e menaxhimit tė tėrėsishėm tė kėsaj patologjie. Bėhen ekzaminimet plotėsuese rėntgenologjike (tomografia e kompjuterizuar: prerjet filmike nė shtresa tė kraharorit tė kontrolluara me kompjuter), fiberbronkoskopia (ekzaminimi me gyp tė lakueshėm nė rrugėt e frymėmarrjes) dhe marrja e materialit bioptik (pėr ekzaminim histopatologjik: nė mikroskop me ēka identifikohen se cilit tip dhe cilit stad i takojnė qelizat malinje).








Terapia e kancerit tė mushkėrive
Terapia varet nga tipi citohistopatologjik (lloji qelizor e indor i kancerit), pėrfshirja e mushkėrive, si dhe metastazimet (pėrhapja nė pėlhurė, mushkėrinė tjetėr, meskraharor-mediastinum apo organet jashtė kraharorit).
Kirurgjia, nėse ėshtė e mundshme, kishte me qenė zgjidhja mė e mirė dhe me prognozė mė tė mire. Nė Klinikėn Pulmologjike tė QKUK-sė, ėshtė i evidentuar vetėm njė pacient me mbijetesė prej mė shumė se 20 viteve, i cili ėshtė operuar nga karcinoma e mushkėrisė sė majtė (lobektomia e sipėrme-heqja e plotė e lobit tė sipėrm) dhe ende ėshtė gjallė dhe nė gjendje tė aftėsisė sė mirė pėr punė.
Tretmani tjetėr ėshtė polikimiterapia (kombinimi i disa barnave kimike tė cilat i mbysin qelizat malinje, por qė nuk janė selektive, ashtu qė i dėmtojnė edhe disa lloje tė qelizave tė shėndosha. Terapia rrezatuese, e njohur edhe si radioterapia, ėshtė terapi qė me ndihmėn e rrezeve radioaktive i shkatėrron nė masė tė madhe qelizat malinje, por qė njėkohėsisht shkakton edhe fibrozė mushkėrore qė pėr pasojė ka zvogėlimin e kapacitetit tė frymėmarrjes.
Kėto lloje tė terapisė shpesh kombinohen ndėrmjet veti ndonjėherė me efikasitet mė tė madh apo mė tė vogėl, varėsisht nga shkalla e zhvillimit tė sėmundjes, gjendja e pėrgjithshme e pacientit, mosha dhe prezenca e ndonjė sėmundjeje tjetėr (diabeti-sėmundje e sheqerit, tuberkulozi, sėmundjet e zemrės, tė veshkės apo mėlēisė).
Terapia suplementare (shtesė) aplikohet nė tėrė botėn dhe ajo qėndron nė dhėnien e barnave natyrale me prejardhje bimore (ēajeve: i gjelbri posaēėrisht, shurupit Varumin, ekstraktit alkoolik tė ehinaceas etj.), apo shtazore (qumėshti i bletės-maja e mjaltės, vezėt e shkurtave japoneze, etj.).






Gjatė tėrė kohės sė menaxhimit tė kancerit mushkėror duhet qė pacienti tė mbėshtetet moralisht me ndihmė tė psikoterapisė, e cila ėshtė mė se e domosdoshme edhe pėr qėllim tė rritjes sė efikasitetit sė terapisė bazike si dhe nė pėrmirėsimin e kualitetit tė jetės.
Fatkeqėsisht, pėrvojat e gjertanishme kanė treguar se menaxhimi terapeutik i kancerit mushkėror, mė shumė ka efekt nė zgjatjen dhe pėrmirėsimin e kualitetit tė jetės, sesa nė shėrim tė plotė tė kėsaj sėmundjeje fatale.
Kėshtu, sot e kėsaj dite nė tėrė botėn insistohet nė parandalimin e kėsaj sėmundjeje, duke filluar nga lufta kundėr duhanpirjes, gjer te respektimi i standardeve ndėrkombėtare pėr ruajtjen e ambientit nga ndotja, sepse kjo ėshtė mėnyra mė efikase nė zvogėlimin e numrit tė kancerit mushkėror.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė