Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-11-11, 17:26   #3
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

Kanceri: Cfare dime dhe nuk dime per te?

20 November 2011
Kanceri ėshtė njė sėmundje qė po prek gjithmonė e mė shumė njerėz nė botė. Sipas njė studimi tė bėrė nga “Macmillan Cancer Support” afėrsisht 40 pėr qind e britanikėve do tė preken nga kjo sėmundje nė njė moment tė jetės sė tyre. Dhjetė vjet mė parė, ky raport ishte njė nė tre veta. Ndaj me tė drejtė lind pyetja: ēfarė po ndikon nė njė rritje kaq tė frikshme tė rasteve tė kėsaj sėmundjeje? Ekspertėt e lidhin kėtė me moshėn e popullsisė (mė tė moshuarit janė mė nė rrezik pėr t’u prekur) dhe faktorė tė tjerė tė stilit tė tyre tė jetesės, si dieta e varfėr, duhanpirja dhe mungesa e aktivitetit fizik. Alkooli ėshtė njė faktor tjetėr. Nė fillim tė kėtij muaji, njė studim tregoi se gratė qė pinė mė pak se dy gota e gjysmė verė nė ditė, ekuivalente kjo me 175 ml verė, rrisin rrezikun pėr t’u prekur nga kanceri i gjirit me 15 pėr qind. Kėrkuesit e Universitetit tė Harvardit besojnė se alkooli mund tė rrisė nivelet e hormonit femėror, estrogjenit, qė mund tė ndikojė nė zhvillimin kancerit tė gjirit. Por ndėrsa ka prova qė lidh kėta faktorė me lloje tė ndryshme kanceresh, shkencėtarėt janė duke eksploruar tė tjera lidhje. Shumė njerėz kanė idetė e tyre se ēfarė mund tė qėndrojė pas pėrhapjes sė kėtij fenomeni shqetėsues: nga hormonet te mikrovalėt apo mishi i djegur. Por a ka ndonjė gjė tė vėrtetė pas kėtyre teorive? Ja se ēfarė thonė ekspertėt.
Pijet e nxehta
Teoria: Avulli i pijeve tė nxehta mund tė dėmtojė fytin. Ēaji i ngrohtė ėshtė i lidhur me rritje tė rrezikut tė kancerit tė ezofagut, sipas njė studimi iranian, i publikuar nė “British Medical Journal”. Krahasuar me ēajin e vakėt apo mė pak tė nxehtė, sipas studimit, ai i nxehti fare rriste ndjeshėm rrezikun pėr t’u prekur nga ky lloj tumori. Pirja e njė gote ēaji nė mė pak se dy minuta, pasi ėshtė hequr nga zjarri lidhet me njė shtim tė rrezikut pėr t’u prekur nga kjo sėmundje nė krahasim me ata qė e pinin rreth katėr minuta pasi kishte zierė.
Mendimi i specialistit
“Nė vende si Irani dhe Brazili, ėshtė si kulturė konsumimi i pijeje shumė tė nxehta. Madje ata pėrdornin edhe njė lugė metalike pėr ta kaluar lėngun direkt nė fyt. Kjo duket se shkakton inflamacionin e ezofagut, qė mund tė ēojė nė zhvillimin e qelizave jonormale”, thotė profesor Martin Wiseman, mjek dhe kėshilltar nė “World Cancer Research Fund”.
Mishi i pjekur
Teoria: Shumė njerėz besojnė se mėnyra se si mishi gatuhet, mbi tė gjitha djegia e tij me barbekju, ėshtė rrezik pėr zhvillimin kancerit. Njė studim norvegjez, i publikuar nė fillim tė kėtij muaji, thotė se doza tė larta tė njė substance kimike, e cila gjendet te pjesėt e djegura tė mishit, lidhet me rrezikun e lartė tė kancerit nė zorrėn e trashė. Edhe studime tė mėparshme sugjeronin se te mishi i djegur gjenden substanca kancerogjene.
Mendimi i specialistit
“Kur bėhet fjalė pėr mėnyrėn e gatimit tė mishit, prova nuk ėshtė shumė e besueshme”, thotė Yinka Ebo, pėrgjegjėse pėr shėndetin publik nė “Cancer Research” nė Britaninė e Madhe. “Por disa studime kanė treguar se tė gatuash mishin nė temperatura tė larta qė mund ta djegin, mund tė prodhojė kimikate qė shkaktojnė kancer. Ndaj ėshtė ide e mirė tė pėrdoren metoda me temperatura tė ulėta si pėr shembull ajo me zjarr tė ngadaltė”.
Trauma fizike
Teoria ka lidhje me fjalėt e nėnave qė thonė: “Kujdes mos e godit gjoksin se mund tė zhvillohet kancer mė vonė”. Por a ėshtė e vėrtetė? Njė studim i bėrė nga shkencėtarėt e Universitetit tė Lancaster ka zbuluar se njė truamė fizike mund t’i japė shtysė sėmundjes. Megjithatė ekspertėt argumentojnė se ekzistenca e njė traume mund tė bėjė qė gjoksi tė ekzaminohet gjithmonė, duke e kapur mė shpejt sėmundjen. “Disa njerėz besojnė se dėmtimet fizike mund tė ēojnė drejt kancerit, por nuk ka prova tė besueshme pėr kėtė”, thotė Yinka Ebo. “Kanceri zakonisht shkaktohet nga dėmtimi i gjeneve dhe kėrkon kohė tė gjatė pėr t’u zhvilluar, ndaj dėmtimet shpesh tėrheqin vėmendjen pėr tumoret qė mund tė jenė aty”.
Telefonat celularė
Teoria: Nė fillim tė kėtij viti, OBSH pranoi se telefonat celularė mund tė shkaktonin kancerin. Rishikimi i provave tregoi se rritja e rrezikut tė njė lloj forme malinje tė kancerit tė trurit, mund tė lidhej me ekspozimin ndaj valėve, ndaj u sugjerua pėrdorimi i kufjeve apo mesazheve nė vend tė telefonatave. Njė studim i publikuar muajin e kaluar nė “British Medical Journal Website”, ngjalli debate pėr kėtė gjetje. Nė Danimarkė, ishin studiuar mė shumė se 350 mijė njerėz qė i pėrdornin telefonat pėr mė shumė se 18 vjet. Studiuesit arritėn nė pėrfundimin se nuk ishin nė rrezik pėr t’u prekur nga tumori nė tru, krahasuar me tė tjerėt.
Mendimi i ekspertit
“Ka pasur publikime pa fund pėr ndonjė lidhje tė mundshme mes telefonave celularė dhe kancerit”, thotė profesor Karol Sikora. “Pėr shkak tė mungesės sė studimeve afatgjata, askush nuk e di nėse ekziston rreziku, por edhe nėse po, ėshtė shumė i vogėl. Telefonat celularė nisėn tė pėrdoren nė vitet ‘90 dhe ne duhej tė shihnim sot mė shumė raste tė prekura nga tumori i kokės, qafės dhe trurit. Gjithsesi ajo qė ėshtė e sigurt lidhet me faktin se teknologjia dhe lloji i rrezatimeve po ndryshon vazhdimisht”.

Burimi: Gazeta Shqip

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 20-11-11 nė 17:29
  Pėrgjigju Me Kuotė