Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-11-11, 17:37   #4
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

Meshkujt me te prekur nga tumoret e sistemit urinar

20 November 2011

Edhe organet e sistemit urinar mund tė preken nga sėmundja e kancerit. Sistemi urinar pėrbėhet nga dy veshkat, fshikėza e urinės dhe uretra.
Veshkat
Dallohen disa lloje tė tumoreve tė veshkave. Tumoret beninje tė veshkave, zakonisht janė pa simptoma. Ka tre tipa tumoresh malinje tė veshkave: karcinoma qelizore renale, ku pacienti ka hematuri, gjak nė urinė, dhimbje gjatė urinimit, temperaturė, njė si gjėndėr nė zonėn e barkut dhe humbje nė peshė; nefroblastoma, e cila zakonisht shfaqet me dhimbje abdominale; karcinoma transqelizore, qė si simptomė dominante ka gjakun nė urinė.
Shkaqet
Tumoret e veshkave normalisht fillojnė jetėn e tyre nė qelizat e veshkės. Karcinoma transqelizore ėshtė rritje malinje e qelizave qė shtrojnė pelvisin renal, zonėn ku mblidhet urina para se tė hyjė nė fshikėzėn e urinės. Njerėzit qė pinė duhan, marrin shumė qetėsues tė ndryshėm ose gjenden tė ekspozuar ndaj disa substancave kimike, janė tė rrezikuar tė preken nga kanceri i veshkave dhe i organeve tė tjera tė sistemit urinar. Rreth 80 pėr qind e kancereve tė veshkės janė karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet tė ketė lidhje me moshėn, pasi haset tepėr rrallė nėn 40-vjeēarėt. Nefroblastoma ėshtė pėrgjegjėse pėr njė nė dhjetė raste tė kancerit renal te fėmijėt.
Trajtimi
Kanceri i veshkave diagnostikohet me ultratingull ose skaner. Pėrdoren gjithashtu Urografia, ose pielografia, njė lėndė ngjyruese qė futet nė gjak, e cila duket nėn rrezet X kur ekskretohet nga sistemi urinar. Tumoret beninje tė veshkave mund tė qėndrojnė nė trup si tė padėmshėm. Tumoret malinje shpesh janė nė stad tė avancuar kur ne i zbulojmė e nė pėrgjithėsi nuk i pėrgjigjen mirė trajtimit mjekėsor. Pėr kėtė arsye, veshka e sėmurė zakonisht hiqet me operacion kirurgjikal.
Tumoret e fshikėzės sė urinės.
Hematuria ėshtė simptoma dominante nė tumoret malinje, nėse njė tumor rritet nė kryqėzimin ndėrmjet ureterit e fshikėzės sė urinės kjo mund tė sjellė dhimbje nė kurriz e nė veshka dhe tė pengojė rrugėn e urinės. Ashtu si nė format e tjera tė kancerit, mosha dhe pirja e duhanit janė faktorė rreziku. Njė faktor tjetėr ėshtė edhe ekspozimi ndaj karcinogjeneve. Varion nė shtete tė ndryshme, por nė pėrgjithėsi mosha mesatare e diagnostikimit tė kėtyre pacientėve ėshtė 65 vjeē. Mbi tre tė katėrtat e kėtyre tumoreve hasen te burrat.
Trajtimi
Diagnoza e tumoreve tė fshikėzės sė urinės bėhet duke pėrdorur cistoskopin, njė instrument shikimi i cili futet nė ureter. Cistoskopi me nxehtėsi i djeg kėto tip tumoresh, dhe kjo teknikė e ndjekur quhet diatermi. Tumoret e avancuara kėrkojnė kirurgji ose kimio-terapi. Nė raste ekstreme hiqet krejtėsisht fshikėza e urinės, teknikė kjo e quajtur cistektomi. Duhet evituar duhani dhe karcinogjenet e tjerė. Shpesh tumoret beninje tė fshikėzės sė urinės regjistrohen sė bashku me tumoret malinje, megjithatė pranohet qė shanset pėr tė jetuar janė gati njėsoj kudo, rreth 50 pėr qind. Nėse do gjendej njė ilaē pėr tė luftuar gjenin qė i bėn kanceret e rrugėve urinare kaq vdekjeprurės, shanset pėr mbijetesė do rriten sė tepėrmi.
Shkaku i infeksioneve tė sistemit urinar
Infeksionet e sistemit urinar janė tė shkaktuara nga bakteret. Bakteret hyjnė sė pari nė fshikėzėn e urinės, duke u ngjitur nėpėr ureter. Nė pėrgjithėsi, uretra ėshtė e mbrojtur, por nėse vrima e ureterės ėshtė e inflamuar, bakteret shumėzohen lehtė. Te njė pjesė e fėmijėve gjer tek infeksioni vjen pėr shkak tė prezencės sė anomalive tė cilat e pengojnė rrjedhjen normale tė urinės: anomali obstruktive ose refluks. Fėmijėt qė vuajnė nga i urinimi disfunksional, e fillojnė por e ndėrpresin currilin e urinės, shpesh urinojnė pa vullnetin e tyre, mė shpesh fitojnė infeksion urinar. Tek fėmija infeksioni mund tė shkaktojė sėmundje dhe tregon tendencė pėr t’u pėrsėritur. Tek njė pjesė e fėmijėve kėto lloj infeksionesh, janė prezente disa anomali, prandaj ata duhet tė trajtohen nė mėnyrė adekuate, qė tė pengohet dėmtimi i veshkave.
Gurėt nė veshka dhe bllokimi i rrugėve urinare
Tek fėmijėt, shkaku kryesor i bllokimit janė keqformimet e lindura, ndėrsa tek tė rriturit shkaqet kryesore tė bllokimit janė hipertrofia a prostatės dhe gurėt. Bllokimi shton rrezikun e infeksionit tė rrugėve urinare, sepse shkakton stazė urinare.
Me gurėt nė veshka shfaqen edhe shenjat dhe simptomat e sėmundjes tek pacienti: kolikė urinare, dhimbja ėshtė e mprehtė, e padurueshme, pėrhapet nga kurrizi tek pubisi. Dhimbja e bėn pacientin tė lėvizė e tė rrotullohet pa gjetur rehat. Pėr t’u trajtuar ėshtė e kėshillueshme pirja e lėngjeve. Shpesh gurėt marrin formėn a kaliceve dhe bllokojnė krejt pelvisin renal.
I rėndėsishėm ėshtė kurimi i infeksionit shkaktar. Gurėt prej acidi urik janė radiolucentė, pra nuk mund tė shihen nė radiografi.
Shkaqet dhe simptomat e Karcinomės renale
Karcinoma renale e veshkave njihet edhe si karcinomė me qeliza boshe, ose si hipernefromė. Ky tip i kancerit ėshtė tumori malinj mė i shpeshtė i veshkave. Mė tė prekurit prej saj janė meshkujt, qė pinė duhan, sidomos mosha rreth 50-70 vjeē. Ndėr shenjat dhe simptomat mė tė dukshme tek personat tė diagnostikuar mė karcinomė renale dallohet: hematuri, gjak nė urinė, masė e prekshme, dhimbje nė ije, temperaturė, policitemi. Biopsia mund tė mos mjaftojė pėr tė vendosur diagnozėn e kancerit sepse pamja e karcinomės renale mund tė ngjajė me pamjen e tumorit beninj. Tipar i veēantė i karcinomės renale ėshtė pėrhapja pėrgjatė venave renale dhe venės kava. Trajtimi i saj realizohet me kirurgji, imunoterapi me IL-2. E rėndėsishme ėshtė qė diagnostikimi i sėmundjes tė behėt qė nė fillesat e saj.
Shkurte 4
Funksioni i veshkave dhe filtrimi i ujit
Nė trupin e njeriut ekzistojnė dy veshka, tė vendosura nė regjionin e mesit nga tė dy anėt e shtyllės sė kurrizit, nėn anėn e poshtme tė brinjėve. Kanė ngjyrė tė kuqe – kafenjtė e formė si kokėrr fasuleje dhe madhėsi sa njė grusht. Pėrmes veshkave nga organizmi juaj nxirren tepricat e ujit dhe produktet e fundit tė metabolizmit. Funksioni kryesor i veshkave ėshtė qė nga gjaku tė mėnjanohen produktet e fundit tė metabolizmit, e gjaku i pastruar tė kthehet nė trup. Ēdo minutė, pėrmes arterieve tė veshkave, nė veshka hyn rreth njė litėr gjak. Pasi tė pastrohet, gjaku kthehet prapa, pėrmes venave tė veshkave. Veshkat posedojnė sistem tė komplikuar pėr filtrim. Nė ēdo veshkė ekzistojnė rreth njė milion njėsi, tė quajtura nefrone. Pjesa mė e madhe e ujit dhe e materieve tjera kthehen prapė nė gjak pėrmes kanaltheve.
Tre tipat e tumoreve malinje tė veshkave:
- Karcinoma qelizore renale, ku pacienti ka hematuri, gjak nė
urinė, dhimbje gjatė urinimit, temperaturė, njė si gjėndėr nė zonėn e barkut dhe humbje nė peshė
- Nefroblastoma, e cila zakonisht shfaqet me dhimbje abdominale; – Karcinoma transqelizore, qė si simptomė dominante ka gjakun nė urinė

Burimi: Tirana Observer
  Pėrgjigju Me Kuotė