Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 12:59   #36
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

GJIRITLI MUSTAFA NAILI PASHA
Ėshtė nga sadriazemėt (kryeministrat) e kohės sė Sulltan Abdylmexhid Hanit. Lindi nė fshatin Bojanė qė ndodhet nė kazanė dhe sanxhakun e Korēės tė vilajetit tė Manastirit nė Shqipėri. Rrjedh nga njė familje e vjetėr vezirėsh. Meqė njė kohė tė gjatė qėndroi nė vilajetin e Kretės , u bė i njohur me pseudonimin Gjiritli. Bashkė me Ismail Beun, baba i tij, iu bashkua Plasali Tahir Pashės tė cilin e kishte dajė. Ia mėsyen Egjiptit me ushtri me qėllim qė t'i pėrzėnė francezėt nga Egjipti. Tahir Pasha pasi qė u bė vali, vdiq aty. Vėllai i tij Hasan Pasha u bė komandant (serkerde) me gradėn mirmiran nė kohėn e valiut tė ndjerė Mehmed Ali Pashės. Edhe ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, pat mbetur me tė. Shkoi nė Hixhaz bashkė me ushtrinė egjiptiane e cila u drejtua nga ana e Mehmed Aliut pėr tė kundėrshtuar vehabitėt.
Meqė tregoi trimėri nė luftėrat tė cilat zgjatėn 5 vjet, arriti tė marrė gradėn serkerde (komandant). Pėr tė shuar kryengritjen qė u paraqit nė Kretė dhe, pėr tė kthyer paqė e qetėsi kėtu, nė vitin 1237/1821 Hasan Pasha i lartpėrmendur u urdhėrua qė me ushtrinė egjiptiane tė shkojė nė Kretė me tė cilin shkoi edhe ky (Mustafa Naili Pasha - M.P.). Pa kaluar shumė kohė Hasan Pasha vdiq. Komandimi iu besua kėtij, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, i cili mbante gradėn mirmiran. Atėherė, si shpėrblim pėr shėrbimet qė i bėri nė More me ushtrinė egjiptase tė Ibrahim Pashės, kur iu besua Mehmed Ali Pashės sė sipėrpėrmendur qeverisja e ishullit tė Kretės, kėtij biografia e tė cilit shkruhet kėtu, iu vazhdua detyra si vali. Pati sukses nė zhdukjen dhe shtypjen e bandave plaēkitėse si dhe nė vendosjen e barazisė dhe bashkėjetesės nė mes popullit musliman dhe tė krishterė.
Pasi qė u muar me udhėheqjen e punėve shtetėrore si nė atė egjiptase dhe si, pastaj, drejpėrdrejtė nė atė tė Shtetit Osman, hap pas hapi, plot tridhjetė vjet, shumė mirė qeverisi ishullin e Kretės. Pat arritur tė marė poste nė ministri, tė fitojė dekorata dhe shpėrblime tė tjera. Mė 1265/1848 e shuajti shpejt dhe plotėsisht njė kryengritje qė pėrsėri shpėrtheu nė Kretė. Meqė pati sukses nė vėnien e rendit dhe qetėsisė, pėr suksesin e jashtėzakonshėm, qe graduar edhe me gradėn ministėr (vezir). Mė 1267/1850 u ndėrrua nga detyra. Erdhi nė Stamboll, ku u caktua anėtar i Kėshillit tė Lartė pėr ēėshtje tė drejtėsisė (Mexhlis-i Vālā-i Ahkām-i Adlije), e pastaj edhe anėtar i Kryesisė supreme (Rijasetit). Qe shpėrblyer me dekorata: Mexhidijen e dytė e pastaj edhe me Mexhidijen e parė . Mė 1269/1852 ishte emėruar kryeministėr (sadriazem). Pasi shėrbeu nė kėtė post 1 vjet e 26 ditė, mė 1270/1853 u ndėrrua nga ky post dhe u caktua tė punojė nė Kėshillin e posaēėm tė ministrave (Mexhlis-i Hass-i Vukela). Ndėrsa nė vitin 1273/1856 pėr tė dytėn herė bėhet kryeministėr (sadriazem), por, pas afėr tre muaj nė kėtė pozitė, pėrsėri u ndėrrua. U tėrhoq anash qė tė pushojė, por pėrsėri, po atė vit, u angazhua tė punojė nė Kėshillin e Lartė shtetėror (Mexhalisi-i Alije). Mė 1278/1861 nė kohėn e Sulltan Abdulazizit u shpėrblye edhe me dekoratėn e parė tė Shtetit Osman. Mė 1289/1872 nė moshėn 76 vjeēare ndėrroi jetė. Ėshtė varrosur nė oborrin e xhamisė Fatih.
Shumė mirė i ka ditur gjuhėt: turke, arabe, greke dhe shqipe. Ka qenė i njohur edhe pėr bujari, respekt dhe paqėdashėsi .


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė