Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 13:04   #42
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

IBRAHIM PASHA
Ėshtė personaliteti i dytė i dinastisė qė nė mėnyrė tė mrekullueshme ka qeverisur nė territoret e Egjiptit. Ishte bashkėpunėtori dhe ndihmėsi i Mehmed Ali Pashės, reformator i Egjiptit nė themelimin dhe nė formimin e dinastisė sė pėrmendur. Ėshtė djali i madh i Mehmed Ali Pashės, kurse sipas njė varianti, ėshtė djali i Tosun beut, mixhės sė tij (mixhės sė Mehmed Aliut - M.P.), por se u muar nga ana e Mehmed Aliut si fėmijė i pėrvetėsuar. Babai i Mehmed Aliut sė bashku me vėllain e vet, Tosun beun, pėr shkak tė ngatėrresave qė i patėn, u detyruan tė shpėrngulen nga Shqipėria pėr nė Kavallė. Nė kohėn kur u shpėrngulėn, Mehmed Aliu ishte i vogėl, kurse Ibrahimi pat lindur nė Kavallė nė vitin 1204/1789. Si i vogėl, sė bashku me babain e vet shkuan pėr nė Egjipt. Ndonėse ende ishte nė moshėn 16 vjeēare, babai e angazhoi qė tė kthejė qetėsinė, rregullin dhe t'i bindė beduinėt nė anėt jugore tė territorit tė Egjiptit. E drejtoi ushtrinė nė ato anė dhe pati sukses nė kėtė ēėshtje. Mė vonė, duke qeverisur nė ato anė, u angazhua t'i qetėsojė dhe t'i largojė vehabitėt, detyrė kjo qė iu besua Mehmed Ali Pashės. Ndėrsa, me rastin e vdekjes sė Mehmed Ali Pash - zade Tosun Pashės (= Tosun Pasha, djali i Mehmed Ali Pashės - M.P.), i cili ishte nė cilėsi tė valiut tė Xhiddes qė gjendet nė Gadishullin Arabik, Ibrahim Pasha, me gradė tė vezirit, u bė vali i Xhiddes. Edhe detyra pėr t'i qetėsuar vehabitėt i ishte besuar personalisht kėtij. Ibrahim Pasha e shumėfishoi ushtrinė e tij dhe pas njė rregullimi dhe sistematizimi tė mrekullueshėm tė saj, nė luftėn qė ndodhi nė Vadi-i Kasim, e mundi Abdullah bin Saudin i cili ishte kryetar i vehabive, vrau edhe shumė nga kryetarėt dhe tė afėrmit e tij, prandaj, vehabitėt qenė tė detyruar tė tėrhiqen nė Deraje qė ishte qendėr e tyre. Mirėpo, duke e rrethuar edhe Derajen, e nėnshtruan atė nė fund tė vitit 1233/1817. Kėshtu, e kapėn dhe e burgosėn Adbullahun e sipėrpėrmendur, fėmijėt e Abdulvehabit dhe prijėsa tė tjerė tė vehabive tė Arabisė. Pasi i siguroi vendet e shenjta , kur u kthye pėr nė Egjipt, mori urdhrin nga Mehmed Ali Pasha qė t'i zgjėrojė kufijtė nė drejtim tė Nubės dhe Sudanit. E pushtoi Sinarinė dhe Kerdfanin bashkė me rrethinat e tyre. Kėshtu, mjaft shumė i zgjėroi kufijtė e Egjiptit. Pasi u kthye vetė nė Egjipt, vėllai i tij Ismail Pasha nė Sudan u dogj nga sudanezėt kur iu dha zjarri rezidencės ku ai rrinte. Nė atė kohė ndodhi kryengritja e Moresė. Meqė nga dita nė ditė zgjėrohej vilajeti i Moresė, Ibrahim Pashės iu besua detyra qė me ushtrinė egjiptiane dhe osmane tė angazhohet nė shuarjen e krye-ngritjes. Nga Egjipti pėr nė More shkoi me njė ushtri tė organizuar dhe tė fortė dhe me flotėn ushtarake. Nė fillim u pėrpoq qė nė mėnyrė tė qetė dhe pa pėrdorur forcėn t'i qetėsojė dhe t'i nėnshtrojė krye-ngritėsit, mirėpo, pasi hasi nė kundėrshtimin dhe rezistencėn e fortė tė tyre; e pėrdori forcėn dhe fuqinė e vet ushtarake, ashtu qė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr nuk la farė gjurme tė kryengritjes. Ai e shuajti edhe kryengritjen qė u paraqit nė Kretė, mirėpo, Anglia, Franca dhe Rusia, duke u marrė veshė ndėrmjet tyre, dėrguan flotėn e tyre dhe e shkatėrruan flotėn egjiptiane dhe osmane qė gjendej nė vendin e quajtur Navarin. Kėshtu, e detyruan Ibrahim Pashėn tė kthehet nė Egjipt. Kėtė herė Mehmed Ali Pasha ishte i angazhuar nė pėrforcimin dhe rregullimin e punėve ushtarake, i cili me pėrpjekjet e veta si dhe me ndihmėn e tė birit, Ibrahimit, pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, pėrsėri e ndėrtoi dhe e pėrsosi mė tepėr atė (flotėn) dhe rregullimin ushtarak. Duke i parė shėrbimet dhe rezultatet shumė tė mėdha shtetėrore tė deritashme tė Mehmed Ali Pashės dhe tė Ibrahim Pashės, nga njėra anė, si dhe pėrpjekjet pėr zgjėrimin, forcimin dhe rregullimin e fuqive tokėsore dhe detare, nga ana tjetėr, Husrev Pasha (Vali i Egjiptit - M.P.) ia pėrshkroi dhe ia tregoi kėto pėrpjekje Sulltan Mahmudit, por, natyrisht, duke u mbėshtetur nė qėllime tė tjera dhe duke u dhėnė karakter tjetėr. Pėr ta siguruar ardhmėrinė dhe pozitėn e Mehmed Ali Pashės, Ibrahimi, kėrkoi qė personalisht ta udhėheqė edhe pjesėn e Sirisė . Pasi mori leje pėr kėtė, duke marrė si shkak njė ndryshim qė ndodhi me Abdullah Pashėn, vali i Akkasė, Ibrahim Pasha nė vitin 1247/1831 e rrethoi Akkanė dhe e nėnshtroi Gazėn, Jafėn dhe Hajfanė. Me urdhrin qė e mori nga babai i tij, ia mėsyu ta pushtojė tėrė Sirinė. Duke u fajėsua nga ana e Shtetit (Osman - M.P.) pėr grushtshtet, Perandoria Osmane dėrgoi ushtri kundėr tij, mirėpo, ajo nuk ishte nė nivelin qė e kėrkonin rrethanat ushtarake tė shtetit, meqė kryengritja greke dhe ngjarjet e tjera tė vazhdueshme si dhe vėshtirėsitė ekonomike dhe luftarake i kishin sjellė shtetit (Osman - M.P.) prapambeturi. Ibrahim Pasha nė vitin 1248/1832 triumfoi ndaj ushtrisė sė Hysejn Pashės nė Siri (Damaskun e Sirisė). Pasi e pushtoi dhe e nėnshtroi Damaskun (Shamin) e pushtoi edhe Halepin. Duke e mundur edhe dy herė tė tjera Hysejn Pashėn, kur hyri nė pjesėn e Anadollit, kundėr tij u dėrgua ushtria me 20000 (njėzet mijė) ushtarė nėn komandėn e Reshid Pashės. Mirėpo, nė njė luftė tė madhe dhe tė rreptė qė u zhvillua nė fushėn e Konjės dhe me zėnien e Reshid Pashės rob, Ibrahim Pasha shkoi pėrpara deri nė Kutahije, ndonėse me intervenimin e shteteve evropiane u detyrua tė ndalet aty. Me marrėveshjen e Kutahisė qė u lidh nė muajin Zulhixhe (ar. dhu-l-hixhxhe - sipas kalendarit hėnor ėshtė muaji i dymbėdhjetė i vitit - M.P.) tė vitit 1248/1832 territori i Sirisė dhe vilajeti i Adanės iu patėn lėnė Egjiptit, prandaj vilajeti i Sirisė dhe ai i Adanės iu besuan Ibrahim Pashės. Pas gjashtė vitesh pėrsėri filloi lufta nė mes tyre dhe, edhe pse Ibrahim Pasha e fitoi luftėn nė Nezip, ndėrhynė fuqitė evropiane. Flota angleze e vuri nė nishan Akkanė dhe Bejrutin dhe, meqė filloi t'i kėrcėnohej rreziku edhe Aleksandrisė, Ibrahim Pasha, nėn kėtė presion, Sirinė dhe Adanėn pėrsėri i la nėn administratėn e Shtetit Osman dhe u detyrua tė tėrhiqet nė Egjipt. Kėtė herė vendosi qė Mehmed Ali Pashės t'i bėhet zėvendės, vetėm se, meqė iu shkatėrrua shėndeti nga mundimet e ekspeditave tė ndėrmarra, pėr tė kėrkuar shėrim, shkoi nėpėr Evropė. Shėtiti Italinė, Francėn dhe Anglinė. Sidomos nė Paris nė mėnyrė tė mrekullueshme u prit nga ana e Lui Filipit. Kur u kthye nė Egjipt, babai i tij, meqė ishte dėbosuar dhe kishte rėnė nė gjendje shumė tė keqe shėndetėsore, nė vitin 1265/1848 shkoi nė Stamboll. Sado qė zyrtarisht iu besua tė kalojė nė detyrėn e valiut tė Egjiptit, pas kthyerjes nė Egjipt, disa muaj para vdekjes sė babait tė tij, vdiq.
Ibrahim Pasha konsiderohet nga njerėzit mė tė mėdhenj tė botės, si strateg lufte dhe udhėheqės ushtarak nga ana teorike. Ai pėr sė tepėrmi i ndihmoi babait tė vet, Mehmed Aliut nė ekspeditat e tij. Ishte shumė i kujdesshėm nė komandimin e ushtrisė. Nė kėtė ēėshtje u tregua shumė i ashpėr jo vetėm pėr tė tjerėt, por edhe pėr vete. Nė ekspeditat ushtarake nuk dallohej nga ushtarėt e rėndomtė nė haje e nė pije, nė flejtje dhe nė ēuarje nga gjumi, madje nė rreziqet mė tė mėdha nuk tėrhiqej (me qėllim qė tė shpėtojė vetė e tė tjerėt tė pėsojnė). Ishte trim i pashoq, guximtar dhe i vendosur. Shkathtėsinė dhe potencialin udhėheqės dhe komandues tė shtetit e dėshmoi nė Siri. Nuk e dėshironte salltanetin (komoditetin). Tėrė kujdesin ia kushtonte punėve tė shtetit e sidomos zhvillimit tė bujqėsisė. Shkurt, ishte njė ministėr trim, i drejtė, i menēur, i sinqertė. I kishte tre djem. Ahmed Pasha, i cili ishte djali mė i madh i tij, pasi mori gradėn e ministrit u mbyt nė ujė. I dyti ishte Ismail Pasha, ish-hidiv kurse i treti ishte Mustafa Fazil Pasha, i cili vdiq nė Stamboll. Ishte nga ministrat kryesorė tė Perandorisė Osmane .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė