Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-12-10, 16:40   #40
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Thaēi bos i drogės dhe trafikut tė organeve

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver Shiko postimin
Mafia don mjegull, si ujqit


av Fadil Demaku den 14. desember 2010 kl. 20:45


Koka e mafisė kosovare



Kosova ja kalon edhe Kolumbisė nė kontrabandė me opiume dhe krim tė organizuar. Nė ballė tė krimit "heronjt" e mjegullave nė Kosovė: Thaēi, Haradinaj dhe Xhavit Haliti.
Demokracia kosovare ēdo ditė e mė thell po zhytet nė primitivizėm tė tipit afgan.




Unė nuk do tė them asgjė tė re tė krijuar nga imagjinata ime, sepse e kam tė ndaluar edhe nga miqtė dhe farefisi tė zhytur aq thellė nė mjegullėn politike qė ėshtė mbjellur pamėshirshėm mbi ta nė Kosovėn e pasluftės. Po e sjell si tė tillė, gadi tė pėrkthyer pėrhirė tė njė tė vėrtete qė e ndjej obligim moral e njerėzor dhe jo me qėllim tė njollos dikend, qė edhe nga mjegulla u bė hero i njė lokacioni qė beson nė mjegullė. M’u duk e pandershme botimi i tij nė prag tė zgjedhjeve, sepse ende ka ngelur diēka humane nė qenjen time edhe pse ēdo moment ėshtė i pėrshtatshėm pėr tė luftuar tė keqen. Megjithatė isha i vetdijshėm se njė shkrim i tillė mund tė ndryshonte gjendjen elektorale nė ndonjė shtet demokratike, por nė Kosovėn tonė nuk do tė qonte aq shumė peshė, pėrkundrazi fanatikėt do tė bėhenin edhe mė fanatikė nga njėra anė, kurse nė anen tjetėr tė gjithė e dijnė kėtė realitet, por tė humbur nė mjegullėn e mbjellur politike “ qingjat” bijnė lehtė nė gojėn e ujkut.

Ujqėrit dhe mafia politike nė Kosovė, mė nė fund do tė pėrfitojnė nga kjo gjendje mjegulle dhe errėsire e ne do tė grushtojmė kokat pse jemi kaq primitive lokalistė dhe kaq shkurtpamės nė njė tė ardhme tė afėrt.

Sipas disa vlerėsimeve, nja 65% e heroines botėrore kanalizohet pėrmes Kosovės, derisa 90% e gjithė drogės qė mbulon Evropen distribuohet pėrmes Kosovės. Nuk e besoj se ka shqiptar tė ndėrgjegjshėm qė dota pėlqejė njė vlerėsim tė tillė, qė Kosovėn e hedh, tashmė edhe para Kolumbisė, qė gjithėmonė ėshtė konsideruar si vend i drogės dhe krimeve mė ēnjerėzore.

Informacionet e analistit pėr Ballkanin, MishaGleni paraqesin grupin mė tė rėndėsishėm tė analizave qė u zbuluan nga Asangje dhe ekipa e tij nė Wikileaks. Ai kishte informuar Shėrbimin e Inteligjencės Gjermane mbi lidhjet e ngushta tė liderėve kosovarė dhe krimit tė organizuar.Vėzhguesit nga ish Jugosllavia kanė dijtur shumė nga ky aktivitet, por raportii pėrditshėm Teutonik shpejt merr rolin kryesor nė vlerėsimet mbi realitetin e hidhur tė kėsaj pjese mė jostabile tė Evropės, shkruan ai.

Bazuar nė lojatrėt kyē (Xhavit Haliti, Thaēi dhe Haradinaj) ekziston lidhej e ngushtė e politikės, biznisit dhe strukturave operative ndėrkombėtare tė krimit tė oragnizuar nė Kosovė. Lidhjet e tilla kriminale paskėsaj inkurajuan jostabilitet politik. Ata nuk kishin qėllim as interes tė krijojnė shtet funksional, qė do tė ndėshkonte kontrabandmin e tyre.

Kjo kontrabandė nėnkupton drogėn, cigaret dhe trafikimin e qenjeve njerėzore. Me qė nė Kosovė janė prezente trupa tė shumta ndėrkombėtare, ajo ngelet edhe vendi kreysor transit pėr derivatet e opiumeve, si heroines qė trafikohet nga Afganistani.

Nė raportin e Shėrbimit Informativ Gjerman , duke analizuar nė vazhdim inkuadrimin e liderėve tė guerilės (UCK) Thaēi dhe Haradinaj nė kėto lidhje kriminale, ata zhduken kufirin mes shtetit dhe strukturave tė krimit tė organizuar dhe kėto veprime paten efekte shkatėrruese nė funksionimin e kompnaive legale, nė shtimin e vendeve tė punės dhe investimet e huaja.

Sistemi legal i Kosovės me 300 000 raste tė pazgjidhura ėshtėdėshtim ose siq do tė thonin gazetarėt italianė Xhuzepe Ciulla dhe VitorioRoamno: “Mafia don mjegull si edhe ujqit”.

Por populli i Kosovės tė cilit i ėshtė premtuar ‘paqė dhe prosperitet” pas ēlirimit nga influenca e Beogradit, gjithashtu po kėnaqet duke jetuar nė mjegullė!

Kosova ėshtė nė prag tė zgjehdjeve tė para pas Shpalljes sė Pavarėsisė mė 2008, ndėrsa Hashim Thaēi, lider i klanit mafioz tė Drenicės dhe kreyministėr i tėrhequr nga funksioni me Partinė e tij llogariten si favorit kreysor.

Ramush Haradinaj pėrballet me Gjykatėn e Hagės dhe ishte ish kryeministėr, ndėrsa Xhavit Haliti ėshtė politikan aktiv nė Kosovė.
Agim Ēeku fajėson Beogradin pėr akuzat ndaj ThaēitPublikuar mė 15 dhjetor, 2010 nė orėn 15:56 ( Para 28 minutave )Lajme | Draft raporti nga raporteri i Kėshillit tė Evropės, Dick Marty qė pretendon se kryeministri nė largim Hashim Thaēi dikur ka drejtuar njė rrjet tė krimit tė organizuar qė trafikonte organe njerėzore tė marra nga tė burgosurit e vrarė dhe se kjo tregti ka filluar kur ai ishte udhėheqės politik nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės nė fund tė viteve 1990 vlerėsohet si e pabazė edhe nga kundėrshtarėt politik tė Thaēit.



Pėrveē Qeverisė sė Kosovės qė e ka vlerėsuar si tė pabazė draft raportin evropian, edhe zyrtarė tė partive politike e denoncuan atė si njė goditje kundėr pėrpjekjeve pėr pavarėsinė e Kosovės, e cila ka njė popullsi kryesisht shqiptare, raporton Telegrafi.

Sekretari i pėrgjithshėm i AAK-sė, Burim Ramadani ka vlerėsuar se sa i pėrket luftės sė UĒK-sė, akuzat janė tė papranueshme.

“Shqiptarėt nė Kosovė luftuan pėr liri dhe tė mos pėrfitojnė nga unaza kriminale”, ka thėnė ai.

Kreu i Social Demokratėve, Agim Ēeku, njėherėsh komandant i UĒK gjatė luftės 1998-1999, fajėsoi Beogradin pėr kėto akuza.

“Ēdo akuzė kundėr UĒK-sė vjen nga Serbia apo ndihmues tė saj”, tha Ēeku pėr Reuters duke shtuar se raporti “ėshtė vetėm njė pėrpjekje pėr tė njollos luftėn dhe fitoren e kosovarėve”.

Ndryshe, akuzat e tilla bėhen nė njė raport nga raporteri i Kėshilit tė Evropės, Dick Marty. Thaēi akuzohet se dikur ka drejtuar njė rrjet tė krimit tė organizuar qė trafikonte organe njerėzore tė marra nga tė burgosurit e vrarė. Raporti pretendon se kjo tregti ka filluar kur zoti Thaēi ishte udhėheqės politik nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės nė fund tė viteve 1990.

Raporti i Dick Marty-t, qė e quan Thaēin si kreun e njė grupi shqiptarėsh “nė formė mafie” pėrgjegjės pėr kontrabandėn e armėve, drogės dhe organeve njerėzore nėpėr Evropėn Lindore. Thaēi ėshtė identifikuar si “bosi” i njė rrjeti qė ka filluar tė vėrė nė veprim reketet e tij kriminale nė prag tė luftės sė vitit 1999 nė Kosovė, dhe i cili ka ruajtur ndikimin e tij tė fuqishėm mbi qeverinė e vendit qė nga atėherė”

Ky raport pritet tė diskutohet nė Komitetin e Ligjeve dhe tė Drejtave tė Njeriut nė Paris ditėn e enjte.
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė