Nese situata normalizohet, cilat jane sfidat me te cilat do te duhej te ballafaqohej shoqeria e Kosoves?
Presidenti Rugova: Se pari ceshjta e punesimit, mbekembja e ekonomise, qe lidhet me kthimin e nje numri te caktuar te Shqiptareve, qe jane ne ekzil - dhe te cilet e njohin perparimin teknologjik dhe flasin gjuhe te huaja. Dy vjetet e fundit shume te rinj qe kane emigruar kane hyre neper Univerzitete te vendeve ku jetojne; kjo eshte nje gje e re ne diasporen Shqiptare, eshte nje investim i mire per ardhmerine. Ne disa fusha te specializuara, do te na nevojiten edhe ndihma nga jashte. Dhe do te kemi gjithashtu nevoje pr solidaritet financiar te diaspores gjate disa viteve.
|