Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-01-11, 13:15   #1009
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Gjermani: Aksidentohet autobusi me udhėtarė kosovarė


06-01-2011 11:52 CET
Siē njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA, tė enjten paradite nė austostradėn A8 nė mes tė Munihut dhe Shtutgartit nė Gjermani, njė kamion ėshtė ndeshur me njė autobus tė mbushur pėrplot me udhėtarė nga Kosova.
Sipas njoftimeve tė para tė bėra nga policia e Augsburgut, nė ora 7:15 tė mėngjesit, kamioni me tabela regjistrimi italiane dhe drejtues italian, ėshtė ndeshur me autobusin e udhėtarėve mes pompės sė benzinės nė “Zusmarshausen” dhe daljes nga autostrada “Adelsried”, pika kėto mes Munihut dhe Shtutgartit.
Nė tė dy drejtimet autostrada tash e disa orė ėshtė mbyllur kurse sipas tė dhėnave tė para ka edhe tė lėnduar rėndė nga ky aksident.
Siē ka mėsuar “Zėri”, nga ky aksident janė lėnduar rreth 30 udhėtarė kurse katėr prej tyre kanė pėsuar lėndime tė rėnda trupore. Shumė prej udhėtarėve po trajtohen nė vend tė ngjarjes dhe nė spitalin e qytetit tė Augsburgut nė gjermani.
Poashtu ėshtė bėrė e ditur qė fjala ėshtė pėr agjencionin e udhėtimeve “Vector” me seli nė Kosovė dhe Gjermani. Dy prej udhėtarėve njoftohet tė jenė lėnduar rėndė.
Ndėrkaq, policia gjermane ende nuk ka dhėnė asnjė informatė rreth identitetit tė kompanisė sė autobusit dhe udhėtarėve nga Kosova. /Zėri/
  Pėrgjigju Me Kuotė