Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-06, 19:03   #1
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Gabim U shpalli luftė pa kompromis atyre qė keqpėrdorin islamin

--------------------------------------------------------------------------------
U shpalli luftė pa kompromis atyre qė keqpėrdorin islamin

Ėshtė punuar nė mėnyrė permanente qėmoti nga struktura tė ndryshme qė BFI dhe vlera e saj tė devalvohet, tė mos jetė simbol i unitetit tė popullatės myslimane nė Maqedoni...

Intervistė me kryetarin e BFI-sė sė Maqedonisė, Sulejman ef. Rexhepi dhėnė tė pėrditshmes FAKTI

Reisul Ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi, pas pesė vjetėsh sėrish doli nga hija. Tani betohet se punėt do t’i kthejė nė binarėt e vet. Nė fund tė ēdo fjalie nėnvizon se premtimin e dhėnė ditėn kur e ka fituar besimin e kuvendarėve, do tė mbajė deri nė fund. Ėshtė i vetėdijshėm se kaosi i krijuar nė pesė vjetėt e fundit nė BFI nuk mund tė zgjidhet pėr njė ditė, por siē thotė edhe ai vetė, me ēdo kusht do t’ia kthejė dinjitetin kėtij institucioni tė lartė fetar – islam.

Fakti: Para njė javėsh ju zgjodhėn pėr kryetar tė Bashkėsisė Fetare Islame (BFI) tė Maqedonisė. A mundeni nė pika tė shkurtra tė na tregoni se si e gjetėt situatėn nė BFI pas njė pauze pesėvjeēare?

S. Rexhepi: Situatėn kėtu e kam gjetur ashtu siē ka qenė realisht. Nuk ėshtė kurrfarė fshehtėsie se BFI-ja, organet e saj nė tėrėsi, sidomos kryesia e saj, ka njė kohė tė gjatė qė me tė vėrtetė ka qenė pa kokė. Brenda njė viti e gjysmė ka pasur struktura tė ndryshme tė cilat kanė ardhur edhe nė krye tė BFI-sė pėr udhėheqjen e saj. Do tė thotė pėr njė vit e gjysmė janė ndėrruar shumė personalitete. Pas tėrheqjes sė ish-Reisul ul Ulema Arif ef. Eminit menjėherė pasuan njerėz si myftiu i Dibrės. Ai qėndroi njė kohė ta caktuar, pastaj u tėrhoq duke deklaruar se njė gjė tė tillė e bėn nga kėrcėnimet e mėdha. Mė pas e zgjodhėn nė mėnyrė antikushtetutare dhe antinormativės islame njė myfti tjetėr, myftiun e Shtipit, Isa ef.Ismaili. Mė pas u bė emėrimi i zv.kryetarit tė Reisul ul Ulemasė pėrmes njė organizimi jashtė BFI-sė. Emėrimi i tij u bė nė Strugė nė sallėn e Kuvendit Komunal. Ėshtė pėr t’u habitur se si mund tė ketė zv.kryetar kur nuk ka kryetar. Sipas normativės sė BFI-sė edhe zėvendėsi zgjidhet sipas kushtetutės qė ėshtė nė fuqi, pra zgjidhet nga Kuvendi i BFI-sė. Nė tė vėrtetė kėtu nuk pati zgjedhje po pati emėrim nga strukturat e jashtme tė BFI-sė. Dhe erdhi momenti pas kalimit tė njė kohe dukshėm tė gjatė qė BFI-ja mbeti pa kokė, duke u udhėhequr nga njė i emėruar zėvendės tė cilin subjektet e ndryshme tė BFI-sė ia kishin kundėrshtuar imunitetin pėr shkak se realisht duke u mbėshtetur nė normativėn nuk kishte imunitet. Mirėpo pėr hir tė situatės qė tė mos vijė puna tė shkohet nė dezorganizim total, shumėkush ka heshtur dhe ka duruar. Njė ndėr ta kam qenė edhe unė personalisht, por jam prononcuar se atė emėrim nuk e njoh. Me atė akt ėshtė bėrė puē shumė i egėr nė sistemin normativ tė BFI-sė dhe ndėrhyrje flagrante nė punėt e brendshme nga subjektet tė cilat e udhėhoqėn. Prandaj, mund tė them se BFI-nė e gjeta kėshtu nė kėtė kohė. Por kėsaj radhe, me rastin e shpalljes sė zgjedhjeve, u respektua procedura zgjedhore, sistemi normativ i BFI-sė, kėshtu edhe m’u dha besimi me shumicė absolute...

Zgjedhjet pa zhurmė

Fakti: Kur jemi te besimi, ėshtė interesante se gjatė gjithė kėsaj periudhe ēdo lėvizje kėtu nė BFI ka ngjallur reagime tė shumta nė opinion. Kėsaj radhe disi zgjedhja juaj apo pėrgatitja pėr zgjedhjen tuaj kaloi nė heshtje. Pse ndodhi kjo? Pse nuk u bė zhurmė?

S. Rexhepi: Nuk kishte mundėsi pėr t’u krijuar zhurmė, sepse iniciativa pėr zgjedhje u ngrit nga vetė myftinjtė e BFI-sė, prej organeve tė BFI-sė. Njerėzit pritnin se struktura mė eminente mė kompetente e BFI-sė - ajo ishte Rijeseti i BFI-sė, do tė organizojė zgjedhje tė kryetarit. Mirėpo, kur u bindėn se ata nuk e kanė ndėr mend qė edhe mė tej tė bėjnė zgjedhjen, lindi njė iniciativė. Njė qarkore u hedh nėpėr myftini dhe kėshtu qė tetė myftinj qė nė fillim e pėrkrahėn kėtė iniciativė. Bile edhe atyre myftinjve qė nuk iu ishte ofruar qarkorja u ndjenė tė shqetėsuar sepse edhe ata ndanin tė njėjtin mendim dhe kėrkonin me urgjencė qė BFI tė ketė kryetarin e saj. Kam bindjen se pikėrisht pėr kėtė arsye nuk ka pasur zhurmė, sepse kjo ėshtė kėrkesė e vetė organeve kolektive tė BFI-sė.

Fakti: Pra, sipas fjalėve tuaja mund tė shpresojmė se mė nė fund do tė qetėsohet situata nė BFI dhe rreth BFI-sė...

S. Rexhepi: Unė nga natyra dhe shpirti jam optimist dhe kėtė optimizėm e manifestoj edhe nė deklaratat e mia. Kam bindjen se nuk ka kurrfarė teorie qė BFI tė shkojė mė keq, sepse nuk ka ku shkon mė, nuk ka mė se si tė ndodhė mė keq. Tani shpresat dhe bindjet e mia janė se BFI dalėngadalė duhet t’i kthehet veprimit institucional...

E keqja ka mbėrritur kulmin

Fakti: Thatė se e keqja nė BFI ka mbėrritur kulmit. Rrjedhimisht nėnkupton se kjo ėshtė reflektuar edhe nė aspektin financiar. Meqė ka kaluar njė javė qėkur jeni zgjedhur kryetar i BFI-sė, me siguri keni hasur nė ndonjė raport financiar qė flet pėr malverzime financiare...

S. Rexhepi: Pėr malverzime financiare tani nuk mund tė flas pėr arsye se unė ende nuk e kam bėrė pranim-dorėzimin financiar. Nuk e kam kryer kėtė formalitet pėr arsye se brenda kėsaj kohe do tė thotė pėr njė vit e gjysmė janė ndėrruar tre persona... Pa kontrollimin e kėsaj situate nuk kam gatishmėri qė tė bėjė pranim-dorėzimin, kėshtu qė kam angazhuar ekspertė pėr ta pastruar gjendjen financiare brenda BFI-sė. Kėtu ka njė revizor shtetėror, njė ekspert pėr ēėshtjet financiare dhe njė punėtor operativ qė merret me financa nė kuadėr tė BFI-sė, respektivisht personin qė kemi pasur pėrgjegjės nė Fakultetin e shkencave islame pėr ēėshtje financiare. Me kėta ekspertė punojmė tanimė disa ditė dhe po e ecin situatėn. Obligim i tyre ėshtė qė prej momentit qė ish-kryetari shkoi nė dorėheqje dhe deri mė sot, tė japin raport financiar. Ai raport do tė jetė pranim-dorėzimi dhe nuk do tė njohė kurrfarė forme tjetėr.

Fakti: Kur e pasqyroni kėtė situatė nė kuadėr tė BFI-sė, kur flisni pėr gjithė kėtė rrėmujė, logjikisht parashtrohet pyetja se kėtu ėshtė dashur tė kenė gisht edhe struktura tė ndryshme tė shėrbimeve sekrete. Sa ju zotėri kryetar jeni tė gatshėm qė kėto punė t’i pastroni njėherė e pėrgjithmonė?

S. Rexhepi: Nė kėtė drejtim ėshtė njė e vėrtetė shumė e madhe... tendencat permanente kanė ekzistuar qė vlera e BFI-sė tė jetė sa mė e ulėt. Ėshtė punuar nė mėnyrė permanente qėmoti nga struktura tė ndryshme qė BFI dhe vlera e saj tė devalvohet, tė mos jetė simbol i unitetit tė popullatės myslimane nė Maqedoni. Prandaj nė kėtė drejtim ėshtė vepruar qė sa mė tepėr tė shkohet nė dezorganizimin e saj dhe vlera e saj tė mbetet - tė mos them si institucion avangard pėr ēėshtjet islame. Tentimi ka qenė qė thjesht ai tė jetė institucion qė vetėm do tė administrojė dhe plotėsojė kėrkesat e individėve dhe grupeve tė ndryshme, tė mos jetė kurrfarė autoriteti i jetės fetare. Kėto tendenca janė tė kamotshme dhe gjithnjė kanė tentuar qė BFI-nė ta devalvojnė, kompetencat e saj t’i marrin dhe t’i kultivojnė interesat e veta qofshin ato individuale apo grupore.


Komentimet e juaja!


__________________
Atdhedashuria nuk ėshtė qėshtje Sezonale!
Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante