Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 05:14   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Historia e kufirit veri-perendimor me Malin e Zi

Historia e kufirit veri-perendimor me Malin e Zi

Dr. Romeo Gurakuqi

Rreth qėndrimit tė Mbretėrisė sė Malit tė Zi ndaj ēėshtjes sė pėrcaktimit tė kufirit veriperėndimor tė Shqipėrisė nė Konferencen e Ambasadorėve nė Londėr (Dhjetor 1912-Maj 1913)

Materiali i mėposhtėm pretendon tė japė njė pasqyrė pėrgjithsisht tė detajuar tė qėndrimit tė shtetit malazez ndaj ēėshtjes shqiptare nė muajt e zhvillimit tė njė prej konferencave ndėrkombėtare mė tė rėndėsishme pėr pėrcaktimin e tėrėsisė sė shtetit shqiptar, gjegjėsisht gjatė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr. Ky moment historik pėrkon me fazėn e dytė tė copėtimit tė kufirit veriperendimor shqiptar nė veēanti (dhe tė trojeve shqiptare nė pėrgjithėsi), ose e thėnė ndryshe me fazėn e dytė tė krijimit tė bashkėsisė sė sotme shqiptare nė Mal tė Zi, e cila megjithatė ka vazhduar tė ruajė lidhjet e gjithanshme historike me truallin mėmė nga ėshtė shkėputur. Trajtesa jonė ka veēorinė se mbėshtetet vetėm nė burimet arkivore britanike, gjegjėsisht tė Arkivit Shtetėror tė Anglisė Uellsit dhe Mbretėrisė sė Bashkuar (Public Record Office), dhe ka mangėsinė e mosnjohjes sė burimeve arkivore malazeze. Duhet tė theksohet se shtjellimi im nuk synon tė japė tė gjitha zhvillimet e planit diplomatik nė Konferencen e Ambasadorėve, por vetėm do tė pėrqendrohet nė shqyrtimin dhe evidentimin e qėndrimit malazez.

Pėr tė penguar qė zhvillimet anėsore tė Luftės Ballkanike tė mos ēonin nė prishjen e paqes dhe ekuilibrave tė paracaktuara nė Europė, Fuqitė e Mėdha nxituan dhe mblodhėn mė 17 dhjetor 1912 nė kryeqytetin e Anglisė, Londėr, Konferencėn e Ambasadorėve. Nė fakt, qė nga nėntori 1912, Fuqitė kishin pranuar propozimin austro-italian pėr krijimin e Shqipėrisė si principatė autonome. Problemi qėndronte se brenda cilėve kufij do tė krijohej kjo njėsi e re shtetėrore ballkanike. Problemi u shqyrtua qė nė mbledhjet e para tė Konferencės. Diskutimi i kufijve tė brėndshėm, veēanėrisht atyre veriorė dhe verilindorė, u shoqėrua me njė kontrast tė thellė pikpamjesh dhe interesash nė mes Austro-Hungarisė nga njėra anė dhe Serbisė dhe Malit tė Zi nga ana tjetėr, tė pėrkrahura nė njė masė pothuajse tė plotė nga ana e Rusisė dhe Francės. Kufiri i propozuar nga Austro-Hungaria, ndonėse nuk pėrfshinte tė gjitha trevat e banuara nga shqiptarėt, mund t'i jepte shtetit tė ri shqiptar njė shans tė arsyeshėm pėr arritjen e qėndrueshmėrisė dhe pėrparimit. Pėrndryshe, kufiri qė u vendos nga kjo konferencė, nėn presionin e vazhdueshėm tė rusėve, francezėve dhe aleatėve ballkanikė dhe para nevojės sė mbrojtjes me ēdo ēmim tė "koncertit europian", ishte njė shfaqje e qartė e dhunimit tė ēdo konsiderate etnike, historike, ekonomike dhe gjeografike.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante