Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 05:15   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e kufirit veri-perendimor me Malin e Zi

Po cili ishte qėndrimi i Malit tė Zi, si nė planin diplomatik ashtu edhe nė atė ushtarak?

Pėrfaqėsues tė qeverisė sė Malit tė Zi nė Londėr, fillimisht si delegatė tė Konferencės sė Paqės, por njėkohsisht edhe si ndjekės tė zhvillimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve, kanė qenė diplomati i karrieres Llazar Miushkoviq, Konti Luigj Voinoviq (nėnshtetas austriak nga Raguza), dhe Jovan Popoviq (ministėr nė Kostandinopojė). Edith Durham duke analizuar pėrbėrjen e delegacionit pat arritur nė konkluzionin se pėrbėrja e tij ėshtė "njė pohim i heshtur qė Mali i Zi nuk ishte nė gjendje tė pėrgatiste tre politikanė me peshė, tė pėrshtatshėm pėr misionin e Londrės" Sodoqoftė, ekspozimi i qėndrimit malazias ėshtė bėrė edhe nėpėrmjet kanaleve tė tjera diplomatike, gjegjėsisht drejtėpėrdrejt nga Cetina, nėpėrmjet diplomatėve tė akredituar atje.

Nė ditėt e para tė vitit 1913, Mbreti Nikolla i Malit tė Zi i kėrkoi ambasadorit britanik nė Cetinė Count de Salis t'i paraqiste Ministrit tė Jashtėm Britanik Edward Grey, qė ishte njėkohsisht edhe kryetar i Konferencės sė Ambasadorėve, njė apel urgjent ku i kėrkohej mbėshtetje nė pohimin e pretendimeve malazeze mbi Shkodrėn dhe lumin e Drinit si kufi tė ri tė shtetit tė tij. Insistimin ai e lidhte me atė qė, "populli i (Malit tė Zi) nuk do tė mund tė lejonte kurrė vullnetarisht tė hiqte dorė nga njė pretendim i tillė dhe do t'i kundėrvihej kundėrshtimit austriak me tė gjitha mėnyrat dhe fuqitė". Ai deklaronte gjithashtu se stabiliteti i dinastisė do tė ishte i kėrcėnuar, nė qoftė se atij do t'i mohohej Shkodra. Ndryshe nga ē'ėshtė pretenduar nga ndonjė studiues shqiptar qeveria e Malit tė Zi, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė vet nė Londėr, i dėrgoi Konferencės sė Ambasadorėve mė 17 janar 1913 edhe njė memorandum, nė tė cilin paraqiste pretendimin e vet pėr Shkodrėn, Pejėn dhe Gjakovėn, nė emėr tė interesave jetėsore ekonomike dhe tė tė drejtave historike dhe gjeografike. Memorandumi, i cili ishte hartuar drejtėpėrdrejtė nga delegatėt malazezė nė Londėr dhe nuk ishte nė disponim tė autoriteteve malazeze nė Cetinė, pėrmbante edhe njė trillim nė pėrpjekjen e vet argumentuese: Sipas tij, pretendimet malazeze ndaj Shqipėrisė veriperendimore pranoheshin edhe nga popullsitė gjegjėse tė Shkodrės dhe Malėsisė. Madje shkohej deri atje sa thuhej se, edhe Arqipeshkvi i Shkodrės ishte nė favor tė njė aneksimi tė tillė. Kėtė problem unė e kam trajtuar mė gjėrėsisht nė njė punim tjetėr, ndėrsa kėtu dua tė nėnvizoj raportimet e ambasadorit britanik nė Cetinė Count de Salis, i cili qartėsisht shprehet se, "e gjithė ajo ēfarė unė di me thotė tė kundėrtėn". Malėsorėt, tė cilėt kishin marrė pjesė gjatė nėntorit nė luftime kundėr forcave turke nė Tuz, nė vijim tė pėrpjekjeve tė tyre pėr lirinė e vendit, sapo u qartėsuan synimet malazeze drejt Shkodrės dhe Malėsisė, u tėrhoqėn menjėherė nga veprimet ushtarake dhe nė njė mbledhje qė mbajtėn nė muajin janar nė Podgoricė, vendosen tė shkėpusnin tė gjitha lidhjet me Malin e Zi. Gjithashtu, ambasadori britanik sjell si argument kundėr pretendimeve malazeze edhe qėndrimin e popullsisė shqiptare tė Malit tė Zi, e cila ėshtė e pakėnaqur me refuzimin e lejimit tė arsimimit nė gjuhėn shqipe dhe me mungesen e tolerancės fetare. E njė rėndėsie tė veēantė nė sqarimin e diplomacisė britanike ėshtė edhe njė letėr e Edith Durham, qė ėshtė depozituar nė Foreign Office. Ajo shkruan: "duket krejt qartė se masa e shqiptarėve tė vilajetit tė Shkodrės nuk dėshiron tė bėhet subjekt malazias. Shqiptarėt shprehen se, ne nuk kemi luftuar kundėr turqve mbi dy vjet me radhė pėr problemin e gjuhės, qė mė pas tė detyrohemi tė mėsojmė serbishten.... Traktati i Berlinit shkaktoi gjakderdhje tė pafund duke injoruar tė drejtat private dhe ato tė pronėsisė dhe unė shpresoj se ky gabim nuk duhet tė pėrsėritet, mbasi kėtė radhė ai do tė jetė mė serioz".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė