Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 05:18   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e kufirit veri-perendimor me Malin e Zi

Mė datėn 2 maj, Mali i Zi i pėrgjigjet kėsaj note duke sqaruar se, "duke rezervuar tė drejtėn e diskutimit me to, gjatė negociatave pėr kushtet paraprake tė Paqes dhe kufijve tė Shqipėrisė, e shtynte zgjidhjen e ēėshtjes sė Shkodrės nė kėtė diskutim tė pėrbashkėt". Nė kėto rrethana Austro-Hungaria vendos fillimin e operacioneve ushtarake. Nė mengjezin e datės 2 maj, nė mbledhjen e Kėshillit Ministerial tė Ēėshtjeve tė Pėrbashkėta tė Perandorisė Austro-Hungareze, tė kryesuar nga ministri i jashtėm Count Berchtold-i, u vendos qė operacionet ushtarake kundėr Malit tė Zi duhej tė fillonin tė martėn datė 6 maj, nė qoftė se mbreti Nikolla nuk do tė binte dakord pėr tėrheqjen nga Shkodra. Filluan edhe shkėmbimet e pikpamjeve mes kabineteve tė Vjenės dhe Romės, rreth mėnyrės sė shtrirjes sė operacioneve tė pėrbashkėta ushtarake nė rajon. Kėshtu arrijmė tek momenti, kur Mali i Zi, para presioneve tė gjithanshme politike dhe ushtarake, nė mbrėmjen e datės 4 maj 1913, do tė detyrohet tė pranojė ta dorėzojė qytetin e Shkodrės nė duart e Fuqive tė Mėdha. Mė 14 maj trupat malazeze u detyruan tė lėshojnė qytetin e Shkodrės dhe t'ia hapin rrugėn, hyrjes sė trupave ndėrkombėtare.

Nė kėtė mėnyrė pėrmbyllet nė linjat e veta kryesore njė nga episodet mė dramatike tė Luftės sė Parė Ballkanike, episod qė la pas njė rindarje tė dytė ende mė brutale tė trungut kombėtar shqiptar nė pjesėt e tij veriore, dhe njė zgjerim tė dytė tė rėndėsishėm tė Mbretėrisė sė Malit tė Zi nė drejtim tė tokave tė banuara nga shqiptarėt.

Vitet e Luftės Ballkanike, tė mbarsura me njė shfrenim tė plotė pasionesh pėr ndarje territoresh tek vendet Aleate, shėnojnė edhe pėr Malin e Zi njė rizgjim tė prirjeve zgjeruese tė kėsaj monarkie tė vogėl ballkanike. Themi rizgjim, duke pasė parasysh se vetėm njė vit e gjysėm mė parė Mali i Zi i kishte kėrkuar Rusisė njohjen sa mė parė tė autonomisė sė Shqipėrisė, duke parashikuar drejt qė ky territor mund tė bėhej shumė shpejt njė terren kontradiktash mes vendeve ballkanike si rrjedhim edhe mes Fuqive tė Mėdha. Por ky propozim mjaft i pėrshtatshėm pėr shqiptarėt, nė atėkohė nuk mund tė merrej parasysh sa kohė balanca e Fuqive e kėrkonte mosprishjen status quo-sė. Por shumė shpejt u pa se parashikimet e Mbretit Nikolla, pėr njė trazim tė shpejtė tė situatės ballkanike, dhe njė shndėrrim tė tokave shqiptare nė njė shesh kontradikash u vertetuan. Por jo vetėm kaq. Vetė Mali i Zi do tė pėrfshihet nė kėtė klime tė re luftė nė Ballkan. Veēori e rėndėsishme pėr qėndrimin e Mbretėrisė sė Malit tė Zi ėshtė se, prirja pėrparimtare pėr shporrjen e Perandorisė sė kalbur aziatike nga Ballkani, u tejkalua nga ky shtet qė nė momentet e para tė fillimit tė Luftės, nė njė qėllim tė qartė kundrejt sė drejtės tė njė populli po aq dėshiruar pėr liri, pėr mevetėsim dhe krijim strukturash tė plota shtetėrore-nacionale. Gati krejtėsisht ndryshe me qėndrimin dhe premtimet e bėra gjatė Kryengritjes Shqiptare tė vitit 1911, qarqet monarkiste tė Malit tė Zi, drejtuan njė operacion ndaj popullsisė shqiptare tė ngjashėm me ato tė ndėrrmarra nga ekspeditat e Turgut Pashės. Si i tillė ky operacion u shoqėrua me vuajtje tė rėnda pėr popullsitė vendase, atėherė ende tė pashėruara nga plagėt e shkaktuara nga ekspeditat ndėshkuese turke tė njė viti mė parė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė