Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-03-08, 21:45   #27
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjon Marka Gjoni Kapidan I Mirdites

Kapidan Gjon Marka Gjoni mbetėt nė Historinė Shqiptare se pėrkundėr aktivitetit personal nė sherbim tė Kombit, veprimtarinė e tij e vazhduan dhe e kryen me shumė sukses edhe pesė djemtė e tij. Po e fillojmė nga mė i madhi Kapidan Dr. Mark Gjon Marku, udhėheqės i luftės pėr Shqipėrinė Etnike, ai pėrpos qė u shqua nė aktivitetin politik, ku pėr dy mandate ishte ministėr i punėve tė brėndshme, kur thirri zėri i atdheut e kapi edhe pushkėn, deri sa u vra me 14 Qershor te vitit 1946 duke e udhėhequr luftėn pėr Shqipėrinė Etnike. Pasiqė ishte plagosur rėndė, i ra vetit dhe ra heroikisht siē ranė mirditasit nėpėr shekuj.
Kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhėhoqi pėr gjashtė muaj luftėn nė Mirditė dhe, pėr 45 vjet Bllokun Kombėtar Independent, kapidan Llesh Gjon Marku i cili e mori komandėn e luftės me 14 Qershor tė vitit 1946 dhe kėtė luftė e vazhdoi pėrplot njė vit e tre muaj, derisa ra heroikisht me 9 Gusht tė vitit 1947. Njė vend tė merituar zėn edhe kapidan Ded Gjon Marku. E them kapidan Ded Gjon Marku, sepse nuk kam degjuar asnjėherė nė historinė e popujve pėr njė te burgosur dhe tė internuar aq gjatė dhe nuk mund tė bėj njė krahasim me dikė tjetėr.
Kapidan Ded Gjon Marku, djali i katėrt i Kapidan Gjon Marka Gjonit, i mbajti 41 vjet burg dhe internime nė regjimin komunist tė Shqipėrisė, dhe mė i vogli Kapidan Nikollė Gjon Marku, i cili nė moshėn 17 vjeēare, theu burgjet komuniste, ku mė vonė iu bashkua Kapidan Gjonit dhe Kapidan Ndout nė Itali, duke dhėnė edhe ky njė kontribut tė ēmueshėm nė Bllokun Kombėtar Independent.
Pasiqė kėtė shkrim e fillova me fjalėt e profesorit dhe atdhetarit tė madh profesor Ernest Koliqit, e do burrnia qė edhe pėrfundimin e kėtij shkrimi t’ia japim fjalėve te Koliqit, i cili nė fjalimin e mbajtur nė vorrimin e Kapidan Gjonit do tė thotė: ”U pėrpijė nga hijet e mėdhaja tė vdekjės edhe ky burrė nė tė cilin gjatė shtegtimit mbi kėtė dhe u shfaqen tė skalituna vetitė ma tipike tė gjakut tonė shqiptar. Jetoi nė njė kohė kapėrcimi prej njė epoke nė tjetrėn, e cila shkaktoi pėrleshje tė frigueshme nė mes tė dy botave nė kundėrshtim: njė botė qė perėndonte, e qė ndėr ne kishte ngjyra heroiko-patriarkore, e njė botė mendimesh tė hovshme, qė synonte nė vrull tė saj, me shqymbė ēdo shenjė kalese, para se me pėrtri mbi baza tė reja jetėn e njerėzimit. Shka ishte vėrtyt e meritė pėr etėnt e gjyshat, u qujt paprimtmas e mbetė mun faj pėr breznitė e reja.
Kapidani i Mirditės u pėrshkue nė mes kėtyre lagjeve nė luftim, duke besue ngultas nė vlerat e pėrvojes stėrgjyshore, i bindur se vetėm ky trashėgim i urtisė sė lashtė qet nė breg tė mirqenjės nė kėtė jetė, nė dashtė njė njeri, nė dashtė njė votėr shtėpiake, njė rreth shoqėrues, njė komb.”
E kėtyre fjalėve tė profesor Koliqit ia shtojmė vetėm edhe dy fjalė te profesor Zef Valentinit, i cili thoshte se: „Kapidani i Mirditės Gjon Marka Gjoni ishte Shtylla e Flamurit Kombėtar”, atė flamur, i cili pėr pesė shekuj me radhė u ruajt nė Mirditėn Heroike.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė