Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-07, 12:48   #2
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Njė herė tjetėr, duke treguar njė njeri me rroba tė papastra, Pejgamberi (a.s.) tha: "A thua ky njeri nuk gjen dot diēka qė tė pastrojė rrobat?!"
Pejgamberi i Allahut (a.s.) i kushtonte rėndėsi pastėrtisė sė trupit, rrobave, ushqimeve, shtėpisė dhe sokaqeve. Bashkė me kėto ai sqaronte me kėmbėngulje edhe pastėrtinė shpirtėrore. Prandaj, nė njė hadith tė tij ka thėnė: "Musliman ėshtė ai, nga dora dhe gjuha e tė cilit muslimanėt ndihen tė sigurtė."
Me anė tė kėtij hadithi, Pejgamberi (a.s.) u tėrheq vėmendjen muslimanėve qė tė jenė tė besueshėm dhe tė respektuar. Prandaj personat qė "kur flasin gėnjejnė, kur japin fjalėn nuk e mbajnė, kur iu besohet diēka tradhėtojnė"; i ka quajtur njerėz hipokritė, dyfytyrėsh. Sepse gabime tė tilla e largojnė muslimanin nga tė qenurit njeri besnik dhe i besueshėm.
Nė lidhje me zemrėn, Pejgamberi (a.s.) ka thėnė: "Bėni kujdes! Nė trupin e njeriut ndodhet njė copė mishi, e cila po qe e mirė ajo, gjithė trupi ėshtė mirė, po qe e keqe ajo, i gjithė trupi bėhet keq. Kujdes, ajo copė mishi ėshtė zemra!"
Kur zemra trajtohet mirė nga ana shpirtėrore, tė zotit tė saj ia ndriēon rrugėn e drejtė, ndėrsa kur zemra prishet dhe dėmtohet nga tė kėqijat, atėherė tek njeriu ėshtė iluzion pritja e ndjenjave tė mira dhe estetikės. Pra, muslinani duhet tė sigurojė zhvillimin e ndjenjės morale, etike dhe duhet tė reflektojė me kujdes njė edukatė tė mirė dhe ekuilibruese, gjė e cila arrihet vetėm duke ditur qė ėshtė vazhdimisht nėn vėzhgimin dhe kontrollin e Allahut tė Madhėruar. Njeriu i cili jeton me njė ndjenjė tė tillė, sigurisht qė herėt a vonė do tė jetė mė i kujdesshėm ndaj gabimeve nė punė dhe nė sjellje, po ashtu do tė arrijė gradat mė tė larta tė mirėsisė, bukurisė, drejtėsisė dhe estetikės. Allahu (xh.sh.) nė Kur'an na urdhėron tė lutemi kėshtu: "Zoti ynė! Na jep mirėsi nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr..."
Nga kjo kuptojmė se muslimani duhet tė mendojė edhe pėr dynjanė edhe pėr ahiretin (botėn tjetėr). Por jeta e tij nuk mund tė jetė e shthurur dhe e parregullt.
Ndoshta kjo ėshtė arsyeja qė Pejgamberi (a.s.) urdhėron me kėmbėngulje pėr kėnaqėsitė e pashembullta. Nga kjo pikėpamje hadithet e tij janė mjaft interesante: "Allahu ėshtė i bukur, e do tė bukurėn"- "Allahu urdhėron mirėsi nė ēdo gjė". "Njė njeri i cili bėn njė punė, Allahu dėshiron qė atė punė ta kryejė sa mė mirė".
Njė ditė, Pejgamberi (a.s.) shkoi nė njė ceremoni varrimi (ka mundėsi tė ketė qenė varrimi i djalit tė tij, Ibrahimit). Tė vdekurin e varrosėn dhe e mbuluan me dhe; varri nuk ishte gėrmuar siē duhet dhe ishte paksa i shtrembėr. Pejgamberi (a.s.) menjėherė urdhėroi rregullimin e tij. Ata qė ishin aty, i thanė: A e shqetėson kjo gjė tė vdekurin? Pejgamberi ynė (a.s.) iu pėrgjigj: "Jo, kjo as nuk e ndihmon, as nuk e dėmton tė vdekurin, por bėhet qė tė duket mė bukur nė sytė e tė gjallėve."
Marrėdhėniet shoqėrore
Pejgamberi (a.s.) ka mbajtur lidhje shumė tė mira me tė gjithė njerėzit e tė gjitha moshave, profesioneve apo niveleve, duke mos bėrė dallime dhe duke i dhėnė hakun ēdonjėrit prej tyre dhe duke arritur si pėrfundim nė formimin e njė shoqėrie tė lumtur dhe model. Kėshillat e tij drejtuar besimtarėve ishin qė ata ta duan dhe tė kenė mėshirė pėr njėri-tjetrin, tė jenė tė bashkuar si tullat e njė ndėrtese, ta mbėshtesin njėri-tjetrin nė ditė tė mira apo fatkeqėsi, tė mos urrehen ndėrmjet tyre, tė largohen nga inatet dhe mendjemadhėsitė e tė jenė sa mė tė sjellshėm mė njėri-tjetrin.
Mund tė themi me plot gojėn se Pejgamberi (a.s.) nė lidhjet ndėrshoqėrore tė popullatės synonte kėto vlera etike mjaft tė rėndėsishme: Drejtėsinė, mėshirėn, tolerancėn, dhembshurinė, ndihmėn etj. Ai u rrinte vazhdimisht afėr tė varfėrve, ndėrsa tė pasurit i urdhėronte pėr modesti ndaj tė varfėrve. "Punėtorit jupjani hapun para se t'i thahet djersa e ballit"; i urdhėronte ai punėdhėnėsit muslimanė. Po ashtu edhe punėtorėt i paralajmėronte qė punėn e tyre ta bėnin sa mė cilėsore. Njė ditė, njė grup njerėzish tė cilėt dukeshin se ishin tė varfėr nga rrobat e tyre, erdhėn pėr vizitė tek Pejgamberi (a.s.). Me tė parė njė gjendje tė tillė, ai urdhėroi menjėherė shokėt e tij qė t'u japin ndihmėn e duhur dhe ata i ndihmuan. Nė marrėdhėniet shoqėrore oratoria (tė folurit) zė njė vend tė rėndėsishėm. Pejgamberi ynė (a.s.) kur fliste, fliste ngadalė dhe qartė. Kur fliste ai, ishte e pamundur tė mos kuptohej. Dėgjuesit shumė lehtė mund t'i mbanin mėsonin pėrmendėsh fjalėt e tij. Sado i madh tė ishte numri i tė pranishmėve, ai pėrsėri fliste ngadalė, qartė, thjeshtė, natyrshėm, ėmbėl dhe nė mėnyrė tė sinqertė.
Brenda mundėsive iu pėrgjigjej ftesave, futej brenda problemeve dhe halleve tė njerėzve dhe i ndihmonte ata.
Zejd bin Thabiti (r.a.) pėrcjell: Pejgamberi (a.s.) bisedonte pėr ēėshtje tė ndryshme me shokėt e tij. Nė gostitė e pėrgatitura mjaftohej edhe vetėm me bukė elbi dhe hurma duke mos bezdisur tė zotėt e shtėpisė. Shpeshherė dilte nė pazar, vizitonte dyqanet e ndryshėm, mėsonte tregtarėt pėr pėrdorimin e peshores, i kėshillonte tė jenė tė drejtė nė tregti, duke ndihmuar kėshtu prodhuesin dhe konsumatorin, qė tė mos bien pre e padrejtėsisė. Pėr ēfarėdolloj problemi qė kishin, njerėzit shkonin pa ngurim dhe gjenin zgjidhjen e duhur tė problemit tė tyre tek Pejgamberi (a.s.). Interesohej pėr tė sėmurėt, kėshillonte nė rast nevoje, shkonte nė ceremonitė mortore, vizitonte familjet e tyre dhe i mbėshteste ata nga ana morale. Tė mendosh komshiun ėshtė pjesė e besimit. Si pasojė e natyrshmėrisė, karakterit dhe sjelljes sė tij tė lartė, ishte shumė i sjellshėm me gratė, dhe i ndihmonte nė zgjidhjen e problemeve tė tyre.
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė