Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-07, 15:12   #5
Prizrenali
 
Avatari i Prizrenali
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 53
Prizrenali i vlerėsuar jo keq
Gabim

Zėri i tij dhe fjala e tij

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte zėrin pak tė ngjirur, fjalėn e kishte tė ėmbėl dhe nė fjalėt e tij dallohej urtėsia. Kur heshtte, ishte tėrė urtėsi; kur fliste fytyra e tij zbukurohej. Ai fliste qartė dhe rrjedhshėm, duke i shqiptuar fjalėt si rruazat qė zbresin pas njėra-tjetrės. Ai e fillonte dhe e mbaronte fjalėn qartė dhe kuptueshėm. Fliste fjalė tė prera; as nuk e zgjaste shumė fjalėn, as nuk e shkurtonte atė. Kur fliste, i dallohej ēdo tingull i fjalės. Ai ishte gojėtar. Kishte natyrė tė qetė dhe fjalėn e kishte me vend. Pėr kėtė nuk ia kalonte kush, sado gojėtar tė ishte. Allahu i kishte dhėnė atij mundėsinė qė me pak fjalė tė shprehte shumė kuptim. I ishte dhėnė urtėsia. Ai dinte t’i ndante fjalėt. (shiko: "Nektari i vulosur i Xhennetit").

Virtytet e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

1) Personaliteti i tij:

Ishte njeri i madh dhe kėtė madhėshti e kishte fituar me besimin e madh qė kishte nė principet e veta dhe qėndrueshmėrinė e tij nė kėto principe. Ky besim dhe qėndrueshmėri ishte e stolisur me moral tė mirė, sjellje korekte me dashamirėt dhe armiqtė, modesti dhe thjeshtėsi, larg ēdo komplikimi dhe shtirjeje.

Ishte i sinqertė me vetveten, kishte synime tė pėrcaktuara dhe vizion tė qartė.

U mbeti besnik principeve tė veta derisa e kumtoi shpalljen hyjnore dhe i pėrhapi mėsimet fisnike, tė cilat shumica e atyreve qė e armiqėsojnė dhe ofendojnė nuk i njohin.

Ky burrė i ka pėrmbledhur tė gjitha tiparet e mirėsisė qė janė nė pėrputhje me natyrėn e njeriut dhe tė gjitha tiparet e plota njerėzore qė i shpresojnė njerėzit e menēur.

Bukuria fizike, bukuria morale dhe bukuria intelektuale e nxorėn kėtė diell i cili i dha kuptim jetės nė ruzullin tokėsor.

2) Sjellja e tij me familjen e vet.

Ai qė analizon me vėmendje jetėn e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, do tė habitet nga fakti qė njė njeri qė vjen nga njė ambient shkretiror e i vrazhd, ku dominon injoranca dhe kaosi tė arrijė kulmin e suksesit tė themelimit tė familjes dhe kujdesit ndaj saj.

Ishte burim i dashurisė, ngrohtėsisė, ndjenjave, emocioneve dhe dhimbsurisė pėr familjen e vet.

E pėrkdhelte gruan e tij, bėnte shaka me te dhe bisedonte me tė pėrplot me emocione tė ngrohta. Shikoni se ēfarė shembull jep Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė kėtė drejtim. Ai e vėndonte gojėn e tij aty ku kishte vėnduar gruaja e tij, Aisheja, radijall-llahu anha, gojėn, duke pirė nga njė enė. Ai nuk e kishte haruar as gruan e tij tė vdekur, Hadixhen, radijall-llahu anha, tė cilėn e kujtonte shpesh pas vdekjes sė saj.

Edhe pse Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kishte peshė tė madhe dhe detyra gjigante sikur kryetar i shtetit, komandant i ushtrisė, udhėrrėfyes shpirtėror dhe moral i popullit tėvet, ai nuk neglizhonte qė tė jetė i dashur dhe i afėr me familjen e tij. Kėtė e manifestonte duke qenė nė shėrbim tė familjes dhe u ndihmonte grave tė tija nė punėt e tyre shtėpiake.

E kanė pyetur Aishen, radijall-llahu anha: ēka bėnte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur ishte nė familje tė vet? Tha: i kryente punėt shtėpiake, kurse kur vinte koha e namazit, ngritej qė tė falet". (Buhariu).

3) Sjellja e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me njerėzit nė gjendje tė paqės

a) Ishte njeri i tė vėrtetės dhe drejtėsisė

Ishte njeri qė e donte tė vėrtetėn dhe drejtėsinė dhe gjykonte sipas tyre dhe asgjė nga kjo rrugė nuk mund ta largonte. I dobti trajtohej si i fuqishėm derisa ta merte hakun e vet, kurse i fuqishmi trajtohej si i dobėt derisa tė mirrej haku nga ai.

Nė kėtė drejtim nuk e pėrfillte as njeriun mė tė afėrt te ai, sikurse del nė shesh nga ky rast. Njė herė kishte vjedhur njė grua nga fisi Mahzum dhe kėrkuan njeri qė do tė ndėrmjetėsonte te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, qė mos tė ekzekutohet denimi kundrejt asaj. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u hidhėrua shumė nga ky gjest e tha:

"Pasha All-llahun, nėse Fatimeja, bija e Muhammedit do tė kishte vjedhur, do tia kisha prerė dorėn". (Sahih, Ebu Davudi).

b) Pronar i moralit tė lartė.

Ajo qė e dallonte mė sė shumti Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte morali i lart me tė afėrmin dhe me tė largit, me miqt dhe armiqt.

Takohej i buzėqeshur me njerėzit, ishte gojėmbėl, tė keqen e kthente me tė mirė dhe nuk mirej me punė tė ulta.

I ka mėsuar muslimanėt se njerėzit mė tė mirė janė ata qė kanė moral tė mirė, sikurse ka ardhur nė hadith.

Madje i ka stimuluar pasuesit e tij qė tė posedojnė moral tė mirė sepse me kėtė do tė jenė afėr tij nė Ditėn e Ringjalljes.

Kur kėrkuan prej tij qė tė lutet kundėr idhujtarėve ai u dha pėrgjigje duke thėnė:

"Nuk jam dėrguar si mallkues, por jam dėrguar si mėshirė". (Muslimi).

c) Njeri i tolerancės

Akuzat e pabaza dhe shpifjet e qėllimta tė cilat nuk posedojnė as minimumin e kritereve tė besnikėrisė shkencore qė e paraqesin Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, si njeri intolerantė dhe kundėr dialogut dhe debatit. Kurse e kundėrta ėshtė e vėrtetė. Pėr kėtė gjė do tu sjellim njė shembull.

Atėherė kur disa ēifut kinse po e pėrshėndesin e mallkuan, duke thėnė: "vdekja qoftė pėr ty", ai u pėrgjigj me kulturė maksimale dhe butėsi tė paparė deri nė atė kohė: "edhe pėr ju".

Paramendoni situatėn, ai ishte kryetar i shtetit, kishte pushtet dhe fuqi dhe kishte shok dhe ithtar qė ishin tė gatshėm tė bėjnė ēmos pėr ta mbrojtur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Mirėpo ai shumė thjeshtė dhe me pak fjalė i dha pėrgjigjen kėtyre ēifutėve. Kur e pa Aisheja kėtė reagim, u nevrikos dhe u tha pėrgjigje me mallkim dhe ofendime. Reagoi Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ndaj kėsaj sjellje tė Aishes, radijall-llahu anha, duke i thėnė: "Ngadal Aishe, sepse All-llahu e do butėsinė nė tė gjitha ēeshtjet". (Buhariu dhe Muslimi).

d) Njeri i dijes dhe civilizimit

Nė kėto kohėra nuk ėshtė vėshtirė qė tė nxitojė dikush dhe ta akuzojė Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se ėshtė kundėr shkencės dhe civilizimit, mirėpo nėse ndalemi dhe studiojmė jetėn e tij do tė shohim se e kundėrta ėshtė e vėrtetė. Do tė vėren se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte ai qė i vėndoi themelet e shkencės dhe civilizimit, mbi tė cilat u ngrit shteti islam dhe e ngjalli ruzullin tokėsor shekuj me radhė.

Si ka mundėsi qė ky njeri mos tė jetė pishtar i shkencės dhe civilizimit kur fjala e parė qė ju shpall ishte: "lexo".
Prizrenali Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė