Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-11-07, 13:40   #2
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E drejta publike nderkombetare

Suksedimi- paraqitet kur nje ose me shume persona nderkombetar e zevendesojne nje person tjeter nderkombetar me c’rast behet bartja e te drejtave dhe detyrimeve nga nje shtet qe e ka nderruar ose humbur identitetin e vet ne shtetin tjeter.

Suksedimi mund te jete:
a. I pergjithshem- shfaqet kur nje subject absorbohet ne teresi nga nje tjeter qofte edhe kur behet me vullnetin e antareve.
b. I pjesshem- shfaqet kur nje pjese e territorit te nje personi nderkombetar ngritet ne kryengritje, fiton pavaresine dhe behet person nderkombetar me vete.
* Shteti pasardhes i merr IPSO JURE te gjitha te drejtat dhe detyrat e shtetit te meparshem.

Suksedimi dhe traktatet
Nje nder ceshtjet me rendesi qe paraqiten me rastin e suksedimit eshte se a kalojne traktatet e shtetit qe eshte krijuar ose eshte ndare ne shtetin pasardhes ose jane zhdukur me territorin e humbur ose te dhene.
Lidhur me kete, ne teori jane shfaqur dy tendenca:
1. Shteti i ri nuk mund te konsiderohet i detyruar ne tractate te cilat nuk jane lidhur nga ai.
2. Shteti i ri duhet t’i pranoje traktatet qe kane qene te lidhura me heret.
Te gjitha zgjidhjet e adoptuara deri me tani mund te perfshihen ne tri grupe:
1. Traktatet qe nuk barten ne pasardhes- Traktatet politike.
2. Traktatet qe vazhdojne te mbesin ne fuqi- Traktatet normavenese.
3. Traktatet qe mbesin ne fuqi- Traktatet qe kane te bejne me territorin.

Suksedimi dhe borxhet publike
*Ne doktrinen e shek. XIX: ka mbizoteruar qendrimi se borxhet duhet bartuar mbi pasardhes.
*Ne fillim te shek. XX: mjafte autore kane mohuar detyrimet e shtetit suksesor qe te marre pjese ne pagimin e borxhit te shtetit qe shkaterrohet.
p.s. ne praktike kjo ceshtje eshte zgjidhur perms marreveshjeve speciale, psh. Italia, perkitazi me provincat Tripolitano dhe Kirenaika, ka pranuar te paguaje borxhin public te Turqise.
*Ne prag te LIIB:
Ne mungese te traktateve prape kane marre hov tendencat per refuzimin e marrjes se detyrimeve nga borxhet.
Ceshtja e borxheve publike ne cdo rast duhet zgjidhur me ane te marreveshjeve.

Suksedimi dhe shtetesia
Personat qe jetojne ose e kane vendbanimin ne territorin, i cili eshte subject i nderrimit, prima facie, e marrin shtetesine e suksesorit.
Probleme lindin vetem per personat te cilet kane qelluar jashte atij territory, ne momentin e nderrimit. Nderrimi i shtetesise paraqet nje ceshtje te rende kur cedimi behet kunder vullnetit te popullsise. E drejta nderkombetare ka provuar t’i zvogeloje pasojat e padeshirueshme te cilat dalin nga keto situate perms Plebishitit dhe Optimit.

Permbajtja dhe klasifikimi it e drejtave themelore
Ceshtja e precizimit te plote e te drejtave themelore ka mbetur e hapur deri ne ditet e sotme. Kete e kane kushtezuar: a. Ndryshimet qe jane pasoje e nje evolucioni normal dhe
b. opozita ne te cilen ka hasur rregullimi i ceshtjes nderkombetare ne shtetet e medha.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė