Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-07, 21:49   #3
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E drejta publike nderkombetare

Perpjekjet e para i ka bere Abati Gregoar, 1792, projekti i te cilit nuk u realizua, por ngeli si begatim i se drejtes nderkombetare te asaj kohe.
Te ketilla jane parimet:
a. Popujt jane te pavarur dhe sovran,
b. Te gjithe popujt kane te drejte te organizojne dhe nderrojne formen e tyre te qeverisjes,
c. Cdo popull eshte zot ne territorin e vet etj…
Shumica e autoreve permendin pese te drejta themelore te shtetit te cilave u pergjigjen detyrimet e shteteve tjera:
- e drejta e sovranitetit dhe pavaresise
- e drejta per ekzistence (mbrojtje)
- e drejta e barazise
- e drejta per t’u rrespektuar
- e drejta per komunikim me shtetet e tjera.

Llojet e shteteve
Bashkesine nderkombetare per shume kohee kane perbere shtetet sovrane si dhe shtetet nen sundimin colonial. Bashkesine nderkombetare sot e perbejne me se 190 shtete sovrane te cilat perkunder kesaj mund te jene pak a shume te varura ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht etj.
Mes shteteve ekzistojne dallime te konsiderueshme ne pikepamje te:
- madhesise se tyre- territorit: shtete te vogla
shtete te medha
- nr te banoreve
- shkalles se zhvillimit
- rendit te brendshem ekonomik
- potencialit ushtarak- superfuqi
fuqi te medha
- rendit te brendshem- kapitaliste
socialiste

Per te drejten, rendesi ka klasifikimi qe ka per baze poziten juridike te shteteve.
1. Shtetet unitare -> thjeshta
2. Shtete te perbera:
a. Bashkimi personal
b. Bashkimi real
c. Konfederata dhe
d. Federata.

2. Shtetet e perbera
A.Bashkimi personal
Bashkesi e dy apo me shume shtetesh te cilat i lidhe vetem person ii sundimtarit. Bashkimi personal krijohet kur perputhen sendet e trashegimise, kur nje mbret i nje shteti zgjidhet per mbret edhe ne shtetin tjeter.
Antaret e Bashkimit Personal e ruajne pavaresine e tyre te plote:
1. ne planin e brendshem ruajne:
a. organin ligjdhenes
b. organet gjyqesore
c. organet administrative
2. ne planin e jashtem:
a. vazhdojne te mbesin subjekte te pavarura dhe te vecanta
b. mbajne pavaresisht marredhenie diplomatike me shtetet e tjera.

B. Bashkimi real
Bashkesi e dy apo me shume shtetesh sovrane, te cilat jane nen nje monark dhe bejne nje subject nderkombetar.
Shtetet antare te BR e ruajne:
1. ne planin e brendshem
a. autonomine e tyre te brendshme dhe i kane te pavarura organet ligjdhenese, admin dhe gjyqesore.
2. ne planin e jashtem ne competence te BR, si teresi lihet:
a. Politika e jashtme
b. Ushtria dhe
c. Finansat
Lufta kunder nje shteti antar te BR eshte lufte kunder te gjitheve. (Sot nuk ka shtete te tilla.)

C. Konfederata
Lidhje mes dy apo me shume shteteve te pavarura.
Krijohet me marreveshje nderkombetare dhe ka per qellim: mbrojtjen e pavaresise se jashtme ose te brendshme te antareve te saj. Ka raste kur krijohen per te evituar dominimin e nje shteti me te forte. Ka organet e veta qe kane fuqi te caktuar mbi shtetet antare. – Organ kryesor, e shpeshe i vetem, eshte DIETA, (pastaj Kuvendi i pergjithshem, Kongresi i delegateve)… Detyrat e ketij organi jane:
1. Te zgjidhe mosmarreveshjet mes antareve
2. Ndalon luften mes antareve, ne marredheniet nderkombetare
3. permbushe vendimet e Dietes.
Shtetet antare te confederates e ruajne pavaresine e tyre te plote, si brenda ashtu edhe jashte.

D. Federata
Bashkesi e me shume njesive, e cila krijohet me akt juridik => Kushtetute.
Politika e jashtme:
- dergimi dhe pranimi i perfaqesuesve diplomatike
- shpallja e luftes dhe lidhja e paqes
- mbrojtja e sigurise se shtetit dhe
- finansat
(jane ne competence te federates si teresi).
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė