Tema: 20 Vjet LDK
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-09, 02:06   #34
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 20 Vjet LDK

Sali Berisha: LDK, parti e parė antikomuniste nė Ballkan

Prishtinė, 23 dhjetor - Me rastin e 20-vjetorit tė themelimit tė LDK-sė, Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha i ka dėrguar njė letėr pėrshėndetėse Presidentit tė Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, drejtuesve, anėtarėve dhe mbėshtetėsve tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. kėsaj partie. Nė kėtė letėr, Kryeministri Berisha shkruan: "Nė 20 vjetorin e themelimit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės nga Presidenti i ndjerė, Ibrahim Rugova, kam nderin dhe kėnaqėsinė e veēantė, qė, nė emėr tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė dhe nė emrin tim personal, t'Ju dėrgoj pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta. Lidhja Demokratike e Kosovės u themelua nga Presidenti Rugova dhe elita intelektuale shqiptare e Kosovės, si partia e parė antikomuniste nė Ballkan, si forca e parė politike opozitare, e vendosur kundėr regjimit barbar tė Millosheviēit. Partia e interesit kombėtar tė shqiptarėve, Lidhja Demokratike e Kosovės, nėn udhėheqjen e njėrit prej personaliteteve mė tė mėdha nė historinė tonė kombėtare, burrit tė madh tė kombit tonė, Ibrahim Rugova, do tė udhėhiqte nė kushtet e terrorit, tė dhunės dhe shtypjes sė hekurt themelimin e shtetit tė shqiptarėve, si dhe do tė organizonte rezistencėn paqėsore, mė tė pashembulltėn nė Europė, ndaj okupatorit e do tė promovonte ēėshtjen e drejtė tė Kosovės nė Europė dhe nė mbarė botėn. Pas ēlirimit tė Kosovės, Lidhja Demokratike e Kosovės, nė koalicion me forca tė tjera politike, do tė jepte njė kontribut historik nė rindėrtimin e vendit dhe nė shpalljen e pavarėsisė sė saj. Sot, Lidhja Demokratike e Kosovės ėshtė ndėr forcat kryesore tė qeverisjes nė Kosovė, qė kontribuon pėr konsolidimin e shtetit ligjor, nė shėrbim tė paqes e tė stabilitetit nė Kosovėn e pavarur. Duke shfrytėzuar kėtė rast, Ju pėrcjell pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta nė kėtė ditė tė shėnuar jo vetėm pėr Ju e pėr Kosovėn, por edhe pėr mbarė kombin shqiptar.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė