Tema: 20 Vjet LDK
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-09, 02:17   #35
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 20 Vjet LDK

Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(II)

Nga: Bekim TOCANI

Vrasja e besimit mbi trashėgiminė e plagosur

President i dashur, pas pėrjetėsimit Tuaj nė Shenjt, besimi ka tretur, s’ka mė as dashuri a gėzim lirie nė shtetin pėr tė cilin ndryshe patėm shtegtuar me Ty! Ose, ai ėshtė prezent, vetėm ku mbėrrinė dora e njė deputeti a ministri, ndonjė kryetari tė komunės apo familjari tė atyre qė punojnė nė institucione ose tė ndonjė biznesmeni! Institucionet dhe Bizneset, bashkė bėjnė derėn fizike tė gėzimit dhe tė festės, por kjo jo pėr ata qė duke abstenuar nga procesi i Zgjedhjeve vendore, treguan zhgėnjim tė shumėfishtė. Tė zhgėnjyerit nga liria e nga shteti, President i dashur, janė tė shumtė, mė shumė se 60% tė qytetarėve qė nuk votuan. Ata nuk mund ti gėzohen asnjė feste, sepse ka pasiguri pėr jetė, vuajnė varfėrinė sepse ka shumė korrupcion shumėngjyrėsh, ka pasion pėr zhvatje tė shtetit dhe ka aq shumė pasion patologjik pėr tė rrėnuar atė qė ndėrtove TY! Shtetin demokratik me qytetarin pikė referimi, aty ku pėrputheshin bashkėkohėsia dhe tradicionalja, ku zhvillimi bazohej mbi tė arriturat e pėrbashkėta tė qindra mija veprimtarėve tė Lėvizjes pėr shtet, demokraci dhe liri. Prandaj Kosova ėshtė shndėrruar nė njė vend ku ėshtė vėshtirė edhe tė vdiset! Sepse ajo ngjanė nė njė qytet tė mbytur nė kujtimet e veta, ku iluzioni i kujtesės tė plagosė pėr vdekje ėndėrrėn e njė dashurie…(njerėzit qė vijnė e pėrkulen mė shohin me habi teksa mbi mermer shfletoj letra dhe flas…Ata sigurisht mė kujtojnė tė ēmendur…Qeshem sepse sa herė pyes vajzėn ēka ka tė re andejpari, ajo mė tregon pėr njė person tė ri tė ēmendur nė qytetin tim…por unė vazhdoj tė ju flas President Rugova…) Na le trashėgim besimin e shndėrruar nė doktrinė dhe me filozofinė politike qė e nxore nga rrėnjė ilirie! Ndėrtove shtetin dhe lirinė e me sakrificėn prej misionari hape dyert e kancelarive perėndimore dhe krijove edhe mbėshtetjen ndėrkombėtare…President i dashur, ju pėrpunuat konceptin e lirisė dhe tė sovranitetit! Ju e krijuat vizionin e shtetit tė ndėrtuar nė trajtė ideale dhe ju vazhduat me ndėrtimin e shtetit funksional. Ju punuat me vendosmėri qė shoqėria demokratike tė frymonte pikėrisht mbi bazėn e lirisė njerėzore, individuale e kolektive. Njerėzit besuan nė Ty dhe koncpetin e shtetit e tė pavarėsisė dhe lirisė! Prandaj arrite tė krijosh besim dhe rreth dy dekada mbajte tė bashkuar popullin i cili sfidoi acarin pėr tė qenė pranė atėherė kur po na ikje nė amshim. A thua President Rugova, ēka nga ai besim dhe nga ai shtet ideal e funksional ekzitson sot?! Kjo pyetje pa pėrgjigje, pėr ne tė gjallėt, ata qė udhėheqin veēant, vjen si njė mallkim. Na rri mbi krye mėkat pas mėkati, zhgėnjim pas besimit dhe rėnie e ngritje si dy thika tė helmuara qė tej pėr tej shpojnė besimin e krijuar nga Ty e tė ēsyzuar krejt naga ata qė pretendojnė se tė njohėn apo se tė kujtuan mik, udhėheqės…?!
“A nuk dėshiron tė ikėsh nė pafundėsi kur sheh njerėz injorantė qė u fshehėn pas emrit tė Presidentit dhe bėnė karrige dhe pas tyre edhe pasuri qė u humbi nder e dinjitet”, mė kumbon zėri i Enver Malokut nė vesh…
- A nuk jemi takuar tek Migjenit iu ndėrpre klithma: pėrditė shoh qartė e ma qartė dhe vuej thellė e mė thellė…mė duket se mė shpėtoi nga buzėt…Mė dukej se mė shikonin me Xhemėn, Bardhylin, Bekimin…nuk e di nė isha unė i vdekuri apo…vazhdoj e ju them: Ju “ikėt” tepėr heret pėr t’ju shkruar kartė tej dimensionesh, aty ku takohet soji ynė nė ēdo stinė e moshė. Por, nuk po mund tė hesht kur ende punojnė shqisat dhe kur ende, edhe pse ka ngulfatje tė lirisė e tė fjalės, qeveritarėt nuk mund tė vrasin mendimin dhe askurrė kėtė lloj komunikimi. Ata nuk njohin dimensionin e komunkimit me fjalėn…ata nuk beojnė! Ndoshta do tė mund tė ma thoshit njė fjalė bashkė, a thua ku janė kufijt e fundit tė fatkeqėsive qė pllakosėn kėtė vend ku nuk dihet nėse kushtetuta ėshtė shkruar pėr njerėzit apo demonėt!Nė ketė meshė vetmie, ne mbetemi tė pandarė nė ėndėrrėn pėrgjysmė tė ngrirė qe sa kohė. Megjithėse ju atje pėrtejbote jeni me paqen e Zotit, ne kėtu jetojmė njė torturė tė padurueshme lajmesh tė zeza, gėnjeshtrash bardh e zi. Falltorėt dhe ata qė bėjnė magji mund ti shohėsh kudo nė ndėrtesat qeveritare apo nė parlament, kjo perandori injorantėsh qė mund tė operojė vetėm nė terr e nė mjegull. Por ende shpresoj qė kjo perandori pluhuri merimangash tė kuqe mund tė ripushtohet vetėm forcėn e asaj dashurie e respekti qė mbolle sa jetoje me ne tė vdekurit pėr sė gjalli! Atėherė mbase do tė mund ta shėrojmė e shpėtojmė trashėgiminė Tuaj President! Nėse ne jemi plot mėkate, sė paku ta ribėjmė e ruajmė pasurinė humane, intelektuale, politike, nacionale qė na e le, pėr fėmijėt e nipat!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė