Tema: 20 Vjet LDK
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-09, 02:18   #36
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 20 Vjet LDK

Dialog pėrtej dimensionesh: Tre vjet pas 20 vjetorit tė krijimit

Lėvizja demokratike qė e themelove si lidhje, nė 20 vjetorin e saj, feston tash ditėlindjen. Sa ka mbetur nga ajo LDK sot, shtynė padashur tė ju pyes nė formė ankthi pėrzier me dhembje: Ē’tė drejtė pate qė tė vdesėsh e tė na lėsh pas kėshtu?! Mbase e ke dėgjuar premtimin e atyre qė i le pas: Lidhja Demokratike e Kosovės nė kėto momente tė rėnda tė dhembjes thekson pėrkushtimin e saj tė palėkundshėm pėr vazhdimin e rrugės sė trasuar nga Prijėsi dhe Presidenti historik i Kosovės nė realizimin e plotė tė pavarėsisė dhe tė shtetit demokratik tė Kosovės…E kanė mbajtur fjalėn kjo kastė qė po e udhėheqė atė Lidhje post Epokės tande apo jo President i dashur?! Apo gjithēka u thye nė karriget e Kuvendit qė ndau mė dysh krijesėn tande?! A tė ngjanė LDK ajo qė e nise duke promovuar kuptimin figurativ tė lirisė President i dashur?! Ju i qėndruat besnik lėvizjes pėr shtet sepse ashtu themelove dhe e rrite lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, madje edhe nėn njė pushtim klasik! Mirėpo Ju e provuat se lirinė mund ta bėnim vetėm me zemra tė forta, besim tė ndėrtuar me punė e sakrificė dhe veprime racionale qė do tė kishin njeriun pikėnisje! Ka arritur LDK ta ruajė atė filozofi njerėzore e politike dhe nacionale, ka bėrė ndonjė hap para pėr tė ruajtur dhe zhvilluar solidarėsinė nė mes veprimtarėve e njerėzve?! A nuk ėshtė thyer nė copa ai besim apo ai vetėm lėngon pasojat!”Njerėzit qė drejtojnė LDK-nė sot, ka rrezik se po tregojnė qė nuk e kanė kuptuar Rugovėn si intelektul, ideolog”, mė duket se dėgjoj Xhemail Mustafėn tė thotė. Ndėrsa profesor Agani, sikur nė korridorin e QIK-ut buzėqeshė e thotė me ngadalė: Presidenti dhe Kosova ndėrtuan kontratėn mitike pėr liri e pavarėsi. Pas vitit 2000 Rugova i kaloi provat e mėdha tė lirisė, por demokracia sot mė shumė ngjanė nė autokraci, thotė profesor Agani duke buzėqeshur dhe ironizuar emrat e “patriotėve” me tė cilėt qe mbushė Kosova nė fund vitet ‘90-ta.
- Ēdo shtėpi e ka nga njė mashkull tė lig, do thoje Ty President Rugova…Fanitja e fytyrave tė njerėzve tė Presidencės e QIK-ut, padashtas tė zgjon nostalgji dhe frymė loti! Ai lot qė sot mund tė mos marr ngjyrė nė QIK sepse s’ėshtė Enveri. Apo sepse edhe QIK-u sot ėshtė si LDK. Tė dy subjekteve ju mungojnė Enveri, Xhema, Agani…sikur qė Kosovės i mungoni Ju, President i dashur! Dhe kur ju flas pėr punėn dhe besimin, njė gjamė e madhe qė s’tė lė as tė vdesėsh tė klithė nė ndėrgjegje. Si ndihen sot ata mija veprimtarė politikė a ushtarakė, sa reflekton ndjesi e jetė pafajėsia e mėkatit tė tyre! Ajo qė vjen nga sa vite pune tė atyre qė tė besuan. Ajo gjamė e kundėrshton gėnjeshtrėn, trathtinė e ndjesisė sė shenjtė, meskinitetin, maskarallėqet, korrupsionin moral e institucional. Madje edhe atė lloj korrupcioni qė ka nisė tė mbijė edhe nė familje, mėhallė, qytete a krahina tė Republikės qė Ty z. President e le me shqiponjė. Por ata tė tjerėt e bėnė me njė hartė qė nuk e kontrollojnė dhe 6 yje qė mjegullojnė identitetin kombėtar…”Shpejt ka me u que shqiponja e Dardanisė e ato yje me ua vu nė ballė atyne qė i vizatuan…”, mbase do thoshte miku juaj Mark Krasniqi, z. President! Tė kujtohet pse akademiku madhėshtor Krasniqi tė kėrkonte tė mos qeshje pranė kryeministrit aktual?! A nuk ta dha lajmin ogurzi Ai ndėrkaq qė refuzoje ndonjė konflikt brenda nė shtetin e lirė…?! E di, gurė tė nxehtė ke pėrbi gjatė gjithė kohės…Por duhej ndėrtuar shpia e nuk kishte kohė pėr pallavraxhinjt. As pėr hienat qė t’u sulėn kur mbete i vetmi qė u ktheve tė ndash fatin dhe fatkeqėsinė e popullit pas Konferencės sė Rambujesė…Lehtė ishte tė udhėhiqej nga hotel “Rogneri” dhe Tirana a Shkupi…Por Ty mbete nė Kosovė, sepse kur Ty ishe aty, qytetarėt ndjenin prezencėn e institucionit moral qė krijove… – Profesor Agani, Enver, o Xhemo, sa kanė tė drejtė ata qė mendojnė se LDK lider i tė cilės Rugova ka qenė praktikisht qysh nga themelimi, nuk ka ditur tė prodhojė njė trashėgimtar…Shenjtėt nuk mė flasin por vetėm buzėqeshin nė shenjtėrimin e tyre tė pėrjetshėm…por unė, sikur ata qindra mija bashkėveprimtarė anėekėnd Kosovės, e ndjejnė aq thellė kohėn. Kohėn e Prijėsit dhe Krijuesit. Koha jote po vjen z. President! Me ju ndiheshim mė tė sigurtė…Sot ndėrkaq, ideali nacional demokratik pėr shtetin e Kosovės si urė drejt bashkimit, ka mbetur duke vuajtur nėn strehė tė Parlamentit e Qeverisė…Kurse mes zyrash tė huaja tretet dinjitet i nėpėrkėmbur i udhėheqėsve tė korruptuar qė bėjnė vetėm ēka u thuhet. Ndryshe, nėse i pari bie pas grilave pėr korrupcion, krim tė organizuar apo kėrcėnim gazetarėsh e fjale tė lirė, atėherė vargu i gjatė i atyre qė do tė duhej “ta mėsonin pianon”, do tė zbrazte Qeverinė dhe Parlamentin, madje edhe kuvendet apo qeveritė komunale dhe Kosova e Republikės me 6 yje do tė mbeste nė kaos. (Sa prej qeveritarėve apo parlamentarėve do tė mund ta kenė lexuar Shokun Zylo, dėgjoj zėrin e Afrimit tė pyetė!?). Nuk di si tė tė shkruaj pėrveē se me gjuhėn qė nuk lėndon artin por jetėn e pėrpjeston me dhembjen pėr tragjedinė qė na pllakosi! Nuk ėshtė e habitshme qė, pėr shkak tė komunkimit me Ju z. President, apo siē mund tė komentohet: pėr shkak tė stilit naiv tė tė shkruarit, dikush nesėr tė mė shpallė trathtar, bashkėpunėtor tė atij e kėtij vendi…Por jam shumė i sigurtė qė tashmė ka kush merret edhe me “tipa psikopatologjikė” si ne. SHIK-u ka pėrpiluar listat qe mbi 10 vjet, vetėm se dikujt do tė mund ti jetė tėrhequr emri ngase bashkėqeverisin dhe mė interesi nuk ėshtė tjetėrkund pėrveē se aty ku jipen, kontrollohen dhe maksimalisht shfrytėzohen tenderėt dhe institucioni a funksioni! Njėzet vjet pas themelimit, LDK-ja do tė festojė ditėlindjen! Atė ditėlindje nė tė cilėn do tė mungojnė shumė veprimtarė qė e i besuan frymės sė Presidentit Rugova. A thua President i dashur, si do bėje TY sot?! Aq e nevojshme ėshtė tė ruhet ky koalicion i pėrqudshėm qeverisės?! …Dhashtė Zoti qė LDK tė hapė dyert pėr brezat e rinj, ata qė do tė mund ta kthenin shkėlqimin e Njeriut simbol dhe institucion! Sepse ne nuk e bėmė, sepse nuk e bėnė kryesia aktuale e LDK-sė!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė