Tema: analiza
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 03:56   #3
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

POSTRUGOVA



nga Ilir Kulla

Presidenti i Kosoves nderroi jete. Me gjithe te mirat dhe te keqijat qe mund te kete nje njeri sa eshte ne jete e rendesishme eshte qe ai njeri kur shkon te lere kujtim te mire per te. Mund te themi se z Rugova ka hyre ne histori dhe menyra me e mire per ta gjykuar jeten e tij do te jete nepermjet historise dhe historianeve. Nje thenie e vjeter popullore thote, vdiq mbreti rrofte mbreti. Nuk mund ta marrim te thene plotesisht kete per z Rugova, por ama nje gje eshte e qarte, pas largimit te z Rugova nga kjo jete, gjeja me e rendesishme do te jete ajo qe ka te beje me cfare do te ndodhe pas tij. Se pari z Rugova si president do te zevendesohet nga dikush tjeter qe ka shume gjasa qe te jete po nga vete LDK.
Eshte e mundshme qe te jete z Nexhat Daci si Kryetar i Parlamentit, por edhe z Sabri Hamiti si nje nga personalitetet me te fuqishme politikisht te LDK-se. Presidentit te ardhshem te Kosoves do ti duhet te kerkoje konsensusin parlamentar, keshtu se paku do te kete nevoje qe Presidenti i ardhshem i Kosoves duhet jo vetem te kete nmbeshtetjen e te gjithe LDK-se, por edhe te AAK-se e ndoshta edhe te PDK-se dhe ORA-s. Asgje e cuditshme qe nga emrat qe do te degjohen per kandidaturen e Presidentit te jete Haradinaj, Surroi, Thaci apo edhe vete zevendeskryeministri aktual Adem Salihaj. Natyrisht qe “lufta” me e madhe ne kete loje do te jete perpjekja e tre paleve ne LDK per te marre drejtimin e kesaj te fundit si partia me e madhe dhe ne pushtet. Nga njera ane Sabri Hamiti shkrimtari themelues dhe figure e forte dhe e respektuar brenda LDK-se, nga ana tjeter Adem Salihaj zevendeskryeministri shume i akuzuar nga opozita por dhume i lidhur pas Rugoves dhe ne tjetren ane akoma Alush Gashi njeriu qe ka qendruar per shumke kohe ne hije dhe qe ka nje mbeshtetje te fuqishme jashte Kosoves.
Ka shume gjasa qe LDK te ndahet, nqs palet nuk do dine ta ndajne pushtetin ne mes. Por historia e\ vdekjes se Presidentit rrezikon edhe raportet e brishta te maxhorances se qeverise Kosumi. Natyrisht qe orkset dhe aksioneret jane te shumte. Faktori nderkombetar nga ana e tij deshiron qe sa me shpejt ta mbylle kete ceshtje sepse kjo do te thoshte jo grup negociator, jo negociata ne kete kohe dhe dite te veshtira per ekuilibrat politike jo vetem ne Kosove po dhe jashte saj. Ibrahim Rugova ishte njeriu qe kishte ditur me qetesine e tij qe te bente te bashkejetonin qe te gjitha palet ne partine e tij. Kole Berishen, plakun e forte katolik qe ka qene gjithnje ne krah te mikut te tij kryetar, te riun Naim Jerliu, Sabri Hamitin me gjithe LDK-ne e Prishtines dhe te Podujeves, Alush Gashin, Adem Saliun se bashku me Rame Maren, zonjen Nekibe Kelmendi dhe ekipin e ri qe kishte futur ne qeveri me ne krye Astrit Haracine.

Nen emrin dhe forcen e z Rugova qendronte edhe aleanca me nje pjese te ish UCK-se qe drejtohej nga z Haradinaj dhe qe beri te mundur krijimin e nje qeverie me kryeminister Haradinajn e me pas me Bajram Kosumin. Po ashtu ishte forca dhe emri i Rugoves qe mbanin ne kembe LDK-ne pa u cenuar pas ikjes se Bujar Bukoshit dhe te Edita Tahirit. Le te leme te kalojne ditet e zise ne Kosove dhe popullin e Kosoves e familjen Rugova ta vajtoje te dashurin e vet. Tani Presidenti Ibrahim Rugova nuk eshte me, kohet jane te keqija dhe te brishta, le te shpresojme qe jo te gjitha palet do te nxitojne te behen “mbret” pas Rugoves.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė