Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-12-08, 23:49   #184
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm

Vajza shqiptare


I
Kush tė ka dėrguar, hėna apo djelli?
Pa mė thuaj, tė lutem, sa pate ka qjelli?
Nėpėr ato pate, madhėri e artė,
Ka tė tilla shtate, si tė zotris’ sate?

Nė je ndonjė ėngjėll, udhėn ke lajthitur,
Apo sjell melhemin zemrės sė goditur?
Nė je ndonjė valė, kush ėsht’ ai mall,
Qė tė ndez e derdhe e utrin’ mbi zall?

Nė je ndonjė ēupė, do tė mbaj mbi sup,
Do tė ngjesh nė zemėr, do tė pi me kup’!
Nė je ndonjė lule, e ku do keē mbirė,
Si mundet e bėnet lulja kaq e mirė?

Nė se je sorkadhe, lumthi kush ka ēapa,
Lum ai q’i vete zotris’ sate prapa!
Kush tė paska rritur, kush tė ka selitur?
Trupi i yt i bukur si flori i situr!

Nė je ndonjė xhinde, xhinde e arratisur,
Cilin ke vithisur, kujt i je kolisur?
Ku ėshtė ai pyll, ku ėshtė ai mur
ku ti vete fute dhe qėllon me gur?

II
Kush tė ka dėrguar, Hėna apo Djelli?
Pa mė thuaj, tė lutem, sa yje ka qjelli?
Ka tė tilla pyje nėpėr ata yje?
Ka tė tilla xhinde nėpėr ata pyje?

Qofshi tė ėrgjėnda, ka tė tilla xhinde?
Rrofsh e qofsh, sa malet, zotrote ku linde?
Desha qė ta dija ku ėshtė ylli yt,
Desha qė ta dija ku ėsht’ pylli yt!

Nė je ndonjė dritėz, dritėz perėndie,
Lum kush tė ka afėr, kurse nata bie;
Nė je ndonjė hije, hije hyjėnore,
Kthema zemrėn time, zemrėn qė ma more!

Nė je ndonjė erė, njė veri nė ver’,
Nga se po tė digjet trupi ylyver?
Nė je ndonjė ėndėrr, shum’ tė lutem shum’,
Nė tė dasht’ qejfi tė tė shoh nė gjum’!

Nė je xhevahire, nga se ku je dukur?
Nga se xhevahiri rri nė kuti futur?
Nė je ndonjė flutur, kush tė ka qėndisur?
Kush ėshtė ajo dorė, qė tė ka stolisur?

Pa le ta dėgjojmė njė herė e dy herė,
fol, moj dallėndyshe, qė kėndon mbi derė!
Fol moj dallėndyshe, se sa mė vjen mirė,
Mos je ndonjė vajzė nga njė vend i lirė?


- Un’ jam njė arbreshe, rroj kėtu nė rrėza,
Njė gjak e njė gjuhė kemi me thėllza;
Pullumb e sorkadhe jemi farė e fis,
Kemi dhe shqiponjėn gjyshen e shtėpisė!

Ēdo tė mira kemi, djelli si ar
Derdhet pėrmbi neve nga ēdo vėnd mė par’,
Lul’ e vėndit tėnė katėr stinat ēel
Edhe erė e bukur na deh e na vel!

A e more vesh kush mė ka qėndisur?
Ėshtė dritė e djellit qė mė ka stolisur,
Ėshtė drtiė e djellit, ėshtė dritė e hėnės,
Mė shum’ nga tė gjithė ėshtė sisė e nėnės!



Ali Allani
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė