Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Kristal
Ka kohė qė s`shihemi dhe ndiej
Si tė harroj unė dalngadalė
Si vdes tek unė kujtimi yt
Si vdesin flokėt dhe gjithēka
Tani kėrkoj unė poshtė e lartė
Njė vend ku ty tė tė lėshoj
Njė strofė a notė a njė brilant
Ku tė tė lė , tė puth , tė shkoj
Ne s`tė pranoftė asnjė varr
Asnjė mermer a morg-kristal
Mos duhet vallė prap tė tė bart
Gjysmė tė vdekur , gjysmė tė gjallė
Nė s`gjetsha hon ku tė tė hedh
Tė gjej njė fushė a njė lulnaje
Ku butėsisht porsi polen
Gjithkund , gjithkund tė tė shpėrndaj
Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
Dhe tė tė puth e t`ik pa kthim
Dhe nuk do tė dimė as ne , askush
Harrimi ish ky , a s`ish harrim .
Ismail Kadare
|