Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-07, 21:41   #15
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i Kaptines “En-Nebe’ė” -Perfundim

إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ مَفَازًا حَدَائِقَ وَأَعْنَابًا وَكَوَاعِبَ أَتْرَابًا وَكَأْسًا دِهَاقًا لا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا وَلا كِذَّابًا جَزَاءً مِنْ رَبِّكَ عَطَاءً حِسَابًا رَبِّ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا الرَّحْمَانِ لا يَمْلِكُونَ مِنْهُ خِطَابًا يَوْمَ يَقُومُ الرُّوحُ وَالْمَلائِكَةُ صَفًّا لا يَتَكَلَّمُونَ إِلاَّ مَنْ أَذِنَ لَهُ الرَّحْمَانُ وَقَالَ صَوَابًا ذَلِكَ الْيَوْمُ الْحَقُّ فَمَنْ شَاءَ اتَّخَذَ إِلَى رَبِّهِ مَآبًا إِنَّا أَنذَرْنَاكُمْ عَذَابًا قَرِيبًا يَوْمَ يَنظُرُ الْمَرْءُ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ وَيَقُولُ الْكَافِرُ يَالَيْتَنِي كُنتُ تُرَابًا

31.“Vėrtet pėr tė devotshmit ka fitime (ngadhėnjime) tė mėdha (kėnaqėsitė e Xhennetit).

32. Kopshte e vreshta rrushi.

33. Edhe vasha tė njė moshe.

34. Edhe kupa tė mbushura plot (pije tė kulluar).

35. Aty nuk dėgjojnė fjalė tė kota, as gėnjeshtra.

36. Shpėrblime e dhurata tė shumta dhėnė nga Zoti yt (pėr hir tė veprave tė tyre tė mira).

37. Zoti i qiejve e i tokės, dhe ē’ka ndėrmjet tyre, i Gjithėmėshirshmi, tė Cilit nuk kanė tė drejtė t'i bėjnė vėrejtje.

38. Atė ditė Xhibrili dhe engjėjt qėndrojnė tė rreshtuar, askush nuk flet pos atij qė e lejon Mėshiruesi, dhe i cili e thotė tė vėrtetėn.

39. Ajo ėshtė dita e vėrtetė, e kush dėshiron le tė kthehet rrugės te Zoti i vet.

40. Ne jua tėrhoqėm juve (idhujtarėve) vėrejtjen pėr dėnimin e afėrt, nė ditėn kur njeriu do t’i shohė veprat e tij, kur jobesimtari do tė thotė: “Ah, sikur tė isha dhe!”

(En-Nebe’ė, 31-40)



إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ مَفَازًا حَدَائِقَ وَأَعْنَابًا وَكَوَاعِبَ أَتْرَابًا وَكَأْسًا دِهَاقا

31.“Vėrtet pėr tė devotshmit ka fitime (ngadhėnjime) tė mėdha (kėnaqėsitė e Xhennetit).

32. Kopshte e vreshta rrushi.

33. Edhe vasha tė njė moshe.

34. Edhe kupa tė mbushura plot (pije tė kulluar).

Nė kėto ajete, tash para nesh shfaqet njė pamje krejtėsisht e kundėrt nga ajo e gjendjes sė banorėve tė Xhehennemit. Kėtu Allahu xh.sh. na e pėrshkruan jetėn dhe kėnaqėsinė e banorėve tė Xhennetit, pasi mė pėrpara na dėftoi pėr vuajtjet dhe mundimet, nė tė cilat do tė jenė pabesimtarėt dhe ata qė nuk pėrfillėn urdhrat hyjnore.

I Lartėmadhėrishmi fillon me fjalėt: “Vėrtet pėr tė devotshmit ka fitime (ngadhėnjime) tė mėdha (kėnaqėsitė e Xhennetit)…”

Kjo mėnyrė e tė shprehurit hyjnor ėshtė njė argument i vėrtetimit tė besimit tė drejtė tė xhennetlinjve dhe realizim i premtimit tė Allahut pėr tė devotshmit, pėr ata qė shkuan rrugės sė dritės hyjnore duke mos pėrfillur rrugėn e shejtanit. Besimtarėt nė kėtė botė, pėr shkak tė besimit tė tyre islam, shpeshherė pėrjetuan sprova tė rėnda, patėn vėshtirėsi e vuajtje, u privuan nga shumė kėnaqėsi tė pėrkohshme tė kėsaj bote, por ja qė tash para tyre me tėrė bukurinė magjepsėse shfaqet Xhenneti me shpėrblime tė lloj-llojshme dhe me kėnaqėsi tė pėrjetshme, sepse aty do tė pėrjetohen tė mirat dhe kėnaqėsitė e Xhennetit, kopshtet e bukura personale, me lloj-lloj lulesh, frutash dhe me vreshta rrushi.

Nė Xhennet si shpėrblim gjithashtu do tė ketė edhe vasha tė reja, tė bukura si margaritarė, tė dėlira e tė njė moshe. Aty si freskim do tė kenė edhe kupa plot me pije tė kėndshme, jo pije qė dehin dhe humbin arsyen, por pije qė freskojnė e sjellin kėna_qėsi, siē thotė Allahu xh.sh. nė ajetet vijuese:

- “Prej sė cilės pije as nuk u dhemb koka e as nuk dehen.” (El-Vakiatu, 19).

- “S’ka dyshim se tė devotshmit do tė pinė nė kupė (pije tė kulluar) tė pėrzier me ujė nga burimi (aromatik) Kafur (nė Xhennet)“. (El-Insan, 5)

- “Dhe u jepet tė pinė aty nga gota (pije) tė pėrzier me zenxhebilė (xhenxhefil - bimė aromatike) nga burimi i quajtur “Selsebil”. (El-Insan, 17-18).

Sado qė tė pėrpiqet tė flasė pėr bukuritė dhe kėnaqėsitė e Xhennetit, njeriu kurrė nuk do tė mund tė shprehė as pėr sė afėrmi pėrjetimet, imazhet dhe pėrfytyrimet e tij reale.

Kopshtet me lloj-lloj pemėsh e lulesh, nė tė cilat rrjedhin lumenj tė amshueshėm, ujėvarat, shtėpitė nga gurėt e ēmueshėm, kėnaqėsitė shpirtėrore e trupore-janė vetėm nga disa pėrfytyrimet e Xhennetit, pėr tė cilat dijetarė tė ndryshėm kanė shkruar libra tė tėrė. Megjithė imagjinatėn e tyre tė vrullshme, megjithatė nuk do tė merremi me ta, pasi kėto gjėra kanė tė bėjnė me ēėshtje qė janė gajb-sekrete, shpjegimi i hollėsishėm i tė cilave ėshtė i pamundshėm, prandaj do tė mjaftohemi me kėto dy ajete kuranore: “(Nė Xhennet) do tė keni atė qė dėshironi dhe gjithēka kėrkoni” (Fussilet, 31), dhe “Ata aty (nė Xhennet) kanė ēka tė dėshirojnė, e tek Ne ka edhe mė shumė.“ (Kaf, 35) si dhe me thėnien e Pejgamberit a.s.: “Nė Xhennet ka gjėra (pamje) tė cilat syri i njeriut kurrė nuk i ka parė, gjėra (zėra) qė veshi i njeriut kurrė s’i ka dėgjuar dhe gjėra (tė bukura) tė cilat mendja e njeriut as qė mund t’i imagjinojė”, pėr tė kuptuar se ēfarė gjėrash dhe kėnaqėsish na presin nė Xhennet.

Fjala “mefaza”, qė ėshtė pėrdorur nė kėtė ajet, d.t.th. ngadhėnjim, fitim pėr atė qė ėshtė kėrkuar e shpresuar, dhe shpėtim nga zjarri. Padyshim, ajo qė theksohet mė sė tepėrmi nė ngadhėnjimin e tė devotshmėve, ėshtė fakti se ata do tė shpėtojnė nga zjarri i Xhehennemit.

Sha’raviu, nė lidhje me kėtė shpėtim nga zjarri i Xhehennemit, si shembull tjetėr tė argumentimit sjell edhe kėtė ajet kuranor: “Dhe nuk ka asnjė prej jush qė nuk do t'i afrohet atij (Xhehennemit). Ky (kontakti i Xhehennemit) ėshtė vendim i kryer i Zotit tėnd. Pastaj, (pas kalimit pranė tij) do t'i shpėtojmė ata qė ishin ruajtur (prej mėkateve), e zullumqarėt do t'i lėmė aty tė gjunjėzuar”. (Merjem, 71)

Ai ndalet tek kjo pjesė e ajetit: “Dhe nuk ka asnjė prej jush qė nuk do t'i afrohet atij (Xhehennemit)”, dhe thotė: “Ne tė gjithė, kur tė kalojmė nėpėr urėn e Siratit, do tė shohim flakėt e tmerrshme tė Xhehennemit. Vetė fakti se do ta shohim zjarrin e pastaj do tė shpėtojmė prej tij, ėshtė fitim-ngadhėnjim”.

Nė tė njėjtin konstelacion ėshtė edhe ajeti tjetėr: “…E kush i shmanget zjarrit e futet nė Xhennet, ai ka arritur shpėtim”. (Ali Imran, 185)

Pra, shpėtimi ynė nga zjarri i Xhehennemit, konsiderohet fitim, pėr vetė faktin se ai qė shpėton nga zjarri dhe hyn nė Xhennet, ai vėrtet ka ngadhėnjyer me fitimin mė tė madh.



لا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا وَلَا كِذَّابًا جَزَاءً مِنْ رَبِّكَ عَطَاءً حِسَابًا
35. Aty nuk dėgjojnė fjalė tė kota, as gėnjeshtra.

36. Shpėrblime e dhurata tė shumta dhėnė nga Zoti yt (pėr hir tė veprave tė tyre tė mira).

Xhenneti do tė jetė vend nė tė cilin kurrė nuk do tė dėgjohet ndonjė fjalė e ligė e as gėnjeshtėr. Kjo argumenton mė sė miri pėr ambientin e pastėr e tė lartė moral qė mbretėron nė hapėsirat e pakufishme tė Xhennetit. Atu nuk fliten fjalė tė kota, aty nuk mund tė dėgjohen fjalė tė liga, tė ndyta e tė pista. Aty do tė ketė vetėm fjalė tė mira dhe paqe. Ja se ē’na thotė Allahu xh. sh. pėr ambientin e Xhennetit, nė njė ajet tjetėr: “Asnjė fjalė tė keqe a tė pistė nuk do ta dėgjojnė atje dhe as tė folur me gjynahe (pėrgojim a shpifje), por vetėm thėnien: Selam! Selam! (Paqe mbi ju! Paqe mbi ju)”. (El-Vakiatu, 25-26)

Dhe tė gjitha kėto mirėsi do tė jenė nga Zoti i botėve vetėm pėr tė devotshmit, mirėsi tė cilat do tė jenė tė mjaftueshme dhe meritore pėr hir tė veprave tė tyre, por, padyshim, shpėrblimi mė i madh kundruall tė gjitha tė mirave dhe shpėrblimeve tė tjera, do tė jetė tė pamit e Allahut xh.sh.: “Atė ditė do tė ketė fytyra tė shkėlqyera (tė gėzuara). Qė Zotin e tyre e shikojnė.” (El-Kijame, 22-23), dhe vetėm atėherė do tė pėrjetohet plotėsisht kėnaqėsia kulmore e ēdo besimtari nė Xhennet.



رَبِّ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا الرَّحْمَانِ لَا يَمْلِكُونَ مِنْهُ خِطَابًا
37. “Zoti i qiejve e i tokės, dhe ē’ka ndėrmjet tyre, qė ėshtė mėshirues, tė cilit nuk kanė tė drejtė t'i bėjnė vėrejtje.”

Allahu i Plotfuqishėm nė kėtė ajet shfaq tėrė madhėshtinė e Tij si Krijues, d.t.th, pėr secilin do tė jetė e ditur se ky Zot-Krijues i Gjithėsisė do tė jetė i vetmi Sundimtar nė Ditėn e Gjykimit. Nė kėtė ditė, drejtėsia e Tij absolute si dhe mėshira do tė mbulojnė ēdo skaj tė kėsaj hapėsire. Ky ėshtė Zoti i Gjithėsisė, i cili tė devotshmit do t’i mbulojė me mėshirėn e Tij, kurse tė kėqijtė dhe pabesimtarėt do t’i ndėshkojė me ndėshkimin mė tė rėndė. Dhe askush nuk mund t’i bėjė Atij asnjė vėrejtje ose kritikė, sepse drejtėsia e Tij ėshtė e pėrkryer. Ai shpėrblen ose ndėshkon vetėm sipas veprave tona nė kėtė botė.



يَوْمَ يَقُومُ الرُّوحُ وَالْمَلائِكَةُ صَفًّا لا يَتَكَلَّمُونَ إِلا مَنْ أَذِنَ لَهُ الرَّحْمَانُ وَقَالَ صَوَابًا
38. “Atė ditė Xhibrili dhe engjėjt qėndrojnė tė rreshtuar, askush nuk flet pos atij qė e lejon Mėshiruesi, dhe i cili e thotė tė vėrtetėn".

Se ajo ditė e ballafaqimit me veprat tona para Allahut, do tė jetė ditė e vėshtirė, por njėkohėsisht edhe madhėshtore, dėfton ky ajet, nga i cili kuptojmė se madje as Xhibrili a.s., meleku mė i madh, e as melekėt e tjerė, nuk mund tė flasin e as tė ndėrmjetėsojnė pa lejen e Allahut.

Paramendoni atė ditė kur besniku i tė gjitha shpalljeve, Xhibrili a.s., engjėlli mė madhėshtor prej engjėjve tė tjerė, qėndron para madhėrisė sė Allahut, nė rresht, tok me engjėjt e tjerė dhe nuk bėzajnė fare, por, edhe kur u lejohet tė flasin, u duhet ta bėjnė kėtė vetėm me dy kushte:

E para: Kur u lejohet nga ana e Allahut tė ndėrmjetėsojnė (tė bėjnė shefat), siē thotė Allahu xh.sh.:

“Kush mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai, pos me lejen e Tij?” (El-Bekare, 255)

pastaj: “E kur tė vijė ajo ditė, askush nuk do tė flasė, pos me lejen e Tij…” (Hud, 105)

dhe: “Atė ditė nuk bėn dobi as ndėrmjetėsimi, pėrveē atij qė e ka lejuar i Gjithėmėshirshmi tė ndėrmjetėsojė dhe pėr tė cilin e pėlqeu ndėrmjetėsimin.” (Ta Ha, 109)

dhe e dyta: Qė si ndėrmjetėsues ta thonė tė vėrtetėn me rastin e ndėrmjetėsimit, dhe me kusht qė personi pėr tė cilin bėhet ndėrmjetėsimi, tė jetė i denjė pėr kėtė.

Dijetarėt, nė lidhje me aludimin nė fjalėn “Er-Rruhu”, kanė shprehur disa mendime:

- Shumica dėrrmuese e dijetarėve thonė se “Er-Rruhu” ėshtė Xhibrili a.s., dhe kėtė pohim tė tyre e mbėshtetin me argumentin kuranor:

“Atė (Kur’anin) e solli shpirti besnik (Xhibrili).” (Shuara, 193).

- Disa tė tjerė kanė dhėnė mendimin se me termin “Er-Rruhu” nėnkuptohet njė prej ushtrive tė Allahut qė nuk janė prej melaikeve, ose janė melaiket mė tė ndershme (mė tė mėdha), ose janė mbrojtėsit (kujdestarėt) e melaikeve ose me kėtė term thuhet tė jetė cilėsuar vetė Kur’ani.

Pavarėsisht nga kėto mendime, megjithatė mendimi mė i saktė dhe mė i pranueshėm ėshtė se fjala “Er-Rruhu” nė kėtė ajet aludon Xhibrilin a.s.



ذَلِكَ الْيَوْمُ الْحَقُّ فَمَنْ شَاءَ اتَّخَذ إِلَى رَبِّهِ مَآبًا
39. “Ajo ėshtė dita e vėrtetė, e kush dėshiron le tė kthehet rrugės te Zoti i vet.”

Ky ajet, na rikthen rishtazi nė fillimin e kėsaj kaptine, sepse mu kjo ditė, ėshtė Dita e Ringjalljes dhe Lajmi i madh, tė cilin pabesimtarėt e pėrgėnjeshtruan dhe kishin kundėrthėnie rreth tij. Andaj, ai qė dėshiron tė dalė i pastėr para Allahut, me besim tė paluhatshėm, le tė ndjekė rrugėn e nėnshtrimit ndaj Fuqiplotit, le tė kėrkojė strehim nėn hijen e udhėzimit tė Tij, sepse vetėm nė tė ėshtė e vėrteta e amshueshme dhe shpėtimi.



إِنَّا أَنذَرْنَاكُمْ عَذَابًا قَرِيبًا يَوْمَ يَنظُرُ الْمَرْءُ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ وَيَقُولُ الْكَافِر يَالَيْتَنِي كُنتُ تُرَابًا
40. “Ne jua tėrhoqėm juve (idhujtarėve) vėrejtjen pėr dėnimin e afėrt, nė ditėn kur nj_eriu do t’i shohė veprat e tij, dhe kur jobesimtari do tė thotė: “Ah, sikur tė isha dhe!”

Dijetarėt bashkėkohorė duke e komentuar kėtė pjesė tė ajetit:



إِنَّا أَنذَرْنَاكُمْ عَذَابًا قَرِيبًا ...

“Ne jua tėrhoqėm juve (idhujtarėve) vėrejtjen pėr dėnimin e afėrt…”, thonė se ky ajet, pėrveē paralajmėrimit tė dėnimit tė tmerrshėm tė Ahiretit, mund tė kuptohet si paralajmėrim i dėnimit tė pėrkohshėm edhe nė jetėn e Berzahut, mė saktėsisht, ndėshkimit nė varr, pėr ē’gjė i Lartmadhėrishmi na flet edhe nė kėto ajete: “Ėshtė e vėrtetė se ata qė bėnė zullum, kanė njė dėnim mė tė afėrt sesa ai (i kiametit), por pjesa dėrrmuese e tyre nuk dinė.” (Tur, 49), dhe: “Ata i nėnshtrohen zjarrit mėngjes e mbrėmje, e ditėn e kiametit (u thuhet engjėjve): Ithtarėt e faraonit futni nė dėnimin mė tė rėndė!” (Gafir, 46).

Vėrtet, drejtėsia dhe mėshira absolute e Allahut ėshtė e pashembullt. Ai njerėzve ua tėrheq vėrejtjen pėr dėnimin e tmerrshėm nė Ahiret, e ajo ditė ėshtė e afėrt, sepse ēdo gjė qė vjen, ėshtė e afėrt. Nė atė ditė askush nuk mund tė ketė ndonjė arsyetim para Krijuesit tė vet, se nuk i ėshtė tėrhequr vėrejtja pėr diēka tė tillė, qė vėrtet do ta presė.

Por, padyshim, momenti mė i vėshtirė pėr pabesimtarėt do tė jetė momenti i Llogarisė sė fundit, kur ata definitivisht do tė drejtohen pėr nė Skėterrė (Xhehennem), pas ballafaqimit me veprat e tyre tė shėmtuara siē thotė i Plotėfuqishmi: “Ditėn kur ēdo njeri e gjen pranė vetes atė qė veproi, mirė ose keq, e pėr atė tė keqe qė bėri, do tė dėshirojė qė nė mes tij dhe nė mes asaj tė jetė njė distancė shumė e madhe (e tė mos e shohė).” (Ali Imran, 30).

Vazhdimi i ajetit tė fundit tė kėsaj kaptine:

...يَوْمَ يَنظُرُ الْمَرْءُ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ وَيَقُولُ الْكَافِرُ يَالَيْتَنِي كُنتُ تُرَابًا

“…nė ditėn kur njeriu do t’i shohė veprat e tij, dhe kur jobesimtari do tė thotė: “Ah, sikur tė isha dhe !”, na ofron pamjet trishtuese tė fytyrave tė pabesimtarėve e kriminelėve, tė cilėt nė kulmin e thyerjes sė tyre shpirtėrore e fizike, tė dėshpėruar nga pafuqia e tyre qė tė ndėrrojnė diēka nga ky realitet i hidhur, shfaqin njė dėshirė tė parealizueshme pėr atė moment. Dėshirojnė tė ishin dhe, e tė mos ishin krijuar fare si njerėz, dėshirojnė tė kishin ngelur nė varre, ashtu tė shndėrruar nė dhe, e tė mos ishin ringjallur fare. Disa komentatorė thonė se pabesimtarėt nė ato momente tė turpėrimit e tė nėnēmimit do tė dėshironin tė ishin nė vend tė atyre kafshėve (gjallesave) pa intelekt, tė cilat nesėr nė Ahiret, pasi tė ketė marrur secila hakun nga njėra-tjetra, me urdhrin e Allahut, do tė shndėrrohen nė dhe.

Mendjemadhėsia, arroganca dhe kryeneēėsia e tyre nė kėtė botė i shtyri pėr tė mohuar argumentet e njėpasnjėshme tė Allahut, tė cilat ia solli njerėzimit pėr tė njohur Krijuesin e tyre. Prandaj vetėm nė atė ditė dhe nė ato momente tragjike, ata do ta kuptojnė realitetin e hidhur, pėr tė cilin i pati paralajmėruar Allahu xh.sh. qysh nė fillim tė kėsaj kaptine: “Jo, (mos tė pyesin) sepse ata sigurisht (njė ditė) do ta kuptojnė!. Dhe, gjithsesi (bindshėm) do ta kuptojnė (se ringjallja dhe Dita e Gjykimit janė realitet)!” (En-Nebe’ė, 4-5)

Por, mjerisht, tash pėr ta ēdo gjė ėshtė tepėr vonė. Ata tashmė i sheh tek tėrhiqen zvarrė nga melaiket e ndėshkimit, tė nėnēmuar e tė pėrbuzur, drejt vendqėndrimit tė tyre tė pėrjetshėm, nė skėterrat e Xhehennemit, pėr tė mos dalė kurrė prej aty, nė vuajtje e ndėshkim tė amshueshėm: “Halidine fiha ebeda – Nė tė (Xhehennem) do tė jenė pėrgjithmonė.”
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė