Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-02-08, 21:36   #6
dardan100
 
Anėtarėsuar: 14-11-06
Postime: 257
dardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashur
Post Kush I Ka Meritat Per Pavarsine E Kosoves?!!!

Me deklaraten e shpalljes se pavarsise se Kosoves, perpos madhestise se asaj dite qe do te mbetet e paharrueshme per te gjithe ne, Ndodhi edhe " mitizimi" i liderve tane, i ketyre VIP te skenes sone te gjore poltike, ndodhi ajo qe treshja (Sejdiu - Thaēi - Krasniqi) e ka enderru edhe e ka "arkitektu" me perpikshmeri; pra qe te jene ne altarin e pavarsise, ta shpallin ate, dhe ti marrin te gjitha meritat per kete dite.
Sipas tyne tash populli do te thote se jane ata "njerzit e pavaresise". Dhe ne kete menyre ata mendojne se do te ekzistojne edhe shume vite tjera ne skene politike kosovare, edhe nese deshtojne ndonje gje, (sipas tyre) atyne do t'iu falet, HEJ more, ata na prujten PaMvarsin, moreeee!!!! ( verberia dhe shkurtpamesia e ketij populli)

Mirpo, cilet jane meritoret per kete dite, ne menyre qe mos ta harrojme kurre, e mos te habitemi, JA KU I KEMI :
1) DESHMORET ,pra ata qe rane per lirine dhe pavaresine tone, dhe te cilet nuk ishin prezent fizikisht me 17 shkurt! (Adem Jashari me familje, Sali Ceku, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, pse jo edhe Tahir Zema........... e shume luftetare te tjere , martire te kombit
2) IBRAHIM RUGOVA , lufta paqesore -njohja nderkombetare e ēeshtjes se Kosove, konsolidimi i lidhje miqesore me SHBA dhe vendet e Evropes perendimore gjate viteve te 90-ta..
Mu per kete pasoi konsensusi unik i tyre ne keto dite te njohjes se pavaresise. Prandaj kur them se Sejdiu dhe Thaēi e gjeten gati Shtetin e Kosoves, nuk po shpifi asgje, por vetem po e them realitetin ( A e shihni se si Hashim Zeza e kopjoi fije e per pe presidentin Rugova?, Prandaj ju lutem!!)
3) POPULLI I KOSOVES , ATA 1 milion refugjate (800'000 ne Shqiperi, 120'000 ne Maqedoni, 40'000 ne Mal te Zi, e 40'000 te tjere drejt Evropes) qe sensibilizuan tere boten e qyteteruar e cila u tmerrua nga shfarosja mizore qe po i bente regjimi ēnjerzor i Beogradit (prandaj ketu hyn edhe intervenimi i Natos, si reagim ndaj spastrimit etnik)

Kjo nderhyrje ishte per t'ua bere me dije atyre te infiltraurve te Partise se Kuqe , ketu ne Forumin Dardania, te cilet me eufori i quajne keta lidere te lartpčrmendur si ata qe e bene pavaresine, si p.sh: Sunshine e komuniste te tjere! Gjithashtu dua t'ua perkujtoj se NE (pjesa e shendoshe e shoqerise kosovare) nuk harrojme perdhosjen qe iu be figures se Ibrahim Rugoves ne hollin e Kuvendit te Republikes se Kosoves!! Mos harroni, i qofshi fale ketyne diteve te para te pavaresise!

dhe gjithashtu mos harroni, 3 jane meritoret per pavaresine e Republikes se Kosoves!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 20-02-08 nė 21:41 Arsyeja: Shkruar me shkronja te zmadhuara
dardan100 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė