Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-08, 02:14   #40
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

MBI DEBATIN PER SKENDERBEUN
H. Feraj


Debati pėr mendimin politik tė Skėnderbeut ėshtė i hershėm. Orientimi i tij politik ėshtė vėnė nė dyshim dhe madje ėshtė kundėrshtar nga njė pjesė e shqiptarėve qė pėr tė gjallė dhe gjatė kohės sė veprimtarisė sė tij si nga Hamza Kastrioti, Dukagjinasit, Moisi Golemi etj., dhe ka vazhduar deri nė ditėt e sotme. Nė dy vitet e fundit ky debat ėshtė rikthyer.

Shkas pėr rikthimin e debatit u bė libri politik "Skicė e mendimit politik shqiptar" botuar nė Tiranė mė 1998, por shkak edhe mė i rėndėsishėm janė rrethanat politiko-shoqė rore shqiptare, konflikti shqiptaro-serb e shqiptaro-grek, ndryshimi i sistemit politik nė
Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni dhe pėrgjithėsisht reflektimi i shqiptarėve mbi qenjėsimin e vet politik tė sotėm dhe tė kaluar si pėrpjekje pėr tė kuptuar gjendjen e vet tė sotme dhe pėr tė dhėnė zgjidhje nė rrethanat e sotme. Pėr tė hyrė drejtpėrdrejtė nė temė, konteksti i debatit dhe ēka thuhet nė libėr, megjithėse ėshtė element i rėndėsishėm i kuptimit tė kėtij debati, do tė lihet pėr nė fund. Tani ia vlen tė pėrmendet vetėm njė moment sqarues: kundėr pėrshkrimit nė libėr tė mendimit politik nė periudhėn e Skėnderbeut janė shprehur vetėm nivele tė ulėta mendore, kryesisht nė gazeta si "Zėri i Kosovės", "Balli Kombėtar" (i Abaz Ermenjit) dhe ndonjė organ tjetėr i kėtij niveli, ndėrsa profesionistė t, studiuesit ose kanė heshtur, ose e kanė vlerėsuar pozitivisht librin. Prandaj pėrfshirja nė kėtė debat u bė
e nevojshme pėr tė sistemuar debatin, pėr tė vėnė rregull sė paku pėrshkrues, sepse duke pasur nivel tė ulėt mendor, debatuesit i kanė bėrė rrėmujė argumentet e veta. Kjo do tė ketė rrjedhojė ndėr tė tjera pėrpjekjen time pėr t'u ulur nė nivelin e kritikėve dhe
shmangien e disa karakteristikave tė debatit profesional si referimet tek autorėt e burimet, heqjen e pėrkufizimit tė koncepteve, mospėrmendjen e problemeve njohėse dhe epistemologjike, mungesėn e shqyrtimit tė teorive ndihmėse, metodologjisė etj., etj. Argumentet e paraqitura nė debat nuk janė tė miat, janė tė shpėrndara nėpėr
autorė tė ndryshėm, ndėrsa merita ime ėshtė vetėm tė pėrshkruaj qartė dhe nė mėnyrė tė sistemuar debatin e shpėrndarė.
Debati zhvillohet ndėrmjet dy qasjeve:
1)njėra qasje ngul kėmbė se Skėnderbeu nuk duhet shqyrtuar nė mėnyrė kritike qoftė edhe sikur t'i ketė shkaktuar fatkeqėsitė mė tė mėdha popullit shqiptar,
2)tjetra ngul kėmbė se Skėnderbeu duhet t'u nėnshtrohet rregullave tė tė menduarit logjik dhe shqyrtimit kritik racional si ēdo objekt tjetėr i studimit.
Nuk ekziston ndonjė qasje konseguente e tipit tė parė, dmth qė Skėnderbeu tė mos shqyrtohet nė mėnyrė kritike, por mė tepėr ėshtė fjala pėr njė qėndrim qė thotė se "kur e kritikoj unė, kritika ėshtė e lejueshme dhe e drejtė, kur e kritikon tjetri, kritika nuk ėshtė e lejueshme dhe e drejtė".

Kėshtu pėr shembull, historiografia enveriste vetė e ka kritikuar Skėnderbeun nė shumė drejtime si pėr natyrėn klasore, kufizimet ideologjike, naivitetin e besimit tek Vatikani etj., etj., por kur kritikohet nga ndonjė kėndvėshtrim tjetėr, pėr shembull ka kėndvėshtrimi i logjikės nacionaliste, atėherė historianėt enveristė dalin nė mbrojtje tė paprekshmėrisė
sė figurės sė Skėnderbeut, akuzojnė palėn kritike se po fyen heroin kombėtar dhe ndjenjat e shqiptarėve, etj., etj. Megjithkėtė ky lloj qėndrimi kėtu do tė trajtohet si njė qasje e vetme qė thotė se Skėnderbeu duhet pėrjashtuar nga shqyrtimi racional si objektet e tjera tė studimit.

Gjatė gjithė historisė sė debatit nė mbrojtje tė pėrjashtimit tė Skėnderbeut nga rregullat e studimit si ēdo objekt tjetėr janė sjellė dy llojė argumentash:
argumentet shkencore dhe
argumentet praktike, (ose me terma tė tjerė, argumentet `prudenciale' , pragmatiste, politike).

Pėrmbledhtas janė sjellė kėto argumente teoriko-shkencore:

1-Skėnderbeu ėshtė mbrojtės i Evropės pėr ēerek shekulli;
2-Skėnderbeu ėshtė mbrojtės i krishtėrimit;
3-Skėnderbeu ėshtė krijuesi i miqėsisė sė popullit shqiptar me
popujt
e tjerė tė Ballkanit (sllavėt dhe grekėt);
4-Skėnderbeu ėshtė shėmbėlltyra e luftės sė njė populli pėr liri dhe
pavarėsi;
5-Skėnderbeu ėshtė krijues i shtetit shqiptar;
6-Skėnderbeu ėshtė mit dhe simbol i shqiptarėve dhe teorikisht ėshtė argumentuar se mitet dhe simbolet duhet tė lihen tė kryejnė funksionin e tyre si tė tilla.



vazhdon
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė