Regjistrimi mbi baza etnike e fetare, peticioni mbėrrin nė Tiranė
TIRANE- Peticioni kundėr regjistrimit tė popullsisė mbi baza etnike e fetare ka zbritur nė Tiranė. Hartuesit e peticionit Aleanca Kuq e Zi kanė ndėrmarrė fushatėn pėr mbledhjen e 20 mijė firmave.
Nėpėrmjet peticionit kėrkohet anulimi i ligjit tė gjendjes civile qė favorizon ndėrrimin e kombėsisė dhe shpalljes tė paligjshme tė formularit tė regjistrimit me vetdeklarim etnie dhe feje.
Firmėtarėt e peticionit nė Tiranė do ti bashkohen firmėtarėve nė qytete tė tjera si Vlora e Durrėsi.
Ligji I gjėndjes civile qė kėrkohet tė anulohet , favorizon ndėrrimin e kombėsisė nga shqiptare nė tė huaj, kryesisht greke, si dhe, mos aplikimin e kėtij formulari pėr regjistrimin e popullsisė, ku kėrkohet deklarimi i etnisė dhe fesė.
Pasi tė arrihen 20 mijė firma peticioni do tu drejtohet institucioneve tė larta tė vendit, Parlamentit tė Shqipėrisė, Presidentit, Kryeministrit, Kryetares sė Kuvendit, Gjykatės Kushtetuese, Bashkimit Europian dhe pėr dijeni Trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė. Nisma e nisur nga Vlora mė 9 mars do tė shtrihet nė tė gjithė Shqipėrinė.
(s.g/BalkanWeb)