Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-05, 08:12   #1
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim UNE JAM GURI SYLAJ

UNE JAM GURI SYLAJ

Kur ish pas kthy baba prej shkolle , ku e kishin pas thirre me ia marre nje pushke - e mbasi nuk ka pas- edhe e kishin pas rreh, ne oborr i thot dikush - myzhde se e ke nje djal.
Kofte me ymer e u befte i fort si guri se ndryshe nuk i qinrohet ketij vakti.
Mbas nje kohe me thirri nena e me tha: merri kete kmishe e keto tlina te bezit, jan te reja se sot ki me shku ne klase te pare,
E shkolle mbas shkolle deri sot e cfare shkollash se.
Shkolla e pare - Baba. Mos i beso kurre komunizmit e shkaut se per shqiptare ne keto dyja kurr hajr nuk ka. Keto mi thoshte bash kur te na ishin ne mode do libra te matan gardhit
Shkolla e dyte : Nje mesues shume i nderuar. Meso dhe kurr mos harro qe dikush pret prej teje , se dikujt gjithmone i ke borq e ai eshte ATDHEU.

Shkolla e trete nje Profesor i madh i kombit. Amujte mixha (Guri) me thoshte kur une vonohesha ndonje here. Kadal ia ktheja une. Po po kadal se me pas ardhe shpejt kishe ardhe me kohe dhe qeshte . Une e kuptoja shume drejt - duhet te ecim shpejt se kemi shume pune dhe koha nuk pret.

Me u mat s'pari here jam mate ne ushtri sepse i yti ose te merr ose te hudhe por me te mate nuk te mate kurse i huaji te mate dhe te merr vetem aq sa i duhesh. 178, 43 , 80 kg. Dy te parat kan mbet gati te njejta kurse kjo e treta eshte shtu pak
Kam linde mu ne qender te Kosoves (me qellim nuk po them ne zemer) sepse Kosova fund e krye eshte veq zemer.
Si femij kam qene shume problematik por habitesha pse nuk po me rrehin e tash kur jam vete prind po e kuptoi se femiu kurr nuk po e teprojke, gjithmon po gjejshe shteg per me e fale.
Jeta me ka mesu qe gezimin dhe hidhrimin t'i marre me mase, me ka mesu qe secilin njeri qe e takoj ta kem pasqyre dhe ne te te shoh veteveten, me ka mesu qe rruget e gjata te mos i beje vet por me miqe e shoke. Rrespektin e kam mesu nga prindet sepse kurre ne jeten time nuk i kam ndigju as duke u zene ne mes vetei e as me te tjeret.
Tani mundohem me u mate vetem me hijen time.
Nga te gjithe , edhe nga te menqurit e edhe nga ata te tjeret mundohem qe te mesoi dicka te re.
Sot po e mbylle ketu me shprese se do te vazhdoj herave tjera, sepse kam nevoj me e njofte veteveten.
Me nderime Guri Sylaj


__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante