Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-08, 21:22   #7
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: SHqipėria GJatė SHekujve Tė Mesjetės (SHEK :V - XIV

Gjithsesi, burimet historike tė mesjetės sė hershme, ndėrsa flasin pėr krijimin e zonave kompakte tė sllavizuara (sklavini) nė viset fqinje tė Dalmacisė, Rashės, Maqedonisė, Peloponezit etj., nuk pėrmendin ekzistencėn e tė tillave nė katėr provincat e Ilirikut Perėndimor. Mbijetesa, historikisht e dokumentuar, nė kėto treva tė qyteteve antike, e qendrave dhe e strukturave kishtare, si dhe prania ndonėse e dobėsuar e pushtetit bizantin flasin pėrgjithėsisht pėr ekzistencėn kėtu tė kushteve pak a shumė normale tė jetės nė shekujt e errėt tė mesjetės.
Grupet e izoluara sllave qė kishin arritur tė depėrtonin drejt luginave tė Devollit e Osumit, nuk arritėn tė organizoheshin nė bashkėsi kompakte. Pėr mė tepėr, duke filluar me Justinianin II, me qėllim qė tė siguronte ndėrlidhjet jetike me bregdetin adriatik nė boshtin e rrugės Egnatia, Perandoria Bizantine shpėrnguli popullsi tė tėra sllave nga viset qė ishin nė rrezen e saj duke i ēuar nė Azinė e Vogėl.
Fuqizimi i shtetit bullgar, sidomos gjatė sundimit tė carėve Simeon e Samuel, nė shek. IX - X, u shoqėrua me depėrtime grupesh sllave, pėrkatėsisht bullgare, qė u vendosėn kryesisht nė vendet e prekura qė mė parė nga kolonizimi sllav. Por, me rėnien e Perandorisė Bullgare dhe me rivendosjen e pushtetit bizantin nė kėto treva, bashkėsi tė tėra sllave u shpėrngulėn nga perandorėt bizantinė dhe u vendosėn nė Traki e nė Azinė e Vogėl. Kjo vlen nė radhė tė parė pėr zona me rėndėsi strategjike, siē qe Shqipėria. Grupe tė tjera, nė marrėdhėnie me popullsinė vendase erdhėn vazhdimisht duke u tretur e duke u asimiluar.Pėrvijimi i hapėsirės shqiptare nė mesjetė
Qė nė shek. VII-VIII situata etnike nė Ballkan u stabilizua dhe nuk pėrmenden mė dyndje popujsh. Kjo gjendje etnike e shekujve tė hershėm tė mesjetės, nė atė qė u konstitua si atdheu mesjetar i shqiptarėve (Albania-Arbėria), mbeti nė thelb e pandryshuar edhe nė shekujt e mėvonshėm, kur nuk ka njoftime pėr dyndje tė reja popujsh, nėse pėrjashtohen nė shek. VIII-IX inkursionet episodike nė brigjet shqiptare tė arabėve tė Sicilisė, tė cilėt gjithsesi nuk u vendosėn nė kėto anė. Kronikat e vjetra serbe qė pėrshkruajnė ekspansionin e shtetit serb tė Rashės nė Kosovė e nė Diokle (Gentė) nė shek. XII, bėjnė tė njohur se serbėt gjetėn nė ato treva njė popullsi qė ato e quajnė tė huaj (barbare), ndėrkohė qė burime tė tjera qoftė serbe, raguzane ose perėndimore, flasin nė mėnyrė mė eksplicite pėr shqiptarė (Arbanasi, Arbanenses) nė ato treva. Karvanet e tregtarėve qė nė shek. XIII-XV niseshin nga Raguza (Dubrovniku) e nėpėrmjet Breskovės e Rudnikut (Sanxhak) mbėrrinin nė Trepēė e nė Novobėrdė, kalonin nėpėr vende tė banuara nga shqiptarė e ku flitej gjuha shqipe (lingua albanesca).
Shtrirja nė kėto treva e shtetit serb tė Stefan Nemanjės, nė ēerekun e fundit tė shek. XII, solli aty elementė sllavė, qė erdhėn dhe iu shtuan grupeve tė tjera sllave tė kohėve tė kolonizimit tė parė sllav (shek. VI-VII). Nė Diokle, krahas popullsive shqiptare edhe atyre sllave, nė disa nga qytetet e bregdetit mbijetonin edhe grupe tė vogla popullsish tė romanizuara, tė pėrmendura edhe nga historiani-perandor Konstandin Porfirogjeneti (shek. X). Pėr rrjedhojė, nė shek. XIV Dioklea-Genta (Zeta), veēanėrisht ana e sipėrme e saj, u shfaqej tė huajve si njė vend "me popuj e fe tė ndryshme". Gjithsesi, gjatė gjithė mesjetės krahina e bashkėsi tė tėra, si Kuēi, Markajt (Markoviēėt), Pastroviēėt, Piprėt, Gjurashėt (Cėrnojeviēėt) etj., njihen si shqiptare.
Marrėdhėniet e diokleasve me popullsitė tashmė sllave nė veri tė tyre, me trivunėt dhe kanalitėt, u shprehėn edhe nė ndikime politike tė ndėrsjella. Kėshtu, aty nga mesi i shek. XI Dioklea kishte njė sundimtar, Stefan Vojisllavin, qė pas ēdo gjase ishte sllav. Nė fakt, historiani bashkėkohės bizantin, Kekaumenos, e cilėson atė “trivunas serb”, duke dėshmuar faktin se ai ishte i huaj nė Diokle.
Nė drejtim tė jugut popullsitė shqiptare shtriheshin nė Epirin e Vjetėr (tema e Nikopojės). Kjo trevė i pėrjetoi mė butė tronditjet etnike tė fillimeve tė mesjetės. Burimet vėrtet tė rralla greko-bizantine tė shek. VII-XII vazhdojnė traditėn e kohėve antike, duke i cilėsuar banorėt e Epirit si "ilirė" ose "barbarofonė", pra, qė flasin gjuhė tė huaj. Nga ai moment edhe kėtu filloi tė pėrdoret termi "arbėreshė" (arbanenses, arbanitai) me tė cilin tashmė thirreshin pasardhėsit e ilirėve tė lashtė. Burime bizantine tė shek XIV, si "Panegjiriku i Manuel Paleologut" apo historiani Joan Kantakuzeni, ndėrsa e cilėsojnė si shqiptare popullsinė e Epirit, nuk mungojnė tė saktėsojnė se shqiptarėt epiriotė tė kohėve tė tyre janė pasardhėsit e fiseve tė dikurshme tė tesprotėve, kaonėve e molosėve.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė