Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-07-11, 21:03   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Optimizėm i kujdesshėm - Shumica e bankave e kalojnė "testin e stresit" 2011


Pjesa mė e madhe e bankave evropiane duket se janė tė pajisura mirė pėr kriza tė mundshme financiare nė tė ardhmen. Nė njė "test stresi" tė autoriteteve tė mbikqyrjes financiare nė BE, vetėm tetė banka nuk kaluan provėn.

Bankat gjermane kanė njė kuotė mesatare tė kapitalit bazė prej 7,5%






Tetė banka evropiane nuk e kaluan testin e autoriteteve tė mbikqyrjes financiare nė BE: pesė banka spanjolle, dy nga Greqia dhe njė institut krediti nė Austri. Bankat gjermane e kaluan tė gjitha provėn. Shefi i Mbikqyrjes Bankare nė Evropė, Andrea Enria, bėri njė bilanc tė kujdesshėm tė testit tė stresit kėtė vit:

"Qė prej testit tė fundit vitin e kaluar paisja e bankave me kapital ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm."

Dy banka gjermane e kaluan testin me rezultat tė ngushtė, fjala ėshtė pėr HSH Nordbank dhe Nord LB. Tė dyja kanė njė kuotė tė kapitalit tė vet mes 5 dhe 6 pėr qind, pra shumė pak mbi kuotėn e kėrkuar prej 5 pėr qind. Gjithsej 16 institute krediti nga e gjithė Evropa bėjnė pjesė nė grupin e bankave, tė cilat e kaluan testin me rezultat shumė tė ngushtė. Edhe kėtu autoriteti i mbikqyrjes bankare gjykon se duhet vepruar nga autoritetet kombėtare tė mbikqyrjes bankare:

"Kur kuota e kapitalit bazė i afrohet nivelit 5 pėr qind dhe banka ka probleme nė testin e stresit, atėherė autoritetet mbikqyrėse duhet tė marrin masa qė banka tė forcojė zėrin 'kapital i vet' nė buxhetin e saj".

Bankat gjermane kanė njė kuotė mesatare tė kapitalit bazė prej 7,5%. Mė mirė rezultoi nė test banka "Landesbank Berlin" me njė kuotė kapitali mė tė lartė se 10 pėr qind. Numri njė nė sektorin bankar gjerman, Deutsche Bank, ka njė kuotė kapitali prej 6,5%.

Njė rast tė veēantė paraqet banka e landit Hessen-Thüringen, Helaba: momentin e fundit ajo refuzoi tė merrte pjesė nė testin e mbikqyrjes bankare evropiane, pasi autoriteti nuk llogarit si pjesė tė kapitali bazė edhe tė ashtuquajturat "rezerva tė heshtura", tė cilat rezultojnė nga mbivlerėsimi i borxheve apo nėnvlerėsimi i aseteve. Shefi i autoritetit tė mbikqyrjes bankare evropiane Enria, u shpreh:

"Helaba mori pjesė nė testin e stresit. Rekomandimet tona pėr autoritetin kombėtar mbikqyrės nė Gjermani pėrmbajnė edhe ato pėr Helaban. Ne kemi mbledhur tė gjitha informacionet e nevojshme. Por ne nuk mund t'i publikojmė ato pa miratimin e bankės. Mua mė vjen keq pėr kėtė vendim tė bankės pėr tė mos publikuar rezultatin."

Autoriteti i Mbikqyrjes Bankare nė Evropė kontrolloi gjithsej 90 institute duke ia nėnshtruar bilancet e tyre njė skenari krize. Nė kėtė kontekst u pa se si do t'i kishte punėt banka nėse Evropa do tė binte nė njė recesion tė thellė, nėse kurset e aksioneve do tė pėsonin rėnie tė fortė dhe normat e interesit do tė rriteshin.

Bashkimi Evropian kėrkon nga bankat qė nuk e kaluan testin qė deri nė fund tė vitit tė sigurojnė kapital tė ri. Nėse institutet nuk e arrijnė kėtė, duhet tė ndėrhyjnė qeveritė e vendeve pėrkatėse pėr t'i ndihmuar bankat.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė