Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-09-08, 22:01   #778
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: lirik

Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi
Tremijė vjet
***************

Autori nė mėrgim Xhelal Ferizi
me vargje shqiptare
-------------------------------------


tremijė vjet ah lot e gjamė
tremijė vjet brezat u thanė
tremijė vjet qyqet tue kja
tremijė vjet nuset tu u tha
tremijė vjet tu u tallė me ne
tremijė vjet qajnė gurė e dhe
tremijė vjet tė gjallė me shpresė
tremijė vjet pa u thye me besė
tremijė vjet tue kja pranverat
tremijė vjet tue dnesė ylberat
tremijė vjet tue pre armiku
tremijė vjet vringlloj qeliku
tremijė vjet u tha zambaku
tremijė vjet u derdh loti e gjaku
tremijė vjet veshur me tė zi
tremijė vjet t' huaja ushtri
tremijė vjet qė na kan shkelė
tremij vjet lidhur me tel
tremij' vjet kjan' shqipni nana
tremij' vjet lidhur nė pranga
tremij 'vjet nuset me t' zi
tremij vjet vorre djemsh t 'ri
tremij vjet tue na hapė vorre
tremijė vjet msyn shum taborre
tremij vjet me hasem pre
tremij vjet n' halle tu u bre
tremij vjet tue na shkelė rrota
tremij vjet na harroj bota
tremij vjet nen bajoneta
tremij vjet n' gjak na u la jeta
tremij vjet n' burgje e syrgjyne
tremij vjet pushtues na msyne
pa lanė vend tue djegė me zhari
lule as fjerė as fije bari
pa e lanė kund ndoj kokėrr dhe
pa lanė kund rreze me nxe
tremijė vjet me duar nė gji
tremij vjet jan lshue orgji
nuk na lan kund gurė as dhe
pa gjėmim e pa lot rrke
nuk na lan kund gzim e dritė
nuk lan djep kund n 'paqė me u rritė
tremij vjet kan gri kan pre
tremij vjet kan nda me fe
tremij vjet vllezer tue nxitė
tremij vjet pa e lanė ndoj ditė
kund tė bardhė pėrmbi t' lashtė voter
tremij vjet n' t 'zi nanė e moter
tremij vjet tu u ndrru barbari
her pushtuesi e gospodari
romė latin e helenija
tremij vjet po qanė etnija


tremijė vjet pa e lanė nė voter
n' festė as gzime nanė e moter
kan kja vashat me shamija
tė bardhė ndoj dit se pat etnija
shkel me thunder gjakatari
vraj e prej digj n' flakė e zhari
tremij vjet na dogj baroti
n' lot e gjak shkuen stina e moti

nuk u gzuem nė kangė e valle
tremij vjet kjajnė dhe e zalle
tremij vjet shqipja me halle
tremij vjet s' na lan qetsi
tremij vjet me armiqsi
kaluan shekujt pa ja nda
gjamė nėn turk e gjamė nėn shkja
gjamė nėn grek e nėn latin
tremij vjet kush gjak po pin
tremij vjet pushtuesi i zi
na i ka veshė motet me t'zi
n'kohra t' vjetra n' kohra t' reja
shum e nuset i la t' veja
shum e djepat i la shkret
pa i mbushė fmija pes gjasht vjet
e ka therrė me bajonetė
her me shpatė e her me thikė
tremij vjet mbi djalė e qikė
tremij vjet rracen na e qthure
tremij vjet tue kputė ushkure
tremij vjet m' dogje mbi tokė
tremij vjet na preve n' kokė
mi ke tha mbi tremij fise
na i ke marrė po det e hise
n' gjak mi qele qiell e hanen
na e shkrumbove ilirianen
detin token ara e gurra
na i ke prishė shum gra e burra
na ke lanė t'varfėr pa punė
na ke shtrue me gjak e dhunė
na i ke prishur mendt e holla
na i ke prish fabrika e shkolla
ke prishė gjurmt e vjetersisė
edhe kulturen e lahtsisė
emra e fise ke shtrembrue
rrugė e ara ke shkretue
edhe fjalore e qytete
germa e shkrime e shenja jete
tremij vjet prishe kulturė
na i ke prishė germat mbi gurė
na e shkatrrove qytetninė
n'zanafillė shkrime e lashtsinė
nuk le vuajtje per mbi dhe
pėr pa e mbjellė me gjak nder ne
por tash koha o armiq
s' ėsht per ju se sot kam miq
kam shum miq e dashamirė
qė e duan shqipen n' qiell tė lirė
kot po i mbrehni armė e thiken
e kam mike ameriken
kam shum miq qe qesin flakė
kot e ke oj kudra shakė
kot e ke oj skilja plakė
se pėr t'gjallė se shtron shqipninė
sot me shkollė e kem djelmninė
si me laps si me martinė
kemi miq kemi kumbarė
anė e mbanė mbi dheun me farė
se nuk jam ma ai shqiptarė
si dikurė n' mote i shkretė
tash shum miq pėr mua lanė jetė
amerika e europa
prandaj ma ti nuk merr copa
me e grabitė si te duash ballkanin
per me i knaq shkja e junanin
se kam miq si qehlibari
qė t' mbulojn me flakė e zhari
e i kam djemt trima me fletė
mjaft psuhtues qe tremij vjet
koha tash ka ndrrue e favore
sot ka miq toka arbnore
edhe djem kam porsi zana
kur ti thrret kjo shqipni nana
bien mbi ushtri mbi kapetana
nė thumb e marrin nė ballė armikun
se zanatė e kan qelikun
dijnė me vdekė pėr t' lashta troje
per ta lufta ėsht nji lloj loje
nuk i trmemben ata barotit
se jan djemt e kastriotit
edhe vashat si gjeraqina
besa fort ndezin martina
kan me t' zi me pshtjellė shum shkina
tash martina ka shum zjarmtare
ėsht ushtrija qlirimtare
qė gjak n 'vetull i merr armikut
kur t' shtrėngohen nė armė t'qelikut

i kem djemt qe marrin n' sy
n' thumb martine pe kan thy
me plumb penin e kan kputė
i lindi shqipja sqepekrrutė
kan kputė pe e fije tė hollė
sot shqipnija i ka me shkollė
sot edhe shkronja me gjith leter
e vret n' ballė hasmin e vjeter
biblioteka e dituria
si dikurė nuk ėsht shqipnija
kur me lecka ecej prore
s' kishte shkollė n 'troje arbnore
sot po flet akademija
po flet shkenca e diturija

tremij vjet shkolla u ndalua
tremij vjet qė kan kalua
sot me shkollė lulzon etnija
rrnoftė e lirė mbi dhe shqipnija
kahdo i thonė e lashtė etnike
kahdo e ka mbrojtjen qelike
---------------------------------

Autori Xhelal Ferizi
---------------------------------------
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė