Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-12-05, 14:51   #2
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim





Adem Jashari - legjenda e Kosovės



Ka ndodhur shpesh qė njerėzit kanė lidhur do traktate tė fshehtė midis jetės sė tyre dhe vdekjes. Brenda kėtij traktati janė dimensionuar jo vetėm fati i njeriut por edhe i trojeve qė e lindėn dhe i pėrkundėn djepin. Mė tej, ai ka ngarendur jo mė nėpėrmjet trilleve vetiake, por ka mbetur stoik nė qėndėr tė shkulmeve tė erėrave dhe furtunave duke u shndrruar sakaq nė Protemete tė kombit tė vet. Olimpi i tij nuk ka asnjė tė pėrbashkėt me mitet e fqinjit tonė jugor. Ky mal mitik, mė sė shumti gjendet nė zemrėn e njė burri a tė njė lisi, nėpėr degė tė tė cilit duhmat e lirisė grishin shpendėt ogurbardhė tė vazhdimėsisė sė jetės.


Shkruan Eugen SHEHU

Prej Olimpit tė shpirtit, Adem Jashari ka kundruar kurdoherė Drenicėn martire, Kosovėn kreshnike, kufijtė e rudhur etnikė, ashtu si fytyra e njė gruaje tė mbytur brengash. Drenica! Kjo vatėr e ngrohtė e shqiptarizmės, kjo derė e ēelur e burrėrisė, ai kuvend emblematik pėr lirinė, ajo strehė e sigurtė e flamurit dhe shqiponjės brenda palėve tė mėndafshta qė gatitet tė marrė rrugėn nėpėr furtuna. Drenica! Aty mė sė pari Kraleviq Marku, i turpėruar dhe munduar prej Musa Arbanasit, shekuj mė parė, thėrriste nė ndihmė gorska vilat (zanat e malit) dhe ato nuk iu pėrgjigjėn. Gorka vilat u trembeshin ēiltas zanave shqiptare sepse kėto tė fundit, sipas besimit shqiptar tė kryehershėm, ishin kurdoherė nė ruatje tė trimave qė luftonin pėr tė mbrojtur trojet amtare, prej pushtuesve tė huaj.
Drenica e Shotės dhe e Azemit, njė shpėrfillje e hapur ndaj Londrės sė vitit 1913, njė pėrballje e mundimshme ndaj dhunės dhe gjenocidit serb, pėrplasje tragjike fatesh njerėzore pėrmes kumbimit tė kėmbanave tė ferrparajsės. Njė ēift yllor shqiptarėsh, tė cilėt atėherė kur bashkėkombasit e tyre i thėrriste vdekja (nisur ē`prej Beogradit) ata i pėrgjigjeshin jetės me jetėn e tyre, i pėrgjigjeshin tė ardhmes me pushkėt, fishekėt, trimėrinė dhe mė pas me pranverat e tyre. Drenica e Shaban Polluzhės njė kėshtjellė gjaku dhe eshtrash, nė detin e asaj murtaje tė kuqe kur vėllau vriste vėllanė pėr hirė tė disa dogmave ardhur prej Uraleve. Por kėsaj radhe, gjėmimi i armėve tė Polluzhės me burrat qė e rrethonin, nuk do tė ndante asesi nė Beograd. Ato gjemime do tė ngarendnin deri nė dyert e kancelerive tė Evropės, duke u shndruar nė muzikė funebre jo vetėm pėr tė ardhmen e shqiptarėve, por tė krejt popujve ballkanikė, tė cilėt do tė jetonin nė terrin e gjatė tė diktaturės komuniste.Ēfat i madh pėr Drenicėn, pėr ata male, livadhe dhe ujra qė e rrethojnė! Ajo i kumtonte Evropės shpirtin e trazuar shqiptar, qė nuk mund tė regėtinte pėrmes kėnetės e baltrave tė regjimit totalitar, por qė rrihte deri nė ēastin e mbramė pėr lirinė e amėshuar. Tek e mbramja, lashtėsia dhe lavdia e Drenicės, ėshtė njė pikė takimi e historisė sė shqiptarėve, simbol recistence i pakontestueshėm nė ēdo kohė.
10 vjet pas ciklonit Polluzha, mė 28 nėndor tė vitit 1955, nė Prekaz tė Drenicės, sė bashku me tė qarat e njė foshnje, Drenica do tė parandjente njė tjetėr kumt mesianik. Drenica dhe krejt trojet shqiptare, duket se pėrshkėnditeshin nga lindja e djalit tė tretė nė kullėn e Shaban Murat Jasharit. Ardhur vonė asaj mbrėmje nė shtėpi,plaku trim Shaban duke kėrkuar njė rast sadopak tė fshehtė pėr tė kremtuar festėn e tė parėve tė vet, 28 nėndorin ka thyer zakonin e burrit (nuk e shohin fėmijėn e sapolindur) dhe ka mbėshtjellė djepin me flamurin kuqezi. S`ka munguar baca Shaban tė verė edhe alltinė mbi flamur, duke shpallur nė kėtė mėnyrė kredon e pėrjetshme tė fisit tė vet, luftėn pa fund ndaj shkijve dei nė agun e bardhė tė lirisė. Kjo skenė madhore do tė merrte udhėn sakaq drejt eposit. Eposet shqiptarė kanė ligje tejet tė rreptė pėr mesazhet qė bartin dhe pėrcjellin.
Ē`ka e rriti djalin Adem? Trishtimi i pėrhershėm pėr Kosovėn e mbuluar nė rroba tė zeza robėrie. Nderimi i madh pėr tė parėt e tij, tė cilėt e patėn mbrojt me pushkė dhe jetė ēdo pėllėmbė tė Drenicės dhe tokės arbėrore. Respekti pėr krejt ata breza qė ndonėse provuan mbi supe makinėn dhunuese tė mizorive serbe, askurrė, edhe nė ēastet mė tė rėndė nuk e humbėn besimin nė ditėn e bardhė qė do tė agonte. (Kreshnikėt e dikurshėm betoheshin nė diell, ndonėse ky ishte elemnt parapagan). Herėt ai do tė ndjente nė rininė e vet, se e ndante njė mur i madh prej mitit tė egėr serb, i cili justifikonte shfarosjen masive tė shqiptarėve nga trojet e tyre autoktone. Herėt ai do tė mėsonte prej tė atit se trimėria e burrit nuk mund tė filloj tek dera e fqinjit. Ndėrsa nga e ėma, gruaja Zahide (derė bajraktari prej Gecajve tė Llaushės) do tė ndigjonte kėngėt e trimave, ato kėngė qė rridhnin sė bashku me borėrat dhe ujrat e Drenicės, drejt dhe nė eposet trimėrore shqiptare. Kėto e rritėn trimin Adem, siē rrisin furtunat shtatin e lisave.
Herėt, Adem Jashari e pati kuptuar se themelet e Jugosllavisė ishin ndėrtuar mbi njė keqkuptim dramatik tė etnive dhe aspak mbi grehinėn e njė demokracie autentike apo shteti tė sė drejtės. Nė mėnyrė tė qėllimshme pėr gati katėr decenie me radhė njė terror sistematik, njė dhunė fizike dhe emocionale ėshtė ushtruar nga Beogradi, veēanėrisht mbi shqiptarėt etnikė. Njė propagandė shumė aktive, do tė thoja marramendėse, ka dashur kurdoherė tė merrete nė mbrojtje kėtė genocid therės e tragjik, duke dashur tė shmangė pėrgjegjėsitė nacionale-kolektive tė serbve. Mjerisht jo vetėm Jasharajt por krejt viset etnike tė Kosovės dhe Maqedonisė shqiptare, e patėn kuptuar si njė doktrinė lehtėsisht tė perceptueshme se njeriu nuk mund tė urrej askėnd pėr shkak tė njė instikti tė lindur, pėrkundrazi ka njė shkallė urrejtje pėrmes sė cilės ai patjetėr duhet tė kalojė. Mendoj tė jetė kjo, ndėr arsyet kryesore qė pas ēdo ngjarjeje luftarake pėr ndryshim tė kufijve, opsioni mė normal i serbėve tė zbritur nga Uralet e largėt, ishte “etnicko ēistennje” (alias spastrim etnik) mė ē`rast do tė mund tė “garantohej” struktura e ardhshme racore e gjallimit tė kolonėve serbe, nė tokat e pushkatuara me forcėn e armėve.
Nė mėnyrė tė veēantė, nė fillim tė viteve 80-tė tė shekullit qė lamė pas, atėherė kur nė shtėpinė e madhe tė Jasharajve nė Prekaz nisėn kuvendet e fshehtė se si mund tė pėrballej me makinėn ushtarake tė Beogradit, kur aty mėsynin bujtės ē`prej Mitrovice nė Prizren, ē`prej Bujanovci nė Karadak, bijtė e Kosovės martire patėn shkuar nė zgrip tė dhimbjes shekullore. Pėr ta nuk kishte asnjė dyshim se Beogradi pėr tė ripushtuar sėrish “djepin” serb mesjetar, duhej jo vetėm tė nėpėrkėmbėte, poshtėronte e nėnshronte popullatėn joserbe, por tek e mbramja vlente t`i shfaroste krejt ata. Shqiptarėt nė kėtė kėndvėshtrim duhej medoemos tė ishin tė parėt ngase luftrat e shekullit ishin dėshmi e “kokfortėsisė” tė tyre, ndėrkaq sipas besimeve mjeranė tė ortodoksizmit dhe dogmave fanatike tė tij, popujt me fe islame duhet tė shporreshin nga jugu i Ballkanit. Nė kėtė kontekst, dhuna e institucionalizuar e Beogradit, gjente strehė tė sigurtė dhe pėrkrahje tė kahershme nėpėr kishat plot temjan tė Moskės sė kuqe.
Kur Jasharajt, Lushtakėt, Kodralitė apo Mehajt nisėn tė ideojnė lėvizjen ilegale nė Drenicė, kur burrat e kėtyre shtėpive pėrgatiteshin tė mateshin me stuhitė serbe,nė fillim tė vitit 1986, Akademia e Shkencave serbe, nuk mungoi tė hedhė nė pazar tė ideve famėkeqin Memorandum tė sė radhmes. Me njė cinizėm si rrallėkund nė historinė e shkencės, kėta akdemikė patėn dalė asaj kohe me idenė e kobshme (ēka parashihte lumenj tė tjerė gjaku) qė serbėt duhet tė jetojnė nė njė vend unik dhe tė vetėm. Me kėtė akt tė paprecedent nė histroinė e marrėdhėnieve midis etnive tė ndryshme, ata parakuptonin faktin qė kudo ku kishte qoftė edhe njė grusht serbė, duhej patejtėr me ēdo mjet dhe mėnyrė tė zhdukeshin nga faqja e dheut fqinjėt e tyre, anipse ata jetonin nė trojet etnike tė tė parėve, anipse bėhej fjalė pėr egzistencėn e vetė racės njerėzore.
Ē`ka qėnė nata e 30 dhejtorit 1991 nė Prekaz? Asgjė mė shumė se mundimi dhe shpresa e Beogradit pėr tė sendėrtuar hakmarrjen gjakatare ndaj shqiptarėve. Me qindra policė me uniformė ose tė fshehtė, me dhjetra armė automatike, mortaja dhe topa rrethuan bijtė e Kosovės martire, me tė vetmin qėllim pėr t`i vrarė ata, me tė vetmin qėllim pėr t`i “trembur” tė tjerėt pėr tė shuar qysh nė lindje vullkanin epokal tė lirisė sonė. Nxjerrin pushkė Mehajt, shėnojnė mbi aradhėn serbe Kodralitė ndėrsa vėllezėrit Rifat, Hamz dhe Adem, duke dalė prej kullavė lėshojnė piskamėn: Po a duen me na rrėmbye te sotmen dhe tė ardhmen o heeee! Zėrat e tyre tė pėrzjerė me krismat e armėve janė pėrlasur faqe mė faqe tė maleve tė Drenicės. Nuk dihet me saktėsi a kanė gjėmuar malet apo vetė historia e gurėve dhe drurėve, nė asht tė tė cilėve, ėshtė ruajtur vetė klithma e lirisė. Kur liria klith, mė parė se tė zgjoj sy dhe shpirtra tė fjetur, ajo depėrton nė kujtesėn e kombit. Ē`prej 31 dhjetorit tė vitit 1991, atėherė kur makina ushtarake serbe do tė largohej e mundur prej Prekazit,nė librat e policisė sekrete tė Beogradit, do tė shkruhej me tė mėdha emri i Adem Jasharit.
Ē`ka qėnė vallė nata e 25 nėndorit 1997 pėr policinė e sekrete serbe? Pėrse ata i janė vėrsulur kėsaj radhe nė mėnyrė tinzare tė ftohtė si vdekja, lagjes Binakaj tė Vojnikut? Dhe ndėrsa kėta u afrohen lagjes dhe shtėpive tė shqiptarėve, gurėt dhe drurėt, nė memorien e tyre, nė mėnyrė tė vetvetishme sjellin ndėrmend njė prej masakrave tė Ēeklicės, shekuj mė parė, masakrė “e pastėr” e ortodokzismit tė egėr ndaj myslimanėve. Ende sot, nė eposin gojor mjeran tė Serbisė kėndohet e “famshmja” kėngė kur Vojvoda Batriē i raporton peshkopit Danilo dhe abatit Stefan:“Myslimanėt e Ēeklicės na ikėn,
Kėshtu qė prej tyre vramė pak,Por dogjėm vatrat e tyre,Ēerdhe dervishėsh dhe xhami turke,Bėmė me to njė pirg tė mallėkuar.Qė tė mbetet si shenjė pėr popullin.”
Ndėrsa nė kullat e lagjes Binakaj dėgjohen krismat e para tė pushkėve kriminale serbe, nė luginėn midis Llaushės dhe Rezallės sė Re, burrat e armatosur prijnė pas Adem Jasharit. Vetėtima dhe stuhi nuk mund tė mbrrinin dot mė shpejt nė shpatet edhe grykat e Vojnikut. Sėrish ndizet e ashpėr beteja dhe pėr policinė e fshetė serbe nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se gjėmimi i armėve i shpėrndarė tejendanė maleve tė Drenicės ėshtė Adem Jashari, ai qė pėrkrahu studentėt e Prishtinės mė 1981, ai qė ngarendėte ēdo 28 nėndor me flamur kuqezi nė gjoks, ai qė pėrball me eprorin e policisė serbe Rajkun gjatė demonstratave nė Skėnderaj, ai qė e pat kthyer kullėn e vet nė simbol tė vetėdijes nacionale pėr krejt drenicarėt. Natyrisht, nė rrjedhėn e ngjarjeve, serbėt asesi nuk mund tė kishin rėnė nė befasi. Ata qenė pėrleshur gjatė kėtyre anėve me Azem Galicėn, ata patėn humbur qindra ushtarė tė tyre dhe ēetnikė nė pranverėn e vitit 1945, nė luftė kundėr Shaban Polluzhės, tashmė do t`u duhej tė luftonin kundėr burrit tė Prekazit Adem Jashari.
Llogaritė e serbve nė Vojnik nuk dalin. Ata tėrhiqen sėrish nė mėnyrė tinzare pėr tė kryer dy ditė mė vonė njė prej akteve tė shėmtuar dhe tė mynxyrshėm, vrasjen e mėsuesit tė nderuar Halit Geci. Gjendja depresive nė tė cilėn ndodhej policia e Beogradit, ėrėrat e forta tė shovinizmit dhe tė serbofobisė nė disa mjedise paranojake, favorizonin radikalizimin dhe ekstremizmin serb. Kjo simetri mjerane pėr shpirtin dhe moralin e njė kombi, duhej tė flakej. Por atje ku nuk mbėrrin dot fjala, atje ku mėria etnike urdhėron krime ndaj fqinjit, qė vetėm fati ta solli aq pranė, atėherė fjalėn e vet e thotė gryka e pushkės, e mbajtur sigurisht nė duar trimash. Nė 28 nėndor 1997, ndėrsa varri i mėsuesit tė nderuar Halit Geci mbulohej me kurora lulesh nga gjithė Kosova martire, nė funeralin e rastit shfaqeshin ushtarėt dhe prijėsit e parė tė Ushtrisė Ēlirimtare e Kosovės. Njė simbolikė e ēuditshme lidhte nė kėtė datė, ngritjen e flamurit nė Krujė prej Gjergj Kastriot Skėnderbeut, nė Vlorė prej Ismail Qemalit dhe pothuajse 85 vjet mė pas, ky flamur qėndronte bri dėshmorit tė rėnė dhe tė atyre burrave qė mbartnin mbi supe pėrgjegjėsinė e ardhmėrisė sė trojeve etnike kosovare.
Pos simbolika e mėsipėrme, nė mėnyrė depėrtuese do tė nderej jo vetėm nė rrafshe tė datave tona kulmore, por edhe nė ditlindje tė zakonshme. Adem Jashari pat lindur pikėrisht mė 28 nėndor dhe i jati Shabani e pati mbėshtjellė me flamur kombėtar. Profecia e lėnė disi nė periferi tė memories familjare, priste tani, nė fundshekullin e trazuar tė realizohej prej njė numri shumė tė madh njerėzish se kulla e Jasharajve. Drenica i kishte ēuar sytė vetėtimthi tek ai burrė shtatlartė, me mustakė, me zemrėn e madhe dhe sytė qė ndriznin zjarre dashurie. Por kėtė ndjenjė tė atdhedashurisė sė natyrshme, Beogradi nė mėnyrė krejt tė qėllimshme e konfronton me fjalėn terror, duke dashur tė mbulojė varganin e krimeve tė veta me gjethen biblike tė lules. Ende sot pas kaq vitesh, shqiptarėt nė Kosovė duket se nuk e kanė harruar rėnqethjen qė kanė ndjerė pas deklaratės sė Milosheviēit qė : “Ata qė nė Jugosllavi, e mbėshtesin terrorin shqiptar, i japin njė goditje serioze Serbisė dhe Jugosllavisė. Serbėt dhe malazezėt, nuk kanė mbetur vetėm kėta tė fundit. Ēdo vatėr nė Serbi, ėshtė gati qė nesėr tė niset pėr Kosovė. Sepse “shovinistėt shqiptarė” e dijnė mirė siē e kanė pas ditur dhe mė parė e duhet ta dijnė edhe nė tė ardhmen qė nuk do tė kenė dhe nuk do tė pushtojnė kurrė, qoftė edhe njė gisht tė vetėm tokė serbe dhe sidomos as qė do ta kenė e as qė do tė mund tė pushtojnė Kosovėn dhe Metohinė”.
Totalitarizmi nacional-shovinist i urryer serb, ēdo ditė e mė shumė, nxirrte nė shesh, etjen tragjike pėr gjak shqiptarėsh. Gjak nė Prishtinė e Skėnderaj, gjak nė Ferizaj e Pejė, tė vrarė e tė varrosur pėrmes hymnit kombėtar shqiptar nė Drenicė, tė masakruar nė vise tė tjera nė afėrsi tė Maqedonisė shqiptare. Evropa e cila i ruante ende nė memorie krimet e fashizmit po shihte jo pa vėmendje se komunizmi nė agoni, ai qė dikur qe predikuar si vėllazėri e miqėsi e paskajshme, tanimė me metodat e dhunėn e pėrdorur ndaj njerėzve, ia ka kaloka edhe fashizmit. Ky socializėm i dekompozuar u shfaqka plot gjak e kocka ashtu si nė tragjeditė e lashta tė Sofokliut, por kėsaj radhe duke patur pėr skenė, Evropėn e mikluar prej teorive perverse tė kombit tė kulluar serb, predikimet pėr vrasje, sadizmin dhe terrorin psikologjik tė marrė si masė ndaj “terroristėve” shqiptarė, tek e mbramja, ricikloi edhe njė herė (ndonėse tani nė kushte mė tė pafavorshėm) shpėrfilljen e saj ndaj kombit tė vjetėr tė Ballkanit, i cili ndonėse u pėrgjysmua nė shekuj, nuk iu nėnshtrua asnjė lloj sundimi, pėrkundrazi ruajti, ngriti dhe lartėsoi dinjitetin e vet kombėtar. Adem Jashari, padyshim, mund tė merret si shėmbėlltyrė e kėsaj rezistence nė vise tė Kosovės. Ai dhe burrat qė e rrethonin nė ato vite, duke i thėnė “ndal” masakrave rituale nė viset shqiptare, u thoshin “ndal” nė tė vėrtetė hakmarrjes sė verbėr tė saj, cinizmit antievropian, lėvizjes tejet tė rrezikshme pėr t`u kapur pas miteve ndjellakeqės dhe jo pas realitetit qė ofrojnė zhvillimet.
Nė ditėt e para tė marsit 1998, soldatska serbe kryen mizori nė fshatrat Qirez dheLikoshan. Popullsia e pambrojtur e kėtyre viseve u gjend nė mėnyrė tė beftė nėn shiun e predhave tė automatikėve, mortajave dhe topave tė kalibrit 75m/m. Por ajo gjendet e pambrojtur edhe ndaj opinionit evropian, i cili nuk ka kohė dhe mundėsi tė merret me kosovarėt. Sa pėr Beogradin, aty edhe disa opozitarė tė Milosheviēit, janė tė zhytur kėmbė e kokė nė nacionalizmin famėkeq tė Serbisė sė Madhe, duke u shndrruar me dashje apo pa dashje nė vegla tė kėsaj politike mjerane. Policia e fshehtė e Beogradit, ndjek lėvizjet e vullnetarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare e Kosovės dhe e bindur se Adem Jashari ėshtė simboli dhe shtylla kryesore e kėsaj qėndrese shqiptare, ndėrmerr hapin tjetėr. Ajo kėrkon tė shuajė me zjarr dhe hekur jo vetėm qėndresėn e burrit 42 vjeēar por krejt kullat e Jasharajve, duke dėshmuar se ėshtė njėherėzi pjellė e krimit dhe nėnė e tij.
5 maj i vitit 1998 do tė vinte pėrmes njė agu tė mynxyrshėm nė vise tė Drenicės. Topa, mortaja, kallashnikovė, njė arsenal i tėrė metalik nė pėrballje me kullat e Jasharajve nė pėrballje me ata burra qė mbartnin mbi supe peshėn e Kosovės sė robėruar. Elaboratet serbė, tė ndjerė keq e mė keq kundruall shpresės sė shqiptarėve pėr pavarėsi tashmė nisnin falangat e mėdha kriminale drejt kullave paqėsore nė Prekaz me synim se do tė mund t`i prisnin udhėn lirisė qė ishte nisur. Nuk munguan as tanket dhe zhurma e tyre u parandje qysh larg Prekazit. Intuita e ēuditshme malėsore parapa lumenjtė e gjakut qė kėrkonin shtretėrit e rinj tė tyre, nėpėr gryka tė Drenicės. Burrat e Jasharajve mblidhen saora dhe mendojnė qė pleqtė dhe fėmijėt tė largohen nga kulla. Baca Shaban nuk pranon. Gratė gjithashtu. Fėmijėt kanė besim tek tė parėt e tyre. “Na kjoftė dit e hajrit “ mund tė thotė Shaban Jashari dhe tok duart me djemtė. Ademi ajo shqipja e rėndė hypur nė shkėmb, rregullon armėt dhe jep porositė e rastit. Ka momente nė jetėn e njeriut kur ai e sheh me sy vdekjen, por e shpėrfill atė. Ngase mund tė vij kjo shpėrfillje qė i zbardh faqen burrit, atit, djalit apo nipit? Vėshtirė tė depėrtojė shkenca deri aty. Por sigurisht depėrton ndjenja e thellė, e mrekullueshme, askurrė e vjetėruar e dashurisė pėr atdheun, kombin, tė parėt dhe pasardhėsit e tu.
Nė orė tė tėra nė ato kulla pėrleshej jeta me vdekjen. Jetėn e mbronin pushkėt e Jasharajve, vdekje e donin shpura e Millosheviēit, e tė ēmendurit tė mbramė tė Evropės. Faiku dhe Aliu, Shabani dhe Halili, Isai dhe Beqiri, Sherifi dhe Nazmiu, vunė gjokset e tyre pėrballė soldatskės serbe, duke i rikthyer nė kujtesėn e gurėve tė Drenicės, betejat emblematike tė luftėtarėve kosovarė nė vite. Adem Jashari, me trimėrinė dhe guximin prometeik tė tij, ishte shpresa dhe zemra e tė gjithė luftėrtarėve tė tjerė. Policėt e Beogradit ngarendinin pas blindave dhe botės sė hekurt tė armatimeve pasi patriotizmi i tyre ekstrem, ishte i pėrvetėsuar nga pėrrallat e mitologjisė serbe, ndėrsa Adem Jashari dhe familja e tij po i shndrronin kullat e tyre nė Prekaz, nė karakollet e parė tė qėndresės shqiptare, tė asaj qėndrese e cila lidhej me mijra fije, me vetė agzistencėn dhe ardhmėrinė e kombit tonė. 38 dėshmorė tė Jasharajve flasin mė mirė pėr kėtė.
Janė 38 varre pranė e pranė nė Prekaz. Janė 38 monumente tė asaj qė quhet qėndresė kombėtare. Midis tyre ( duket se ende komandon , jep dashuri e shpresė) Adem Jashari, simboli i nderit, burrėrisė dhe trimėrisė sė Ushtrisė Ēlirimtare e Kosovės. Guximi me tė cilin ky burrė priti aradhat e Milosheviēit nė kullat e tij, shfaq njė tjetėr dimension tė shqiptarėve nė kapėrcyell tė shekullit tė 20. Flijimi familjar, ky kapėrcim elegjiak i dhimbjes njerėzore i kujtonte Evropės se thika serbe po shkonte nė asht tė shqiptarėve. Pėrmasa e re e pėrftuar nė kėtė rast, tė jepte mundėsinė tė zbrisje shumė thellė, aty ku ndodhen ende sot, rrėnjėt e tragjedisė midis dy popujve ballkanikė. Me humbjen fizike tė Adem Jasharit, mendoj se nacionalizmi i ndershėm shqiptar, humbi nė shekullin qė lamė pas, njė ndėr figurat e spikatura tė identitetit tė vet. Ndėrsa liria dhe pavarėsia e Kosovės vlen tė shihet kurdoherė, si njė rikthim i kėtij burri nė krejt jetėn tonė. Prej vitesh, nė bjeshkė, nė oda trimash ėshtė artikuluar: Lum ai qė rron pas vdekjes! Padyshim si njė i tillė, Adem Jashari mbetet jo vetėm krenari e bjeshkėve tona por edhe pararendėsi i qytetėrimit tė shqiptarėve.Legjendat kujtohen nga tė dyja datat pafundėsish,gjersa kombi frymon,ato data janė edhe kur zoti u jep jetėn,por edhe kur mbyllin jetėn,gjeneratat pasardhėse ushqehen me veprat e tyre./Bern-Zvicėr/ 26 11 2005/F.F.
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė