Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-02-12, 20:03   #4
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Shteti – Tradhtarėt dhe patriotėt


Shkruan: Leon DUHANAJ
[B]Tradhti ėshtė ēdo vepėr, e cila bie ne kundėrshtim me parimet juridike, politike, morale, tė cilat janė ne shėrbim te njė kauze kombėtare (shtetėrore) qoftė ajo tradhti ne kohe lufte pėr liri dhe ēlirim apo paqeje pėr shtet ndėrtim.
Nocionet tradhtar dhe patriot, nė Kosovė, sidomos kohėve te fundit janė bere madje mode. Sot, secili merr guximin qe ta cilėsoj tjetrin si tradhtar apo veten si hero. Ēfarė ėshtė kjo ? Ēfarė i sjell kjo shtetit, ne kėtė rast Kosovės? Asgjė pėrpos huti e kaos, ku pėrzihet lėmshi dhe askush me nuk ja gjen as fijen. Dhe nėse kėto nuk i shėrbejnė vendin atėherė kujt pra i shėrbejnė kėto terma ekstrem dhe abstrakt, tė cilėt sidomos nė kohe paqe nuk do duhej tė gjenin hapėsirė ne diskursin publik, madje aq me pak ne atė te elitave politike gjegjėsisht e Parlamentit dhe institucionet me te larta te shtetit.
Nė njė kohė (gjendje) lufte, kėto nocione do te ishin normale ku ndodh qė nga njė popull te dalin shumė patriot dhe heronj, por qė po nga ai popull mund te dalin edhe tradhtar. Nėse kėto terma hyjnė nė pėrdorim me tė madh dhe madje janė ne trend, nė njė kohe paqe ku preokupimi kryesor do duhet tė ishte shtet ndėrtimi, zhvillimi, integrimi, mirėqenia dhe perspektiva e vendit. Atėherė, ajo shoqėri lirisht pėr mendimin tim mund te quhet shoqėri e sėmurė, e cila nuk ėshtė ne gjendje te analizoj dhe nuk ėshtė ne gjendje tė prodhoj kualitet, por gjithnjė e me shumė futet ne kolaps politik, ekonomik dhe social, duke prodhuar institucione te paafta, te korruptuara deri ne palcė.
Si ka mundėsi qė nė Kosovė, njė politikan, i cili pėrfaqėson institucione publike, mund te akuzohet pėr te gjitha veprat e liga tė mundshme tė bėra gjatė njė mandati, duke shfrytėzuar postin politik dhe institucionet pėr qėllime mafioze, kriminale, duke pasuruar gjithnjė nė mėnyre te paligjshme veten, rrethin e ngushtė dhe atė tė gjerė klanore , fisnorė dhe ideologjik dhe pas tėrė kėtyre veprave kriminale, jo vetėm qė nuk thirret nė pėrgjegjėsi para drejtėsisė, por e keqja mė e madhe, i njėjti ne rast votimi prapė “fiton” votat e popullit.
Kosova ėshtė nė krizė shumė tė thellė, si rezultat i njė politike te paafte dhe te korruptuar. Si rezultat i krimit te organizuar, i cili ėshtė bere pjesė e pa ndashme e politikes dhe mekanizmave te saja, politika kosovare e ka humb ēdo koncept normal, i cili do te shėrbente ne favor te vendit. Kosova ėshtė bėrė rob e akuzave te llojllojshme, si shtet dhe si komb, pikėrisht si rezultat i njė politike te pa pėrgjegjshme. Sot, secili individ merr guximin tė thirret nė emėr tė shtetit dhe te nxjerr plane pėr Kosovėn, qoftė ai vendor apo edhe ndėrkombėtar. Kjo nuk do te ndodhte sikur Kosova te kishte njė udhėheqėsi tė afte dhe tė pėrgjegjshme, sepse njė shtėpi qe ka zot shtėpie nuk ka nevojė secili qe kalon rrugės tė jap sugjerime, por nė njė shtėpi qe s’ka zot shtėpie, tė pėrgjegjshėm, atėherė secili e ndjen thirrjen qe te pėrkujdeset pėr te dhe natyrisht qe secili e bėn sipas mendimit dhe interesave te veta.
Kosova ėshtė bere arene e njė nacionalizmi populist, e tė rrejshėm, i cili ėshtė i ndare ne dy ekstreme, totalisht te kundėrta dhe qė asnjeri nuk i shėrben te mirės se vendit nė formėn siē do duhej t’i shėrbente. Te gjitha aktivitetet politike ne Kosovė sot bėhen nė shėrbim tė pushtetit.
Njė demokraci apo njė shtet demokratik, funksionon ne baze tė njė mirėqenie te lartė, gjithėpėrfshirėse ekonomike, e jo ku njė grup i vogėl qe gllabėron pasurinė e vendin dhe ku shumica e popullatės jeton ne skamje kjo s’ėshtė demokraci dhe ai shtet mė se paku mund tė cilėsohet si demokratik.[/B]

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 13-02-12 nė 20:05
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė