Pesė kryetarė nga PDK-ja, probleme me ligjin
Publikuar: 03.03.2013 - 10:05Prishtinė, 3 shkurt - Pesė kryetarėt e komunave, anėtarė tė PDK-sė, kanė probleme me drejtėsinė. Disa prej tyre janė dėnuar, por asnjėri nuk iu ka “nėnshtruar” vendimeve tė gjyqėsorit. Kjo nga opozita dhe analistėt politikė shihet si pushtet i partisė sė kryeministrit Thaēi, mbi organet e drejtėsisė, shkruan gazeta “Zėri”.
Aktakuza ndaj kryetarit tė Komunės sė Prizrenit, Ramadan Muja, ka dėrguar nė pesė numrin e kryetarėve tė komunave qė vijnė nga PDK-ja, e qė kanė probleme me drejtėsinė.
Njėri nga prokurorėt e Misionit EULEX ka ngritur aktakuzė pėr korrupsion nė gjykatėn Themelore tė Prizrenit ndaj kryetarit Muja dhe pesė bashkėpunėtorėve tė tij. Disa muaj mė parė Gjykata e Qarkut nė Prishtinė ka shpallur fajtor tashmė ish- kryetarin e Komunės sė Kaēanikut, Xhabir Zharku, pėr vepra korruptive, duke dėnuar atė me tri vjet burgim dhe njė mijė e pesėqind euro gjobė pėr armėmbajtje pa leje, shkruan Zėri.
Pak a shumė “fat” tė ngjashėm ka pasur edhe ish-kryetari i Ferizajit, Bajrush Xhemajli, i cili kishte shkaktuar njė aksident komunikacioni nė qytetin e Prishtinės. Nga ky aksident pati humbur jetėn i riu Labinot Rrustemi, ndėrsa Gjykata pati marrė vendimin qė Xhemajli tė dėnohet mė dy vjet e gjysmė burgim.
Probleme me drejtėsinė nė vend ka edhe Kryetari i Komunės sė Skenderajt, Sami Lushtaku, ndaj tė cilit ėshtė ngritur aktakuzė, meqenėse besohet se ai ka kryer vepėr penale tė shkeljes sė statusit tė barabartė tė banorėve tė Kosovės.
Organet e drejtėsisė janė duke u marrė edhe me kryetarin e Komunės sė Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili dyshohet se ka bėrė shpėrdorim tė detyrės zyrtare. Ai dyshohet se ka ndikuar nė dhėnien tenderit pėr ndėrtimin e objektit tė ri tė Komunės.
Opozita ka vlerėsuar se kėto janė shembuj se pushteti nė Kosovės ėshtė i paprekshėm nga drejtėsia.