Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-12-04, 23:13   #2
LUMI_007
 
Anėtarėsuar: 31-10-04
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 26
LUMI_007 e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek LUMI_007 Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek LUMI_007
Gabim VEPRIMTARITĖ E GABUARA SJELLIN DESTABILIZIM DHE RREZIQE

VEPRIMTARITĖ E GABUARA SJELLIN DESTABILIZIM DHE RREZIQE

Agresorėt e kriminelėt shpeshherė i keqpėrdorin veprimtaritė qė kanė qėllime tė mira. Aktivitetet paqesore i keqkuptojnė dhe mund t’i trimėrojnė e t’i nxisin agresorėt pėr veprime tė dėmshme. Ujku me asgjė nuk mund tė shndėrrohet nė qengj. Egėrsirat me fytyrė njeriu bėjnė krime mbi njerėz e mbi popuj. Me kohė duhet kuptuar dhe njerėzit e shėndoshė duhet tė veprojnė sa mė parė kundėr aksioneve tė njerėzve bisha. Mosuniteti e vonesat nė ndėrmarrjen e aksioneve kundėr veprimeve tė individėve tė ēmendur u kushtojnė shtrenjtė njerėzve e popujve. Kėtė e dokumentojnė mė sė miri masakrat masive dhe tė tmerrshme pėr shfarosjen e popullit boshnjak, tė atij shqiptar tė Kosovės dhe tė tė tjerėve nė territoret e ish Jugosllavisė. Ėshtė fatkeqėsi njerėzore fakti qė shpeshherė gjenden liderė tė shteteve tė cilėt i tolerojnė ose i ndihmojnė agresorėt. Mjerisht, po gjenden mjerana tė sėmurė tė cilėt edhe sot po i pėrkrahin dhe po bashkėveprojnė me agresorėt dhe me forca tė tjera tė errėta.

Dihet qė me vite ndėrkombėtarėt, veēanėrisht ata tė Evropės Perėndimore, i toleruan dhe nuk vepruan pėr t’i ndalur aksionet e rrezikshme tė Beogradit. Gjithashtu, dihet qė tendencat e pėrpjekjet e zyrtarėve ndėrkombėtarė pėr t’i pajtuar popullin shqiptar e atė serb, qė ėshtė me rėndėsi pėr stabilitet dhe paqe, me tė madhe po keqpėrdoren nga zyrtarėt aktual tė Beogradit. Nuk ėshtė e njohur qė ndonjėherė e ndokund nė botė agresorėt janė dhuruar pėr luftėra kundėr popujve dhe pėr pushtimin e territoreve tė huaja, siē kanė vepruar ndėrkombėtarėt ndaj okupatorėve serbė dhe pushtimeve tė Serbisė! Ndėrkaq, sa mė shumė qė zyrtarėt ndėrkombėtarė po i pėrkdhelin dhe po i pyesin, zyrtarėt e sotėm tė Beogradit me kokfortėsi po i intensifikojnė veprimet e tyre kundėr popullit shqiptar, kundėr stabilizimit tė gjendjes dhe zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Demorkacia ka vlera tė mėdha pėr njrėz tė qytetėruar, por atė nuk e duan agersorėt, e keqėpėrdorin dhe e luftojnė diktatorėt. Nuk e dijmė a janė duke i kuptuar ndėrkombėtarėt arrogancėn, aspiratat pushtuese dhe kėrcėnimet e Beogradit ndaj Kosovės?! Gjithashtu, nuk e dijmė a po e kuptojnė zyrtarėt ndėrkombėtarė rrezikun qė po paraqet Serbia pėr popullin e Kosovės dhe pėr stabilitet e paqe nė Evropėn Juglindore?

Nuk duhen mė prova sepse ėshtė e qartė qė Beogradi me tė madhe po e keqpėrdorė pakicėn serbe pėr ta destabilizuar gjendjen nė Kosovė. Aspiratat pushtuese tė forcave tė rrezikshme dhe aksionet e zyrtarėve tė Serbisė pėr tė trazuar sa mė tepėr gjendjen nė Kosovė e nė regjion, me tė madhe janė duke i ndihmuar edhe disa gabime e lagumitje tė zyrtarėve ndėrkombėtarė ndaj Beogradit. Kush nuk e ka kuptuar qė z.Nebojsha Qoviq, shef i Qendrės Kordinuese tė Serbisė pėr Kosovėn, ėshtė duke vepruar pandėrprerė kundėr Kosovės e kundėr jetės nė liri tė popullit shqiptar?! Qoviqi ėshtė i rrezikshėm jo vetėm pėr Kosovėn, por edhe pėr interesat e popullit serb. Prandaj, nuk ėshtė dashur askush tė shpresojė qė gjatė vizitės sė tij nė Graēanicė mė 20 dhjetor 2004, Qoviqi do tė verpojė pėr stabilizimin e gjendjes dhe tė kėrkojė qė pakica serbe t’i dėrgojė delegatėt nė institucionet e Kosovės. Pėrgjigja qė i dha z.Larry Rosin, zėvendės i kryeadministratorit tė Kosovės, antikosovarit, antishqiptarit dhe nxitėsit tė luftės Qoviq, meriton respekt e lavdėratė. Pastaj, a mund tė pritet diēka demokratike e njerėzore nga z.Vojsllav Koshtunica, kriminel qė gjatė luftėrave nė Kosovė dhe nė Bosnjė ishte pjesėmarrės nė krime tė egra mbi popuj, e tani kryeministėr i Serbisė dhe mbrojtės i kriminelėve tė kėrkuar nga Tribunali i Hagės?!

Me kohė duhet kuptuar qė zyrtarėt aktual tė Beogradit, jo vetėm me kėrkesat pėr decentralizim, por gjenden nė aksione dhe kanė pėr tė bėrė ēdo gjė kundėr Kosovės e popullit shqiptar. Gjithashtu, me kohė duhet tė dihet qė aksionet e Serbisė me bashkėpunėtorė kundėr Kosovės, kanė pėr tė vepruar kundėr stabilitetit nė Evropėn Juglindore e nė Mediteran dhe kundėr paqes botėrore. Pastaj, pohimet e mediave tė Serbisė sė gjoja “Nė Kosovė vitin e ardhshėm sėrish do tė ketė trazira”, tregojnė qartė qė Beogradi, po qe se mundet, ėshtė i vendosur tė shkaktojė trazira nė Kosovė e nė regjion. Aspiratat, deklaratat dhe aksionet e zyrtarėve tė Serbisė janė kėrcnim pėr agresion. Mė shumė se njė shekull serbėt i kanė filluar agresionet dhe pushtimet me sulme ndaj Kosovės e territoreve tė tjera shqiptare. Pėr kėtė arsye, nga tė gjithė kosovarėt e nga mbarė populli shqiptar kėrkohet syēeltėsi, urti dhe pėrgatitje pėr ēdo eventualitet. Mirėpo, me kohė duhet tė dihet qė populli i Kosovės mė kurrsesi nuk guxon dhe as nuk do tė pranojė asnjė okupim.

Opinioni botėror ėshtė dėshmitar qė kėto ditė z.Vlladimir Putin, kryetar i Rusisė, me psikamė po kėrkon qė tė veprohet kundėr njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės! Me thirje e me verimtari antikosovare e antishqiptare, z.Putin tregon se sa rrezik paraqesin zyrtarėt e Moskės e tė Beogradit me bashkėpunėtorė pėr popujt e Ballkanit dhe pėr bashkėsinė ndėrkombėtare. Kėto aspirata, thirrje dhe aktivitete tė lartshėnuara duhet qė sė pari t’i kuptojnė mė mirė se ēdo kush drejtuesit e Aleancės Perėndimore. Pastaj, me kohė le tė dihet se ashpėrsimi i konfrontimeve tė mėtjshme ndėrmjet anėtarėve tė shteteve tė mėdha tė kėsaj Aleance, me siguri dhe pa asnjė dyshim kanė pėr tė shkaktuar mbi popuj katastrofėn mė tė tmerrshme gjatė historisė njerėzore.

Dr.Ranadan Xhema
Prishtinė, mė 25 dhjetor 2004
LUMI_007 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė