Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 22:55   #3
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

Megjithė kėtė Ai edhe pas vdekjes ėshtė bėrė objekt i sulmeve tė egoizmave tė disa personaliteteve politike e intelektuale shqiptare. Ata qė kanė ndjekur me vėmendje kėtė debat dhe ata qė kanė lexuar memuare dhe artikuj tė shumtė nė media ose nė faqet e internetit mund tė konstatojnė se kundėrshtarėve tė Rugovės u mungon argumenti dhe fakti, pėr pasojė edhe logjika pėratėse, ndėrkohė qė ata si tė tilla i shesin oinionet denigruese qė shprehin.

Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet pėrgjithnjė modeli i kurajos pėr ta refuzuar ndikimin institucional e shpirtėror serb nė Kosovė. Refuzimi institucional i Serbisė nė Kosovė nga ana e Tij ėshtė i njė lloji specifik, i krahasueshėm me refuzimin e pushtimit britanik nė Indi nga Mahthma Gandhi. Ndėrsa refuzimi psikologjik, ideologjik, shpirtėror, refuzimi i brendshėm ėshtė njė detaj i veēantė, i pazakontė, madje krejt specifik nė radhėn e polikanėve shqiptarė tė tė gjitha kohėve si dhe tė politikanėve nė rajon e mė gjerė. Mohimi rugovian i regjimit dhe ideologjisė sunduese tė Serbisė nė Kosovė nuk ishte njė mohim metafizik i tipit “Unė nuk tė dua dhe pikė!”. Ai ishte mohim nėpėrmjet pohimit tė diēkaje tė re, tė diēkaje tė “ndaluar” nga ligjet dhe mentaliteti serb i sundimit nga njėra anė, si dhe i mirėkuptuar dhe akceptuar nga ligjet e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė vlerave perendimore.

Nga studimi i kėsaj dukurie mė ėshtė dashur tė vij nė pėrfundimin se atakimi i Rugovės dhe figurės sė Tij prej politikanėve e intelektualėve nė Kosovė e nė Shqipėri ka ardhur dhe pėr dy arėsye tė tjera: P.sh, pėr shkak tė njė prirjeje qė meritat tė fitohen duke "groposur" madhėshtinė e tjetrit. Ose qė tė bėhen pėrpjekje "tė dukesh i madh", duke u matur me hijen e mė tė madhit. Nėse vemė re faktin se njė pjesė e madhe e kundėrshtarėve tė Ibrahim Rugovės nė politikė, janė kundėrshtarė tė Ismail Kadaresė nė fushėn e letrave, atėherė mund tė dallojmė qartė kėtė prirje anadollakėsh pėr "tu matė me hijen e mėngjėsit". Gjithashtu mund tė thuhet se shumė prej politikanėve dhe intelektualėve kritikė ndaj Rugovės ndjejnė si tė nevojshme qė tė "groposin", tė fshehin mėkatet e tyre sa i pėrket qėndrimit ndaj ēeshtjes nacionale tė shqiptarėve. Ndėrsa vetė kanė afera tė shumta me shėrbimet shtetėrore e sekrete serbe, kritika ndaj veprimeve transparente tė Rugovės nė raport me Serbinė u shėrben atyre tė shiten si "atdhetarė e nacionalistė". Ky trend ėshtė i rrezikshėm, jo pėr faktin se ky lloj politikani e intelektuali pėrpiqet tė ndryshojė realitetet dhe tė dėmtojė personalitetin e ish-presidentit tė Kosovės, por se krijon kushte pėr tė fshehur afera dhe veprimtari dėmprurėse pėr interesat kombėtare tė shqiptarėve. Edhe mė tej kjo shėrben pėr tu promovuar nė instancat e ndryshme shtetėrore e politike tė Kosovės apo tė Shqipėrisė, promovim tė cilin e nxit gjithashtu faktori politik ndėrkombėtar, me qėllim qė pėrmes kėtyre politikanėve dhe intelektualėve tė "zbutė" dhe "pėrmirėsojė" marrėdhėniet midis Prishtinės e Beogradit.

Megjithatė duket se kundėrshtarėt mė tė pėrkushtuar tė Rugovės kanė filluar tė vihen nė vijėn mbrojtėse, duke e pranuar se "Rugova ishte njė shqiptar i madh", nėse i referohemi njė pėrkufizimi tė gazetarit M. Zeka nė njė emision televiziv tė janart 2009. Gjithėsesi unė besoj se do tė vihet deri te mendimi unik se kurrė ndonjėherė mė parė nuk ishte konstruktuar njė vizion aq i qartė dhe njė profil aq dinamik e magjepės, si ai qė kishte vizatuar Ibrahim Rugova pėr vendin e tij e tė shoqėrisė shqiptare. Se kurrė ndonjėherė bota shqiptare nuk kishte pėrpunuar njė filozofi aq tė kthjellėt e aq tė kuptueshme pėr tė ardhmen e tyre. Se kurrė ndonjėherė ndonjė udhėheqės rajonal e mė gjerė nuk ishte fiksuar me aq kėmbėngulje dhe nuk kishte qenė aq bindės nė shėrbim tė paqes, tė sė drejtės e tė lirisė njerėzore pėr shtetformim e demokraci, sa ēishte Rugova. Pėr kėto arėsye mund tė vihet nė pėrfundimin se sa mė shumė vite kalojnė, aq mė shumė do tė minimizohen dhe do tė harrrohen gabimet njerėzore tė Rugovės, sepse Ai arkitektoi tė ardhmen e njė vendi, Kosovės, tė cilėn pesimistėt e shumtė nė botė e kishin cilėsuar si epiqendrėn e njė lufte shkatėrruese, tė cilėn shpesh e cilėsonin madje dhe si fillimin e "Luftės sė Tretė Botėrore". Me filozofinė e tij politike Ai e shndėrroi nė realitet atė qė mund tė quhet e pamundur pėr logjikėn e shumė shkenctarėve dhe studiuesve nė botėn demokratike. Vetė njohės tė shquar tė arkitekturės historike tė Ballkanit nuk kanė mundur tė besojnė se njė personalitet i kėtyre hapėsirave do tė arrinte tė shkėputej plotėsisht nga konceptet arkaike nacionaliste tė sė kaluarės dhe do tė shndėrrohej nė njė simbol tė luftės moderne pėr liri, pavarėsi e drejtėsi. Ky personalitet erdhi nė jetėn politiko-shoqėrore si i tillė dhe Ai mban emrin e tė shquarit, Ibrahim Rugova.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė