Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 22:58   #8
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

Pjesa II



Rugova ndryshe



Ibrahim Rugova ndryshoi filozofinė ballkanike e panshqiptare tė qėndresės, duke pėrpunuar e pėrcaktuar qėllime sa mė radikale, tė cilat synoi ti realizonte me mjete joradikale. Ai besonte se suksesi politik e nacional do tė vinte pėrmes njė lidhjeje tė qėndrueshme midis vullnetit pėr tė arritur qėllimin final si dhe gatishmėrisė e vendosmėrisė pėr tu orientuar drejt nė rrethanat qė ti krijojnė tė tjerėt, nė rastin konkret shteti i Serbisė.





1. Konteksti rajonal



Ibrahim Rugova kishte ardhur nė skenėn politike e nacionale tė shqiptarėve tė Kosovės si njė studiues i pasionuar i historisė, kulturės dhe etnogjenezės sė tyre. Atė e kishte thirrur nė skenė vetė koha, nė tė cilėn kalonte vendi, vetė proceset qė kishin ndodhur dhe po ndodhnin nė Kosovė dhe nė ish-Jugosllavi. Rugova u thirr dhe u vendos nė krye tė lėvizjes politike e nacionale nė kulmin e konfliktit shqiptaro-serb.

Ai erdhi nė krye tė Lidhjes sė Shkrimtarėve e mė pas tė Lidhjes Denokratike tė Kosovės pėr tė udhėhequr njė betejė dhe njė luftė tė pabarabartė. Ai kishte dhe do tė kishte pėrballė njė shtet pushtues tė vendit tė tij. Serbia ishte rishfaqur pas vitit 1981 si pushtuese e dhunuese e egėr nė Kosovė. Nė marsin e vitit 1989 ajo i kishte vendosur shqiptarėt nėn njė sistem aparteidi e kolonizimi tė pashembullt. Statistikat flasin pėr mijėra tė vrarė e tė burgosur, pėr 115 mijė punėtorė tė lėnė pa punė, pėr mbyllje tė shkollave, tė universitetit, spitaleve, etj. Rugova ishte thirrur nė skenė pėr ta sfiduar kėtė aparteizėm si dhe vetė sundimin serb nė Kosovė.

Aso kohe nė ish-Jugosllavi ishin shfaqur udhėheqėsit tipikė nacionalistė, tė cilėt nė mė tė shumtėn e rasteve ose kishin tiparet tradicionale tė ish-udhėheqėsve radikalė, ose ishin shndėrruar nė kukulla tė ish-diktatorit serb, Sllobodan Millosheviē. Nėse analizojmė prurjet e reja nė elitėn politike nė ish-republikat jugosllave, atėherė do tė kishim dhe njė pėrceptim mė tė qartė tė liderit politik tė shqiptarėve tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Nė Beograd prej vitit 1987 kishte ardhur nė krye tė republikės sė Serbisė njė prej figurave mė radikale e mė nacionaliste tė kohės, Sllobodan Milosheviē. Qė nė fillim tė uzurpimit tė pushtetit nė Serbi, ai kishte bėrė me dije se do tė ndiqte politikėn e Hitlerit pėr tė konstruktuar Serbinė e madhe. Parulla e tij ishte "O njė Serbi e madhe, ose hiē". Dihet tashmė sa tragjedi ka shkaktuar kjo lloj politike e ēmendurisė serbe tė kohės sė Milosheviēit. Bilanci tragjik nė Bosnjė-Hercegovinė, nė Kosovė e nė Kroaci janė dėshmitė e njė politike tė dhunės e tė terrorit, tė cilėn shefi i shtetit serb e kishte projektuar me qetėsinė e njė krimineli profesionist. Rugova kishte formuluar tė kundėrtėn e filozofisė hitleriane tė Milosheviēit pėr qėndresė e rezistencė paqėsore kundėr kėsaj ēmendurie.

Ndėrsa nė Kroaci aso kohe kishte ardhur nė pushtet Franjo Tuxhman, njė nacionalist jo mė pak i rrezikshėm se Milosheviē, nėse do tė kishte fuqinė e kėtij tė fundit. Politikanėt dhe diplomatėt e botės demokratike, tė cilėt e kanė njohur atė nga afėr e pėrshkruajnė si njė udhėheqės tė paskrupullt, hakmarrės e tė etur pėr dhunė. Spastrimi etnik i Krajinės prej popullsisė serbe si dhe nxitja e pėrkrahja e konfliktit nė Bosnje-Hercegovinė, me qėllim ndarjen e saj, ishin aksione nacionaliste tė Tuxhman, tė cilat synonin jo vetėm kundėrshtimin e pushtimit dhe sulemeve serbe mbi kėtė vend, por edhe krijimin e "Koracisė sė Madhe". Ibrahim Rugova, nė tė kundėrtėn, kishte formuluar dhe pėrqasur njė politikė e njė filozofi politike tė ndryshme nga ajo e ish-udhėheqėsit dhe presidentit kroat. Pėr kėtė arėsye Ai kishte kundėrshtuar prerė dhe pa mėdyshje nė fillimin e viteve 1990 njė pėrpjekje tė Tuxhman pėr ti futur shqiptarėt e Kosovės nė konflikt tė armatosur me Serbinė.

Ndėrsa nė Maqedoni e Bosnje-Hercegovinė procesin e pavarėsimit e kishin udhėhequr dy figura tė tjera tė asaj kohe, pėrkatėsisht, Kiro Gligorov dhe Alija Izetbegoviē. Kiro Gligorov e kishte udhėhequr Maqedoninė drejt pavarėsisė nė kushte mė komode sesa Alija Izetbegoviē kishte udhėhequr Bosnje-Hercegovnėn nė kėtė proces. Maqedonia, pėr shkak tė pozicionit gjeopolitik nė Euopėn Juglindore ishte marrė nė mbrojtje tė hapur e tė sigurt nga ana e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Njė ndarje e Maqedonisė me luftė prej Serbisė do tė sillte njė konflikt tė gjerė ballkanik tė pėrmasave tė paparashikueshme. Me gjasė nė kėtė konflikt do tė pėrfshiheshin dhe dy anėtare tė NATO-s, Turqia e Greqia, secila pėr interesa e qėllime tė kundėrta me njėra-tjetrėn. Stacionimi i ushtaravė amerikanė nė Maqedoni ishte sinjal i qartė pėr Milosheviēin, se ai nuk do tė lejohej tė ndalonte pėrpjekjet e Maqedonisė pėr pavarėsinė e vendit.......



.......Krahasuar me tė gjithė udhėheqėsit e ish-Republikave tė Jugosllavisė, Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti njė personalitet politik e intelektual i veēantė, sepse Ai mundi tė imponohej thjesht me idetė e Tij. Pėr kėto arėsye anketimet nė ish-Jugosllavi mė 1990 e rendisnin atė nė vendin e katėrt. Ky sukses politik jo vetėm nė Kosovė, por nė tė gjithė Jugosllavinė, i fituar nė disa muaj e bėnte atė tė ishte shihej si personi me tė cilin nuk mund tė injorohej. Kėshtu Rugova ishte imponuar si partner i miqve dhe armiqve tė Kosovės, pa pasur ushtri, polici e struktura shtetėrore, tė cilat gjithkujt i jepnin fuqi e pushtet. Imponimi dhe dalja nė skenėn politike madje nė krye tė liderėve tė preferuar nė njė vend shumėkombėsh, kjo e realizuar duke qenė nė opozitė, pra, si alternativė e njė pushteti dhunues e pushtues dhe thjesht me forcėn e idesė e tė filozofisė politike tė mosdhunės, tė dialogut, tė lirisė e demokracisė, ishte ndoshta njė rast unikal nė historinėe marrėdhėnieve politike ndėrkombėtare europiane, tė cilin e realizonte pikėrisht njė personalitet i letrave shqipe, Ibrahim Rugova.

Besueshmėria e Rugovės te shqiptarėt dhe rritja e autoritetit tė Tij tė padiskutueshėm te ata kishte sjellė si rrjedhojė dobėsimin e pozitės sė Serbisė pėr tu mbėshtetur nė tė ashtuquajturit "shqiptarė tė ndershėm", pra pėr tė gjetur "partnerė" e bashkėpunėtorė nė Kosovė nė shėrbim tė politikave kolonizuese antishqiptare. Vetė Rugova, qė nė fillimet e karrierės sė Tij politike e kishte demaskuar kėtė politikė pėrēarjeje, duke evidentuar thelbin e tij. Nė verėn e vitit 1989 Ai i karakterizonte kėshtu vetitė qenėsore tė "shqiptarit tė ndershėm": "Shqiptari i ndershėm, thoshte Rugova, ėshtė analfabet, i pakualifikuar, punėtor apo fshatar, pastrues, e para sė gjithash, servil dhe i dėgjueshėm. Nėse rastėsisht di tė shkruajė dhe tė lexojė, "ndershmėria" e tij mbetet me atė aq sa ai e shan poullin e vet". ( ) Ibrahim Rugova: Intervstė pėr revistėn sllovene, "Mlladina", Lubljanė, 07.07.1989. .....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė