Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 23:01   #10
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

5. Efektet e menēurisė politike tė Ibrahim Rugovės.



Efektet e menēurisė politike, strategjike e taktike qė pėrdori lideri shqiptar i Kosovės kanė qenė me ndikim tė jashtėzakonshėm, ndaj dhe sollėn kthesėn mė tė madhe historike nė jetėn politike shqiptare, tė panjohur mė parė. Kjo arritje e jashtėzakonshme i dedikohet pikėrisht asaj strategjie e taktike tė njė lufte e pėrpjekje origjinale qė kishte zgjedhur Rugova, ndryshe dhe i shkėputur nga mentaliteti ballkanik i zgjidhje sė konflikteve.

Ibrahim Rugova i dha njė dimension tė ri lėvizjen shqiptare nė Kosovė pėr liri e pavarėsi. Ai e nxori kėtė lėvizje nga kufijtė e anarkisė nė hullinė e disiplinės politike tė admiruar edhe pėr vetė popujt e civilizuar nė botė. Shqiptarėt kurrė ndonjėherė nė histori nuk ishin bashkuar nė qėllimet e tyre si nė kohėn kur Ibrahim Rugova ishte vėnė nė krye tė lėvizjes sė tyre. Forca politike qė ai kishte themeluar, Lidhja Demokratike e Kosovės, ishte bėrė faktor i njė udhėheqjeje politike e shpirtėrore tė pakontestuar. Me mbėshtetjen e tė gjithė shqiptarėve nė Kosovė, ajo ishte bėrė pėr pak muaj forca mė e madhe politike nė ish-Jugosllavi, ēka i jepte statusin e njė partie tė paprekshme e tė pacėnueshme nga ēdo lloj dhune qė mund tė pėrdorte regjimi diktatorial e shtypės i Beogradit.

Me kėtė veprim Ibrahim Rugova zhvleftėsoi gjithashtu propagandėn antishqiptare tė Serbisė, duke i dėshmuar botės tė kundėrtėn e trillimeve tė Beogradit. Tashmė shqiptarėt i kishin dhėnė botės shembullin e njė populli tė disiplinuar e tė civilizuar. Vetė Rugova, nė njė intervistė pėr revistėn e njohur gjermane "Der Spiegel" i jepte pėrgjigjen e duhur kėtij trendi. Nė pyetjen e gazetarit nėse shqiptarėt pėrgatiten pėr njė luftė civile, Rugova pėrgjigjej: "Njerėzit nuk shikojnė mė rrugėdalje tjetėr. Gjatė protestave gjithmonė kėshtu ndodh: nė qoftė se mbeten pa asnjė jehonė, atėherė duhet thirrur me zė mė tė lartė...". Dhe mė tej Ai shprehej se: "Pėrshtypja ime ėshtė se nė Jugosllavi ka forca, tė cilat dėshirojnė pikėrisht aksione terroriste nė Kosovė. Nė qoftė se te ne ka tė shtėna, atėhere kjo shėrben si justifikim pėr tė rritur represionet. Dhe nė qoftė se rezistenca e shqiptarėve kundėr hegjemonisė serbe nė vendet e huaja mund tė denoncohet si terrorizėm, atėherė mund tė mendohet qė simpatia ndėrkombėtare pėr ēeshtjen tonė do tė humbasė shpejt. Ju mund tė mendoni se kush bėn spekullime tė tilla". ( ) Ibrahim Rugova, "Serbėt vijnė pėrsėri si hakmarrės", revista "Der Spiegel", Hamburg nr 26, Qershor 1989. (Die Menschen sehen keinen anderen Ausweg mehr. Bei der Protesten ist immer so: Wenn sie ohne jedes Echo bleien, muss man lauter schreien.... Mein Eindruck ist, dass es Kräfte in Jugoslavien gibt, die sich terroristische Aktionen im Kosovo geradezu herbeiwünschen. Wenn bei uns Schüssefallen, dann dient das als Rechfertigung dafür, die Repression zu verschaffen. Und wenn sich der Widerstand der Albaner gegen die serbische Hegemonie im Ausland als Terrorizmus denunzieren lässt, dann kann mann damit rechnen, dass die internationale Simpathie für unsere Sache schnell vergeht. Sie können sich ja denken, wer so spekuliert"). Ibrahim Rugova, "Serbėt vijnė pėrsėri si hakmarrės", revista "Der Spiegel", Hamburg nr 26, Qershor 1989......





Pjesa III



Gandhi i Prishtinės dhe i Ballkanit



Me kėtė emėrtim e ka mbyllur jetėn e tij prej politikani dhe udhėheqėsi moderator tė shqiptarėve, Ibrahim Rugova. Tė gjitha mediat nacionale dhe ndėrkombėtare para dhe pas vdekjes sė Ibrahim Rugovės kanė vėnė theksin nė faktin se filozofia politike gandhiste e qėndresės dhe e rezistencės, tė cilėn e pėrpunoi Ai, ishte njė gjetje e mrekullueshme. Madhėshtinė e kėsaj gjetjeje e shtonte fakti se nė rajonin e Europės Juglindore, ku bėn pjesė Kosova, nuk kishte ndodhur ndonjėherė njė risi e tillė. Asnjė vend ose udhėheqės politik ballkanik nuk ishte pėrkushtuar mė parė nė njė opcion tė tillė pėr tė konkretizuar pėrpjekjet shumėshekullore pėr liri, pavarėsi e demokraci.



Menjėherė pas fillimit tė veprimtarisė politike nė Kosovė, Ibrahim Rugova kishte specifikuar si qėllim tė tij kryesor organizimin e lėvizjes ēlirimtare me synim tė vetėm lirinė e Kosvės prej pushtimit e kolonizimit serb. Por lėvizja ēlirimtare e shqiptarėve do tė kishte njė program tė ri, njė vizion tė ri, njė refleksion tė ri, njė pamje tė re, krejt ndryshe nga ajo ēfarė kishte ndodhur nė lėvizjen mbi njėshekullore tė shqiptarėve pėr ēlirim nacional e liri shoqėrore. Madje vizioni i Ibrahim Rugovės nuk ishte shfaqur ndonjėherė nė historinė e tė gjitha vendeve ballkanike. Ai ishte njė lloj lėvizjeje qė synonte detyrimin moral, bazuar nė vlera. Ajo ishte njė lėvizje pėr ēlirim bazuar nė virtytet, nė moralin e shoqėrisė njerėzore. Pėr pasojė efektet e saj ishin befasuese, tė pallogaritshme.

Thelbi i lėvizjes sė Rugovės pėr ēlirim ishte mospėrdorimi i dhunės. Nga pikėpamja revolucionare dhe veēmas ajo e marksistėve, dukej dhe duket paradoksale qė ēlirimi prej pushtimit dhe kolonizimit tė realizohet pėrmes njė rezistence paqėsore e jo tė dhunėshme. Por pikėrisht kėtu qėndron dhe madhėshtia e vizionit Rugova. Ai, sė paku nė Ballkanin e trazuar dhe tė njohur si "fuqi baruti", sollii koncepte e ide, tė cilat ishin mbartur me konotacione negative pėr shumė shekuj. Madje ky lloj konotacioni negativ mė shumė sesa nacionalistėve dhe shovinistėve pushtues serbė, ishte adresuar te shqiptarėt, pėr shkak tė propagandės sė shfrenuar qė Beogradi dhe institucionet e tij politike, akademike e shoqėrore kishin zhvilluar nė botėn e qytetėruar.



1. Specifika e gandhizmit rugovian



Nė fillimet e vprimtarisė politike tė Ibrahim Rugovės bota e qytetėruar kishte zbuluar te Ai "Havelin shqiptar". Shumė gazetarė tė huaj, tė cilėt kishin kontaktuar me udhėheqėsin e admiruar politik e kishin krahasuar atė me Havelin. Por Rugova vetė mendonte se emėrtimi dhe krahasimi me Havelin nuk ishte gjetje e duhur, thjesht pėr shkak tė faktit qė Kosova dhe Ēekosllovakia kishin njė gjendje krejt tė ndryshme, si dhe pėr faktin se lideri ēek e kishte vuajtur disidencėn e tij nė burgjet e komunizmit. Gazetari i Radios "Zėri i Amerikės", pasi konstatonte se nė Perendim shtypi e cilėsonte Rugovėn si Haveli i Kosovės, e pyeste se si e shihte Ai rolin e Tij nė politikėn kosovare?. Rugova pėrgjigjej: "Shpėsh herė bėhen konsultime dhe pyetje, po pėr fat tė keq kėtu ėshtė vėshtirė qė njeriu tė ketė rolin e njė Haveli apo diēka tjetėr, sepse, siē e dini, nė Kosovė ne kemi dhe problemin e ekzistencės nacionale, por edhe problemin e demokracisė. Ndėrsa Ēekosllavakia kishte vetėm problemin e demokracisė, prandaj aty i zgjidhin mė lehtė punėt". ( ) Ibrahim Rugova: Intervistė pėr Radion "Zėri i Amerikės", 24.06.1990. Ndėrsa nė njė intervistė pėr revistėn kroate "Hrvattski rubikon", Ai thoshte se "Pėrsa u pėrket atyre paraleleve me Havelin, mua natyrisht se mė vjen mirė njė krahasim i tillė, edhe pse pėr dallim nga Haveli unė nuk kam qenė nė burg. Sidoqoftė, intimisht mendoj se ne jemi nė njė pozitė shumė mė tė vėshtirė sesa intelektualėt e tipit tė Vaclav Havelit. Kėtė e them pėr pozitėn e tij kur ka qenė i pėrndjekur". ( ) Ibrahim Rugova, "Kosova do tė jetė republikė", intervistė nė revistėn "Hrvatski rubikon", Zagreb, qershor 1990.....

....Gandhi indian jo pak raste kishte bėrė thirrje pėr rezistencė aktive tė bashkėkombasve tė tij, ēka i kishte kushtuar dėnime me burg sė paku nė dy raste. Gandhi ballkanas nuk e kishte arėsyetuar asnjėherė dhunėn dhe veprimin e armatosur, sepse kjo nuk do ti kushtonte vetėm atij jetėn, por do ti kushtonte tė gjithė bashkėkombasve tė tij asgjėsimin fizik tė tyre. Edhe Gandhi prishtinas edhe Gandhi i Indisė kishin zgjedhur kėtė mėnyrė veprimi e rezistence kryesisht pėr shkak tė dobėsisė ushtarake para pushtuesve. Asnjėri prej kėtyre nuk i pėrkiste filozofisė marksiste-staliniste, sipas sė cilės "armėt tia rrėmbejmė armikut", sepse ekzistonte rreziku i pashmangshėm, qė para se tia marrėsh armėt armikut, ky armik i pabesė ta bėnte tė paqenė njė komb tė tėrė, nė rastin e Kosovės.

E njėjta gjė mund tė thuhet dhe pėr dy raste tė tjera e tė ngjashme me lėvizjen nacionale tė Ibrahim Rugovės. Nė Afrikėn e Jugut ėshtė e njohur lėvizja e Nelson Mandelės dhe mbėshtetėsve tė tij pėr tė hequr qafet regjimin e aparteidit dhe pėr tė rikthyer shtetin demokratik, i cili tė respektonte tė drejtat e zezakėve. Zezakėt nė kėtė vend kanė qenė dhe janė popullsia shumicė e tij, ndėrsa tė bardhėt me prejardhje nga Hollanda, Gjermania, Anglia, Franca, etj., tė cilėt ishin vendosur aty si emigrantė tė hershėm. Popullsia me ngjyrė pėrbėn 79.5 pėrqind tė popullsisė sė vendit prej 12 milionėsh......
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė