Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-12-09, 14:42   #350
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Tė tjerėt pėr Dr. Rugovėn.

Sheradini shkruan se si e survejonte Zyra e LDK-sė nė Tiranė veprimtarinė "terroriste" tė UĒK-sė nė Shqipėri. Fillimisht, fjalėn terroriste duhet liruar nga thonjėzat pėr ta futur nė thonjza "UĒK-nė", sepse nė mes tė Tiranės terroristėt komunistė vranė ministrin e luftės Ahmet Krasniqin. Dhe, ata qė vrasin kreun e luftės pikėrisht nė kohė lufte nuk kanė asnjė lidhje me UĒK-nė e vėrtetė. Janė kėta shkatėrrimtarė pėrēarės qė kėrkonin qindra mijėra marka nga Zyra e Pėrfaqėsisė sė Kosovės nė Tiranė. Dhe, kur merrnin pėrgjigjen logjike se "ne disponojmė vetėm paratė qė nevojiten pėr funksionimin normal tė kėsaj Pėrfaqėsie", pėrēarėsit shantazhonin personelin e saj me pusulla makabre: "Nė emėr tė popullit, pėr tradhti tė lartė, jeni tė dėnuar me vdekje dhe do tė ekzekutoheni nė rastin mė tė parė tė mundshėm." Dhe, pasonte firma: "Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė". Kjo ėshtė "lufta" reale qė bėnin disa "shtabistė ēlirimtarė" nė Tiranė!!!

Me kėrcėnime tė tilla arritėn ta pėrzėnė kreun e Pėrfaqėsisė. Shefat e tyre emėruan Xhavit Halitin dhe tani kėrkonin pushtimin e Pėrfaqėsisė. Por, reagimi i dr. Rugovės ishte i shpejt duke emėruar personin tjetėr institucional nė Zyrėn e Pėrfaqėsisė tė Kosovės. Vlen tė theksohet se shantazhimi bėhej nėn ombrellėn e Sigurimit komunist shqiptar. Dhe, shteti i Rexhep Mejdanit, edhe pse ishte i informuar pėr kėtė krim tė rėndė, duke e penguar punėn normale tė personelit tė Pėrfaqėsisė, madje nė kohė lufte, kurrė nuk ndėrhyri pėr tė marrė masa sigurie dhe pėr tė goditur shantazhuesit!

Njė tjetėr dezinformim banal qė bėn Sheradin komunisti ėshtė kur thotė se Fondi i Achenit "specifikoi destinimin e kėtyre mjeteve vetėm pėr nevojat financiare tė kryetarit tė LDK-sė, Ibrahim Rugova dhe tė strukturave tė partisė!" Kjo nuk qėndron fare dhe pėr kėtė kemi dhėnė shpjegimet mė parė. Por, Sheradini e lidh kėtė me "bojkotin qė i bėri LDK-ja nė Gjermani kryetarit tė Sindikatave tė Kosovės, profesor Hajrullah Goranit!" Vlerėsimet paushalle janė gjithmonė tė gabuara. Pėr tė keqen e tij, kėtė gabim ai e pėrsėrit nė gjithė "studimin e tij historik" tė marrėzishėm. Kosova kishte njė Qeveri tė pėrkohshme nė ekzil, (edhe pse Sheradini thotė se duhej tė qėndronte nė Kosovė, gjė qė pėrjashtohej njė mundėsi e tillė), kishte edhe njė fond zyrtar, tashmė tė konsoliduar tė shprehur nė 3 %-in obligativ dhe moral nga paga mujore ose tė ardhura tė tjera nga byroja e punės apo nga ndihma sociale, qė mėrgimtarėt tanė pėrfitonin nė shtetet ku jetonin.

Sė pari, mėrgimtarėt nė Gjermani ashtu si tė gjithė qytetarėt e Kosovės ishin pėrcaktuar pėr fondin zyrtar dhe nuk mund tė ndaheshin nė njė fond tjetėr. Fondet humanitare, si dhe fonde qė kanė bėrė emėr pėr tė mirė si: "Shoqata Nėna Tereze" dhe "Shoqata Rugova" anėtarėsia e tyre ishin pagues tė rregullt edhe tė Fondit qeveritar. Mėrgimtarėt kur humbėn punėn minatorėt ishin solidarizuar masovikisht duke tubuar ndihma pėr ata. Por, tani ishin krijuar rrethana krejt tjera. Punėn e humbėn dhunshėm, pothuajse tė gjithė ish tė punėsuarit nė ndėrmarrjet e ndryshme si dhe nė administratė. Tashmė ndihmat duhet tė ishin tė centralizuara dhe tė mbikėqyrura zyrtarisht duke i financuar nevojtarėt me prioritet.

Sė dyti, profesor Gorani vinte nė Gjermani gjithmonė nėpėrmjet Zvicrės, madje i shoqėruar nga emra dhe fytyra shumė tė dyshimta. Ata nuk paguanin as nė Fondin e qeverisė dhe as nė ndonjė fond humanitar. Ishin anarkistė dhe ashtu edhe si Serbia nuk i njihnin institucionet e Kosovės. Megjithatė, nė nderim tė profesor Goranit paguanin sallat dhe e prisnin si mysafir tė lartė nga atdheu. Kjo ėshtė njė e vėrtetė e parė dhe e pėrjetuar edhe nga unė Xhafer Leci. Jo rrallė jemi provokuar nga shoqėruesit e profesor Goranit duke e lavdėruar nė prezencėn tonė nė sallat e mbushura me mėrgimtarė diktatorin Enver Hoxhėn dhe regjimin e tij tė urryer. Megjithėkėtė, pėr respekt tė mysafirit, jemi pėrmbajtur.

Pėr tė qenė "studimi historik" i Sheradinit sa mė gjithėpėrfshirės kundėr Dr. I. Rugovės kanė kontribuar kryesisht dezertorėt nga LDK-ja, duke e braktisur tė djathtėn progresive pėr t`u bėrė sahanlėpirės nė tė majtėn ekstreme. Dhe, kjo e majtė ėshtė pėrgatitur vite me radhė duke vjelė fonde dhe duke vėnė gjoba bizneseve tė ndryshme pėr tė blerė mercenarė tė shkolluar, tė kalemit qė tė bardhėn ta bėjnė tė zezė.Njėri prej tyre, Milazim Krasniqi "gabimet" e vitit 1990 i denoncon nė qershor tė viti 2000! Ky ėshtė parimi dhe dinjiteti i kėtij komunisti tė maskuar, dikur nė radhėt e tė djathtės tonė! Tė kėtij soji janė edhe disa biēim ministrash qė u katapultuan me servilizėm, dikur nė tė djathtėn dhe tani qė humbėn postet e pamerituara u kthyen pėr ta lėpirė grazhdin e ndotur komunist. Kėta janė zvarranikė pa kurriz dhe pa fije morali kombėtar.

Njė urrejtje dhe mllef tė madh shfrynė Sheradini pėr inteligjencėn e Kosovės. Kėtu imiton idolin e tij Enver Hoxhėn i cili duke mos mbaruar as edhe njė semestėr studimesh, nga inati ekzekutoi dhe burgosi disa gjenerata intelektualėsh nė Shqipėri! Po citojmė historianin Sh. Berisha: "Elita intelektuale shqiptare ishte vėnė nė shėrbim tė regjimit komunist(!)" Hedhja baltė mbi pjesė mė vitale tė kombit, inteligjencėn e cila diti ta mbrojė pėr mrekulli qenien tonė kombėtare, ėshtė njė dėshmi tjetėr e punės "serioze" e "studimore" qė bėn Sh.Berisha nė shkrim-kopjimet e tij shpifarake e denigruese. Njė pėrgjithėsim i tillė ėshtė pjellė vetėm e njeriut me defekte intelektuale.

Dilemat dhe polemikat shqiptare se kush e solli NATO-nė nė Kosovė nuk kanė tė ndalur, por gjėja mė e rėndėsishme ėshtė ēlirimi i Kosovės nga regjimi kriminal dhe hegjemonist i Beogradit, pra shpėtimi ynė nga shfarosja kolektive. Derisa Sheradini thotė se LDK-ja ishte kundėr UĒK-sė njėjtė sikur ata intelektualėt si akademik R. Qosja, dr. A. Vinca e tė tjerė, tė cilėt me deklarimet e tyre shkaktonin pėrēarje brenda forcave politike shqiptare. UĒK-ja nuk ishte ushtri private e askujt. Ajo ishte e popullit, atė e donim dhe e ndihmonim tė gjithė fizikisht, materialisht dhe moralisht. Ēdo ushtar ishte i dashur dhe i respektuar, sepse e kishte kapur pushkėn pėr ta luftuar armikun shekullor. Disa tjerė thonė se masakra e Reēakut e solli Rambujen dhe NATO-nė nė Kosovė. Tė tjerėt thonė masakra e Jasharajve, dhe disa tjerė thonė Rugova, dhe kėshtu me radhė.

Mė tė zėshmit janė ata qė thonė se UĒK-ja e solli NATO-n nė Kosovė. Unė personalisht mendoj se tė gjithė kėta faktorė qė i pėrmenda mė lartė i kanė kontribuar ndėrhyrjes tė NATO-s nė Kosovė. Meritat e UĒK-sė janė tė pa kontestueshme, ajo ishte forca mė reale nė terren e cila dhunės masakruese serbe filloi ti pėrgjigjej me pushkė, pra UĒK ishte nė mbrojte tė popullit. Por roli dhe kontributi politik i dr. I. Rugovės dhe i LDK sė nė gjithė kėtė fitore tė shqiptarėve ishte dhe mbetėt i pazėvendėsueshėm, ajo kishte njerėzit e vet nė fronte tė luftės dhe fronte tjera tė cilėt i kontribuonin luftės. Nė kėtė rast po pėrmend disa nga meritat e LDK-sė, meqė kam qenė anėtar i saj dhe nė rrjedhat e proceseve dhe zhvillimeve politike gjatė gjithė kėsaj periudhe pėr tė cilėn po flasim.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė