Tema: Kriza Greke
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-04-13, 09:13   #46
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza Greke

Nė Manolada tė Greqisė perėndimore tė mėrkurėn nė mbrėmje (17.04. 2013) kryepunėtorė shtinė me pushkė mbi mbledhėsit e luleshtrydheve, kur ata kėrkuan pagat e tyre tė papaguara prej gjashtė muajsh.
Sindikata lokale dhe tė gjitha mediat greke flasin pėr njė "pazar skllevėrish" nė fushat e luleshtrydheve nė Manolada. Njė zėdhėnės i sindikatės tha se autoritetet kanė kohė qė janė nė dijeni pėr kushtet ēnjerėzore tė punės sė punėtorėve sezonalė, por kanė ndėrmarrė shumė pak, sepse nga "mungesa e personelit" ata nuk mund tė ndjekin ēdo informacion tė popullatės.

"Mafia e luleshtrydheve"

Gazeta Eleftherotypia flet pėr njė "mafia tė luleshtrydheve". Edhe pse mund tė tingellojė e ekzagjeruar, ka shumė shenja qė flasin se nė rajon ėshtė krijuar njė sistem i errėt dhune dhe kontrolli. Qė nė vitin 2008 punėtorėt e huaj sezonalė kanė protestuar pėr kushte ēnjerėzore pune dhe janė rrahur nga gjoja tė panjohur. Nė vitin 2011 policia mundi tė ēlirojė 35 punėtorė rumunė nga duart e kriminelėve, tė cilėt i kėrcėnonin me armė. Verėn e kaluar dy burra tėrhoqėn nė rrugėt e Manoladės njė egjiptian 22 vjeēar, pasi ia kishin kapur kokėn me derėn anėsore tė njė makine. Sipas tė dhėnave tė kryetarit tė bashkisė njėri nga keqbėrėsit e atėhershėm ka qenė i pėrfshirė nė sulmin e fundit me armė kundėr ndihmėsve tė tė vjelave.
"Nė rajon janė krijuar struktura mafioze",deklaron deputetja dhe zėdhėnėsja e partisė konservatore nė qeveri Nea Dimokratia, Sofia Voultepsi, nė radion e Athinės Real News. „Ajo qė ndodh atje, nuk ėshtė nė fakt asgjė e re, por deri tani mbetemi vetėm tek konstatimet.





Punėtori nga Bangladeshi Mohamed (C), 25vjeē ndihmohet nga shokėt pasi ėshtė qėlluar nė Manolada me 18 prill 2013



do herė, kur bėhen pėrpjekje pėr tė arrestuar dikė nė vend, i dyshuari mbrohet nga dikush nė kohėn e duhur dhe nuk i ndodh asgjė“, ankohet politikanja. Ajo premton edhe pėrmirėsime: Tė prekurve u duhet ndihmuar me anė tė njė ligji tė ri pėr mbrojtjen e punės, mendon Voultepsi. Por deri tani ajo nuk ka dhėnė detaje.

Gazetarėt kureshtarė kėrcėnohen dhe rrihen

Kush dėshiron tė mėsojė pėr kushtet e kėqia nė Manolada, pėrballet me rrezikun. Nė prill 2011 dy gazetarė tė gazetės sė pėrditshme tė Athinės To Vima, tė cilėt donin tė vizitonin njė strehimore tė punėtorėve sezonalė bullgarė nė rajon, janė rrahur nga kryepunėtorėt. Makina u tyre u godit, kamera iu vodh. Jannis Arvanitakis, cili u prezantua si pronar i plantacionit tė luleshtrydheve, i tha policisė se sjellja e njerėzve tė tij kishte qenė thjesht pėr arsye vetėmbrojtjeje, sepse gazetarėt kishin hyrė "si vjedhės", duke shkelur tė drejtėn e tij tė pronėsisė.

Sipas hulumtimeve tė gazetės To Vima disa gazetarė janė kėrcėnuar vitet e fundit nga tė "panjohur", ndėr ta edhe kryeredaktori i njė gazete tė madhe lokale, ish-korrespondenti televiziv i kanalit Antena tė Athinės dhe madje edhe kryetari i Shoqatės sė fotoreporterėve grekė.

Problemet janė ndoshta edhe mė tė thella, thotė eksperti financiar dhe tatimor Vangelis Ambeliotis nė radiostacionin Skai: "Nė qoftė se punėdhėnėsi nuk ka para pėr tė paguar pagat, atėherė kompania e tij duhet tė tė mbyllet. Nė vend tė kėsaj shpesh ndodh kjo: punėdhėnėsi pushon punonjėsit, pėr tė mos paguar pagat e papaguara, dhe nė vend tė tyre merr punėtorė tė lirė. Apo edhe mė keq: Punėdhėnėsi kallėzon punėtorėt e tij tė huaj sezonalė, tė cilėt shpesh qėndrojnė nė Greqi ilegalisht, pėr tė mos paguar pagat e prapambetura", thotė Ambeliotis i zemėruar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante