Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-06-13, 21:05   #353
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Tė tjerėt pėr Dr. Rugovėn.

Personalitet e mdha kombtare qe e meritojn respektin e popullit her pas here e korigjojn te kaluren e tyre siq esht i madh Ismajl kadare edhe kerkojn falje --------------------------------------------------------------------------------------------


  • Sonte nė KTV mund tė ndiqni: *** 17:40 Express *** 18:55 Marketing *** 19:00 LAJMET E MBRĖMJES *** 19:40 Sporti nė KTV *** 20:05 Pulsi *** 21:15 Serial: “ LALE ” epis. 207 *** 20:15 N’Darkė *** 22:20 Dokumentar: “Njerėzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00 Interaktiv ...


Kadare kėrkon falje, Rugova kishte tė drejtė

Publikuar: 24.06.2013 - 11:49Prishtinė, 24 qershor - Ai kishte kritikuar ashpėr Ibrahim Rugovėn nė veprėn e tij “Ra ky mort e u pamė”, por shumė vjet mė vonė, shkrimtari i madh shqiptar me renome botėrore, Ismail Kadare, e pranon se koha e ka dėshmuar se e drejta ishte nė anėn e Rugovės.

"Ėshtė e vėrtetė qė i kam kritikuar Rugovėn dhe Demaēin. Ju tash mund tė mendoni se unė do tė them se kisha tė drejtė me kritiken qė i bėra Rugovės. Jo, koha e dėshmoi sė e drejta ishte nė anėn e Ibrahim Rugovės. Unė e kisha kritikuar, kisha qenė i ashpėr me tė, ai mė fali nė takimin qė kishim nė shtėpinė e tij menjėherė pas luftės, ishte meritė e tij. Ai vdiq nė paqe, ne u pajtuam, ishim miq“, kėshtu ka thėnė Kadare javėn e kaluar gjatė njė pritjeje nė Kėln.

Ai sė bashku me bashkėshorten e tij, shkrimtaren Helena Kadare, ishin ftuar me iniciativėn e Luan Krasniqit sė bashku me Asociacionin Shqiptar pėr Kulturė dhe Integrim.

Nė njė ambient tė mbushur me shqiptarė, Kadare u pyet rreth raporteve tė tij me Ibrahim Rugovėn dhe Adem Demaēin. Duke iu drejtuar tė pranishmėve ai dhe tha se autori i romanit “Krushqit janė ngrirė”, i cili me kėtė libėr, pėrmes botimeve nė gjuhėn angleze dhe frėnge, i bėri tė njohura nė shkallė planetare, qysh nė vitin 1983, kėrkesat e studentėve pėr Republikėn e Kosovės tha se “kishte qenė ėndrra ime ta takoj presidentin e Kosovės”.

Sa i pėrket Demaēit, Kadareja tha se ai e ka tepruar pa dyshim me kritikat ndaj tij, mirėpo Demaēi, megjithatė gaboi pėr Rambujenė, shkruan “Zėri”. Teksa pritej me kurreshtje nga tė pranishmit tė shpalosė qasjen e tij pėr gjendjen e shqiptarėve, ai qė e kishte ftuar Luan Krasniqi nė fjalėn e tij, nė shqip dhe nė gjermanisht, tha se mė lehtė e ka pasur nė ring se tė mbajė njė fjalė para Kadaresė.

Megjithėse rrjedha e fjalės sė tij brilante e dėshmoi tė kundėrtėn, fjalėt e tij e impresionuan jo vetėm publikun, por edhe vetė Kadarenė. Kampioni i dyfishtė europian foli pėr rrugėn qė e ēoi atė deri te takimi i tij i parė me Kadarenė nė Tiranė vitin e kaluar, nė shėnimin e 100-vjetorit tė pavarėsisė.

Fillimisht, tha ai, gjithēka pikėnisjen e ka nė Berlin, nė takimin e tij nė pėrvjetorin e dytė tė shpalljes sė pavarėsisė me ambasadorin dr. Vilson Mirdita. Pasi mori serinė e veprave tė tij nė 20 vėllime, botim i “Onufrit“ tė Tiranės, ai lexoi shumė vepra tė shkrimtarit shqiptar, por libri “Mbi krimin nė Ballkan“ ishte njė lektyrė tronditėse pėr tė.

Luan Krasniqi tha mė tej se idetė dhe mendimet e Kadaresė vazhdimisht e pėrcjellin dhe se pėr tė ėshtė njė nder i madh qė tė bėjė diēka pėr veprėn e tij. Luan Krasniqi i impresionuar nga Kadare ishte ai qė e ndihmoi botimin nė gjuhėn gjermane tė librit-intervistė tė Ismail Kadaresė “Ēlirimi i Serbisė prej Kosovės“, vitin qė shkoi. (…)
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė