Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-02-14, 17:08   #37
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: A kemi nevojė pėr njė shtet tė tillė ?

Ja si e financon Serbia Xhihadin Shqiptar

E Marte, 25.02.2014

Deputeti i PDK’sė, Ramiz Lladrovci ka bėrė njė artikull denoncues ndaj tė ashtuquajturit “Xhihadi Shqiptar”. Ai nuk heziton tė denoncojė me emra ata qė po i ndihmojnė kėtė agjende serbe, sipas tij.
Lladrovci akuzon Albin Kurtin si njeri qė kujdeset qė mos tė prishet me krerėt e kėtyre organizatave.
Nė vazhdim po sjellim tė plotė letrėn e deputetit:
Qė prej disa kohėsh ėshtė bėrė shqetėsues lajmi se, mjaft djem tė rinj, shqiptarė tė Kosovės, janė bėrė pjesė e palėve qė luftojnė nė Siri, mė tė shumtėt nė radhėt e ndryshme opozitare, shumė nga tė cilat kanė prirje tė theksuara tė islamit radikal apo tė njė formė tė re tė Xhihadit.

Janė bėrė publike edhe fotot e tyre, ndėrkohė qė kanė ardhur informacionet edhe pėr tė vrarėt e parė, nė njė tokė tė huaj, e cila, deri dje, ishte aq e largėt dhe, lidhja mes dy vendeve tona, thuajse nuk ekzistonte. Shqetėsimi erdhi duke u rritur, po bėhej njė plagė serioze, dhe, qeveria, duke parė se mundėsitė e parandalimit ishte tė pamjaftueshme, vendosi tė dekretojė njė ligj pamor, sipas tė cilit, kushdo qė shkon tė luftojė nė vende tė tjera, dėnohet deri nė 15 vite burg. Por, edhe pas kėtij dekretligji, asgjė nuk ka ndryshuar, lėvizja islame, me tipare tė forta tashmė vehabiste selafiste nė Kosovė, sa vjen e bėhet mė e pranishme, tonet e liderėve tė saj, tė njohur e tė panjohur, po bėhen mė tė ashpra, prania e tyre nė jetėn e njerėzve ėshtė mė e zėshme, dhe ndėrkohė, ata po marrin primarin nė disa nga ngjarjet e jetės sonė.
Ditė mė parė, pėr tė gjithė, u bė e njohur njė deklaratė, qė si duket kishte burimin tek agjencia jonė e informacionit, se shqiptarėt po shkojnė tė luftojnė nė Siri mė sė shumti pėr ēėshtjen e parave. Pra, si mercenarė. Njė deklaratė e tillė, sido kudo, e zbehė problemin, e adreson nė njė kah tjetėr, e bėn atė nga njė problem themelor nė njė ēėshtje ekonomike, e shndėrron nga njė rritje e ndikimit dhe pranisė sė formave ekstreme tė besimit islam nė njė ēėshtje tė jetesės.

Duke qenė njė pjesė e vogėl e sė tė vėrtetės, kjo nuk ėshtė e gjitha. Problemi ėshtė mė i thellė se kaq, dhe shpeshherė, ne ngurrojmė ta themi, edhe nga droja e keqkuptimit me njerėzit, edhe nga ndikimi qė krerėt e kėsaj rryme kanė nė politikėn shqiptare, por edhe nga egėrsia e reagimeve nė rrjetet sociale dhe jo vetėm aty. Ėshtė e ditur tashmė se ndaj ēdo qėndrimi konstant, kombėtar, ndaj lėvizjeve vehabiste selafiste nė Kosovė, do tė kesh pėrballė njė furtunė tė organizuar, tė cilat kėrkojnė tė krijojnė staturėn e njė njeriu tė humbur, tė shitur dhe pa din e pa imam, por po ashtu ėshtė e ditur, se edhe liderė tė lėvizjeve politike, njėri ndėr ta edhe Albin Kurti, bėjnė kujdes tė mos e prishin nė asnjė rast me liderėt e kėsaj lėvizje, prononcohen haptas edhe pro saj, lėshojnė e marrin mesazhe mirėkuptimi, e ndoshta edhe financimi; por edhe qeveria e Kosovės, duke dashur tė mbulojė punėn e saj vetėm pėrmes njė projekt-dekreti, ka drojėn se tashmė, nė kėtė fazė tė Kosovės, kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve tė reja, mund tė humbasė nga kundėrvėnia e kėsaj force, qė shfaqet tashti si religjioze, por qė ėshtė edhe politike.
Ose mė saktė, qė ndikon nė politikė e qė nesėr mund tė jetė pjesė e furishme e politikės. Shpesh herė lindjen e kėsaj rryme ekstreme islame e kemi parė si vazhdė e ndikimit tė shteteve islame, tė rrjeteve tė ndėrtuara prej tyre, e kontributit qė kanė dhėnė, qoftė shtetėrore, si Arabia Saudite, apo jozyrtare, pėrmes individėve. Ėshtė e ditur se qeveria saudite ose jo zyrtarėt e saj kanė dėrguar donacione tė mėdha nė institucione ose tek individėt, pėr hapjen e xhamive vehabiste selafiste, pėr tė bėrė tė njohur ideologjinė ekstreme islame. Nė kėtė xhami, sipas traditės sė tyre, mund tė punojnė ose imamė tė dėrguar prej tyre, ose tė pėrgatitur prej tyre, ēka nė fund tė fundit ėshtė e njėjta gjė. Po ashtu, ata kanė ndikuar nė krijimin e televizionit “PEACE TV”, ku themeluesi i saj, Zahir Narik, ėshtė i njohur pėr urrejtjen ndaj besimeve tė tjera fetare, dhe fondet pėr kėtė TV janė zyrtare ose jo zyrtare pikėrisht nga sauditėt. Ndėrkohė, e gjithė popullsia shqiptare, kudo ka jetuar, ka qenė e shquar pėr tolerancėn ndaj besimeve tė tjera, i ka respektuar e mbrojtur ato, u ka hapė udhėn e lirė tė sė drejtės pėr besimin pėrkatės dhe nuk ėshtė bėrė pengesė as nė kohėrat mė tė vėshtira tė pėrplasjeve fetare. Mirėpo, dhe vijmė kėshtu, nė thelbin e kėtij shkrimi, jo ēdo gjė qė ėshtė e dukshme, ėshtė e gjitha. Shpesh herė ajo qė fshihet bart mė shumė rreziqe.

Nė Kosovė, ashtu si edhe nė Bosnje njė dekadė mė parė, krijimi i terrenit pėr lėvizjet ekstreme islame, lindi pas luftės pėr ēlirimin e vendit. Por, me njė ndryshim tė madh: nė Bosnje atė, lėvizjen vehabiste selafiste, e bartėn, i e sollėn me vete, muxhahedinėt, luftėtarėt e fesė, qė shkuan nga bota islame pėr tė luftuar sė bashku me vėllazėrinė islame tė Bosnjes. Qė pas luftės, si shpėrblim pėr atė qė kishin bėrė, qėndruan nė Bosnje, morėn shtetėsinė e kėtij shteti, dhe duke qenė tė mirė-organizuar dhe , po ashtu tė fuqishėm financiarisht, krijuan sektet e tyre, ndaj tė cilėve shteti ose nuk reagoi,ose reagoi me shumė vonesė Nė Kosovė, gjatė luftės, nuk patėm luftėtarė muxhahedinė, edhe ata pak vetė qė deshėn tė ishin pjesė nė fillim, u dėbuan dhe nuk zunė vend.
Por, edhe nė Bosnje, edhe nė Kosovė, ka njė parapaskenė qė pak njihet: shėrbimi i fshehtė serb. Tė gjitha shėnimet e shėrbimeve tė ndryshme tė inteligjencės, tė cilat kanė studiuar rritjen e lėvizjes vehabiste nė Bosnje janė nė njė emėrues tė pėrbashkėt: ndikimin e shėrbimit tė fshehtė serb nė kėtė proces. por, nė Kosovė, kjo ėshtė edhe mė e dukshme se nė Bosnje, dhe ka njė zanafillė qė nė ditėt e para tė pas luftės, pėrmes rekrutimeve tė mėhershme. Shėrbimi i fshehtė serb nė Kosovė, pėrmes disa nga liderėt e njohur, si Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenoviē, Simon Tomanov, qė ishte njėkohėsisht edhe zėvendėsi i shefit tė KOS-it, shėrbimit tė fshehtė ushtarak, Aleksandėr Vasiljeviē, ndėrtuan nė Kosovė njė rrjet bashkėpunėtorėsh nė mjedisin islam, shqiptar ose jo shqiptar, tė cilėt, tė lidhur edhe me strukturat ushtarake tė kohės, u bėnė mė pas edhe pjesė tė politikės nė Kosovė.

Por edhe vendi ku, njė pjesė e politikės sė Kosovės, gjeti strehėn e saj. Nė shtypin e Kosovės ėshtė cituar disa herė Fuat Ramiē, politikan i ditės, si i lidhur me kėto qarqe tė shėrbimit tė fshehtė serb, por, i njėjti ėshtė njėri ndėr paraqitėsit radikal tė vijės sė ashpėr islame nė Kosovė, bartės i protestave, i vendosjes sė shamisė, pėrēmimit tė besimeve tė tjera fetare dhe intolerancės. Ose tė kemi njė shembull tjetėr. Portali i njohur nė Kosovė, sidomos pėr pėrforcimin e linjės vehabiste e selafiste nė Kosovė ėshtė “botaislame.com”.

Pėrmes saj bėhen thirrje pėr luftė tė shenjtė, pėr xhihad, pėr mbėshtetjen e si vėllezėrve islamė nė Siri dhe nė botėn arabe, ajo ėshtė bėrė njė strehė e njohur e mendimit radikal. Mirėpo pak vetė e dinė se pas kėsaj faqe ekstreme islame qėndron shėrbimi i fshehtė serb. Ky portal ėshtė e krijuar nga Milutin Jovanoviē, i cili tani jeton nė Sigtuna, Suedi dhe ėshtė pronari i kėsaj, ndėrsa menaxhimi, i kėsaj faqeje, e cila del haptas nė pėrkrahje tė Xhihadit, zihet nė njė kuzhinė serbe, nė Kragujevaē, prej serbit tjetėr Jovan Jovanoviē. Do tė ishte naive tė mendohej se serbėt kėtė faqe urrejtje e nxitjeje nė gjuhėn shqipe e kanė ngritur “pėr tė kaluar kohėn e lirė”dhe pa asnjė qėllim tjetėr, ashtu si do tė ishte naive tė mendohej se kjo nuk mbėshtetet nga struktura zyrtare ose jo zyrtare serbe.

Dy rreziqet mė tė ndjeshme Qė prej lėvizjes sė Rezistencės nė Kosovė, e gjithė media revanshiste pro-serbe, por edhe mendimi akademik i saj, nė ēdo kohė, ėshtė pėrpjekur tė paraqesė rrezikun islamik nė Kosovė si njė rrezik pėr tė gjithė perėndimin, si njė vatėr nga ku mund tė bulojė e mė pas tė shpėrthejė infeksioni islamik ekstrem.

Kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse tashmė, nė njė formė mė tė sofistifikuar, mllefi i vjetėr vjen nė njė formė tė re. E vėrteta ėshtė se ekstremi vehabist selafist nė Kosovė nuk ėshtė nė ato pėrmasa sa po shfaqet nė Bosnje, pėrmasat e tė cilit kanė kaluar edhe jashtė kufijve tė tij. Por e keqja ėshtė se ajo po vjen e rritet, po fiton terren, dhe disa shfaqje tė tij tė sforcuara drejt dhunės, nesėr mund tė ndikojnė nė heqjen e aureolės sė tolerancės ndėrfetare qė ka populli ynė.

Dy janė rrezikshmėritė mė tė ndjeshme sot ndaj vendit, qeverisjes dhe mendimit politik nė Kosovė: ringjallja e shėrbimit tė fshehtė serb nė Kosovė, dhe kjo ka filluar tė duket gjithnjė e mė shumė, nė politikė, nė ekonomi, nė propagandė, nė rehabilitimin e figurave tė njohura pro-serbe; dhe sė dyti, nė krijimin e njė mjedisi tė pėrshtatshėm pėr lėvizjen vehabiste selafiste, e cila, ėshtė tepėr e dėmshme pėr njerėzit tanė, dhe qė, njėrėn kėmbė tė financimit tė saj tė padukshėm, e ka pikėrisht nė qarqet e shėrbimeve tė fshehta serbe. Momenti ėshtė qė t’u pritet hovi, tė kenė ndalesėn e tyre tė domosdoshme, pasi nuk mund tė jemi njė vend perėndimor dhe i civilizuar nėse rrjetėzimi i kėtyre strukturave rritet e bie ndesh me aspiratėn tonė.

gazetaexpress
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė