Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-12, 19:33   #9
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kujdes Shqiptar, Kujdes dhe Kujtes, sepse fqinje e ke serbin

Kush po kėrcėnon atje, nė Beograd?




Betimi i Vidovdanit, i vitit 2012, a thua do tė ēojė nė shpėrbėrjen e Serbisė shoviniste me Vojvodinėn dhe Sanxhakun si dy vende tė lira, tė pavarura, sovrane e demokratike?!




Na ishte njė kohė kur nė Kosovė sundonin skuadriljet e vdekjes, tė cilat orkestroheshin nga dirigjentėt e shovinizmit serbomadh tė Beogradit. Pushtimi serb i Kosovės ndodhi 100 vjet mė parė, kur ushtria ēetnike e krajlėve tė Serbisė pushtoi mė shumė se gjysmėn e tokave tė shqiptarėve (Kosovėn, Maqedoninė dhe arritėn madje deri nė Durrės e Elbasan!), duke vrarė e dėbuar me dhunė qindra mijėra shqiptarė, duke djegur e shkatėrruar vendbanime tė tėra dhe gjithė ē’gjenin pėrpara. Jo vetėm kaq, por kjo barbari ēmendurake e shovinizmit serb ndaj Kosovės dhe trojeve tė tjera shqiptare tė pushtuara vazhdoi pėr 87 vjet me radhė (1912-1999). Atėbotė, Fuqitė e Mėdha tė Evropės, nėn kėrcėnimin e njė lufte pėrmasash botėrore, zgjodhėn copėtimin e tokave tė shqiptarėve, duke ia lėnė Serbisė mė shumė se gjysmėn e tyre: Mitrovicėn, Prishtinėn, Bujanovcin, Preshevėn, Pejėn, Gjakovėn, Prizrenin, Kumanovėn, Shkupin, Tetovėn, Gostivarin, Kėrēovėn, Dibrėn, Ohrin, Manastirin... Pra, qytetet e trojet mė vitale tė shqiptarėve. Pikėrisht nė kėto troje janė zhvilluar ngjarjet mė tė rėndėsishme pėr pavarėsi nė fundshekullin XIX dhe fillimshekullin XX. Por, Fuqitė e Mėdha as me kėtė padrejtėsi historike, qė ua bėnė shqiptarėve, nuk arritėn t’i shpėtojnė Luftės sė Parė Botėrore, e cila u shkaktua nga grupe ēetnike serbe tė Bosnjė-Hercegovinės tė nxitura nga qarqet akademike e ēetnike tė Beogradit, duke mos harruar tė pėrmendim se politika shoviniste serbe mė parė i kishte shkaktuar edhe luftėrat ballkanike dhe kishte pėrfituar toka nė dėm tė shqiptarėve dhe bullgaro-maqedonasve.

Qe ky njė kapėrcim historik nė vija tė trasha, ndonėse historia e Kosovės dhe e popullit tė saj, veēanėrisht e shumicės shqiptare, ėshtė shumė mė e dhimbshme sesa u pėrshkrua me kaq pak fjalė. Kėtė e bėra pėr t’i rikujtuar ata qė si duket i kanė harruar zjarrvėnėsit e Ballkanit dhe politikat e tyre gjenocidale tė ngritura mbi humbjet e pėrvetėsuara. E njėjta ideologji jo vetėm qė ēoi nė fund tė shekullit XX nė shpėrbėrjen e federatės jugosllave, por shkaktoi njė sėrė zjarrvėniesh me katėr luftėra: nė Slloveni, nė Kroaci, nė Bosnjė-Hercegovinė dhe nė Kosovė. Pėr shkak tė krizave humanitare tė shkaktuara nga ushtria, policia dhe grupet paramilitare serbe, sidomos nė Bosnjė-Hercegovinė dhe Kosovė, u imponua edhe ndėrhyrja e Aleancės Veri-Atlantike – NATO-s. Komuniteti Ndėrkombėtar u detyrua tė formojė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr dėnimin e krimeve ndaj njerėzimit dhe tė luftės nė hapėsirėn e ish-Federatės Jugosllave (Tribunali i Hagės), ku janė dėnuar njė numėr i kufizuar i kriminelėve serbė, me nė krye kriminelin e padėnuar siē do tė duhej ta meritonte – Sllobodan Millosheviqin – i cili u vetėvra dhe nuk pėrjetoi dėnimin. Nuk ėshtė problem vetėm pse nuk ėshtė ndėshkuar gjenocidi serb nė pėrmasat e meritueshme, por fakti se janė trimėruar vazhduesit e asaj politike kriminale deri nė atė masė sa guxojnė tė rishfaqen sėrish ato forca ogurzeza nė tė njėjtėn ditė, nė ditėn e Vidovdanit, ku para 23 vitesh, pararendėsi i tyre kishte kėrcėnuar tė gjithė kundėrshtarėt e tij nė ish-FJ me luftė (kujtoni fjalimin e Milosheviqit mė 1989 nė Gazimestan) dhe lufta ē’ėshtė e vėrteta edhe ndodhi.

Tani, pas 23 vitesh, nė Gazimestan kemi njė pasqyrė dhe realitet tjetėr. Konsumuesit e filozofisė mitomaniste kriminele serbe, me kėrkesėn e policėve tė Kosovės, zhvishnin fanellat me mbishkrime shoviniste. Po kėta mitomanė anakronikė bartnin me vete edhe fotografi tė kriminelėve tė ndryshėm, tė gjallė a tė vdekur, tė dėnuar apo tė padėnuar, madje edhe nė procese tė pafundme dėnimi, pikėrisht derisa nė Beograd po formohej qeveria serbe, e cila jepte mesazhin se po formohej nė ditėn e Vidovdanit, nė ditėn e Betejės sė Kosovės kur u ndeshėn ballkanasit, nė mesin e tė cilėve ishin edhe shqiptarėt, me ushtrinė e Perandorisė Osmane, tė udhėhequr nga Sulltan Murati I, kur edhe pėsuan humbje jo se ishte koalicioni i dobėt, por se pikėrisht serbėt dhe Vuk Brankoviq e tradhtuan atė duke lidhur madje edhe krushqi me sulltanin trashėgimtar, Bajazitin! Duke e lėnė historinė mėnjanė, e cila do tė ndriēojė herėt a vonė edhe tė errėtat dhe falsifikimet, mandatimi i qeverisė sė re serbe nė ditėn e Vidovdanit eurodeputetja Uta Zapf kėtė simbolikė do ta quajė: “Ēfarė simboli fatal”! Por kėsaj simbolike fatale, fatalizmin ia shton betimi i xhandarmėrisė serbe njė ditė mė vonė. Ata pėrsėri, edhe formalisht, e kanė humbur tė humburėn: Kosovėn, mė 1999, nga UĒK-ja dhe NATO-ja. Se do tė luftojnė pėr ripushtimin e Kosovės, pėr ēka edhe betohen publikisht liderėt e rinj dhe xhandarėt serbė, kjo sigurisht qė ėshtė njė formė e re e kėrcėnimit pėr paqen e sigurinė jo vetėm tė rajonit, por edhe mė gjerė. “Simbolin fatal” tė Vidovdanit e ēon mė tej Xhandarmėria serbe, njėsia speciale e Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė, kur betohet publikisht se: “Pa Kosovėn nuk ekziston populli serb. Pa Kosovėn nuk ekziston Serbia. Pa Kosovė nuk ekzistoj as unė….”. Ky betim nė pėrmasėn e ēmendurisė e tejkalon edhe kryekriminelin Milosheviq dhe pėr mostėr mund tė ketė vetėm “Mein Kampf”-in e tė ēmendurit dhe tė vetėvrarit Adolf Hitler. A thua, do te lejojė Bashkimi Evropian, me vlerat e tija tė proklamuara pėr liri e demokraci, pėr tolerancė e bashkim diversitetesh, rishfaqjen e nazifashistėve tė rinj pėr pėrgjakje tė reja nė truallin e saj?!

Dikush edhe mund tė thotė se kjo ėshtė njė retorikė nacionaliste pėr t’i qetėsuar shpirtrat e nacionalshovinizmit serb. Natyrisht, nuk mund tė pėrjashtohet as kjo, por pikėpamje tė tilla kishte edhe nė vitet e para tė sundimit tė Milosheviqit, ndėrsa pėr efektet shkatėrruese tė politikės luftarake, tė shfaqura mė 28 qershor 1989 nė Gazimestan, jemi tė gjithė dėshmitarė. Betimi i Milosheviqit nė Gazimestan pėr pasoj pati shpėrbėrjen e FJ-sė me gjakderdhje tė mėdha, nga e cila u krijuan shtatė shtete tė lira, tė pavarura e demokratike sė bashku me Kosovėn. Betimi i Vidovdanit, i vitit 2012, a thua do tė ēojė nė shpėrbėrjen e Serbisė shoviniste me Vojvodinėn dhe Sanxhakun si dy vende tė lira, tė pavarura, sovrane e demokratike?!

I thashė kėto jo vetėm pėr t’u njohur me zhvillimet politike tek fqinji ynė, por pėr t’i nxjerrė detyrat dhe pėrgjegjėsitė tona nė raport me ato zhvillime. Ne nuk mund tė shtiremi se nuk po ndodh asgjė nė rrethin tonė, apo tė fusim kokėn nė rėrė si struci pėr tė mos parė e dėgjuar rrezikun qė po rishfaqet rreth nesh, para nesh dhe para botės demokratike. Njė rrezik do thosha i drejtuar kryekreje kundėr vendit tonė, kundėr ardhmėrisė sė fėmijėve tanė. Politika shqiptare nė pėrgjithėsi, sidomos e Kosovės nė veēanti, pa zhurmė e deklarime psikoanalitike, por mė se seriozisht dhe me vendosmėri duhet marrė tė gjitha masat mbrojtėse si pėr vendin ashtu edhe pėr popullin e saj. Asgjė nuk guxon t’i mbetet rastėsisė. Shqiptarėt duhet t’i bashkojnė tė gjitha fuqitė dhe energjitė e tyre kombėtare nė mbrojtje tė atdheut. Kjo pritet nga politika e bashkuar gjithėshqiptare.



(Jakup Krasniqi ėshtė kryetar i Kuvendit tė Kosovės)
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė