Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-10-07, 12:25   #7
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Jep dorėheqjen Kryetari i Gjykatės Kushtetuese tė Maqedonisė, Mahmut Jusufi 30-10-2007

Kryetari i Gjykatės Kushtetuese tė Maqedonisė, Mahmut Jusufi dha sot dorėheqjen nga posti, pas trysnive tė partive politike shqiptare, tė cilat e kritikuan, pėr shkak tė vendimit tė fundit tė Gjykatės pėr shfuqizmin e disa neneve tė ligjit mbi pėrdorimin e flamurit shqiptar.

Zoti Mahmuti ka dhėnė dorėheqje tė parevokueshme edhe nga funksioni i gjykatėsit tė kėsaj gjykate. Nė njė deklaratė me shkrim, ai e cilėsoi vendimin e Gjykatės politik, ndėrsa bėn tė ditur se nuk do ta nėnshkruajė vendimin pėr shfuqizimin e pjesėve tė ligjit, sepse nuk dėshiron qė emri dhe mbiemri i tij tė figurojnė nė njė dokument tė tillė.

Edhe gjykatėsi tjetėr shqiptar i kėsaj gjykate, Bajram Pollozhani ka dhėnė dorėheqje tė parevokueshme. Me anė tė dorėheqjes sė tij si akt moral, zoti Pollozhani thotė se dėshiron tė kontribuojė tek thellimi i vetėdijes sė kolegėve tė tjerė gjatė vendimmarrjes, si dhe legjitimitetit tė kėtyre vendimeve.

Putin nderon 20 mijė tė ekzekutuarit nė Butovo nė periferi tė Moskės
30-10-2007

Presidenti rus Vladimir Putin pėrkujtoi mė shumė se 20 mijė njerėz tė ekzekutuar nė njė vend pranė Moskės gjatė terrorit stalinist nė vitet 1937-38. Presidenti rus tha se ndėr tė pushkatuarit kishte njerėz tejet tė njohur dhe me ndikim.

Nė njė mot tė vrejtur, Presidenti Putin vuri njė kurorė me lule nė kryqin qe nderon mbi 20 mijė viktimat e pushkatuara nė Butovo, nė pjesėn jugore tė Moskės. Zoti Putin tha se rusėt duhet tė kujtojnė tragjedinė e viteve 1937-38.

"Udhėheqėsi rus thotė se jetėt e miliona njerėzve u shkatėrrun. Ata u pushkatuan, degdisėn nė kampe pune dhe torturuan. Ata ishin njerėz qė nuk kishin frikė tė shprehnin idetė e tyre, ...ishin njerėzit mė me ndikim....lulet e vendit...tha presidenti rus".

Vjaēeslav Nikonov, nipi i Vyacheslav Molotovit, zyrtarit tė lartė tė kohės sė Stalinit, i tha Zėrit tė Amerikės se kishte biseduar me gjyshin e tij rreth terrorit tė madh. Ndėrkohė qė zoti Nikonov e dėnon shtypjen komuniste, ai thotė se Molotovi dhe komunistėt e tjerė, ndiheshin tė justifikuar nė atė kohė.

"Terrori ishte i justifikuar bazuar nė logjikėn e atėhershme, bazuar nė radhė tė parė nė pėrvojėn, qė kishin pėrjetuar bolshevikėt, qė nėnkupton tmerret e Luftės Civile nė Rusi dhe gjithashtu bazuar nė besimin komunist, se lufta pėr egzistencė me Gjermaninė ishte e pashmangshme".

Ndėrkohė nė Moskė, nė pėrkujtimin e terrorit komunist, njė organizatė e tė drejtave tė njeriut, vazhdoi leximin e emrave tė terrorit komunist nė qendėr tė qytet, para ish zyrave tė Policisė Sekrete Ruse, pėrgjegjėse e terrorit tė madh.

Ndėr aktivistėt ėshtė edhe Lev Ponomarev, i cili thotė se nė Rusi edhe sot ka tė paktėn 100, por ndoshta deri nė 1 mijė tė burgosur politikė.

Zoti Ponomarev i tha Zėrit tė Amerikės se burgosja pėr arsye politike ėshtė vepėr e atyre njerėzve, qė vazhdojnė tė besojnė nė parimet e Ēekės, organizatės sė parė tė sigurimit famėkeq rus. Zoti Putin vazhdon tė flasė me respekt pėr Ēekėn dhe KGB-nė, ku edhe sherbente si agjent. Ēeka u transformua nė vitin 1922 nė NKVD, e cila ishte pėrgjegjėse pėr terrorin e madh. Ndėrsa mė pas KGB-ja mbajti burgje sekrete deri sa u shpėrbė Bashkimi Sovjetik.

"Zoti Ponomarev thotė se njerėzit qė flasin mirė pėr Ēekėn, janė ata qė besojnė nė shtypjen e tė tjerėve pėr arsye politike. Sipas aktivistit Ponomarev, zoti Putin dhe tė tjerėt qė kujtuan viktimat e shtypjes Sovjetike, e bėnė kėtė thjesht pėr tė pėrfituar nga Perėndimi dhe kryesisht si fushatė publike".

Ky vit shenon 70 vjetorin e terrorit tė madh. Njė anketė nga Qendra Ruse pėr Opinionin Publik tregon se 44 pėrqind e popullsisė nuk kanė njohuri pėr atė periudhė tė historisė. Por vetėm dy pėrqind janė dakord se shtypja ishte e justifikueshme.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė