Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-07, 10:24   #8
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Jehonat e lėshimeve tė vazhdueshme qė politikanėt shqipfolės tė Grupit tė Hunjtetit po i bėjnė nė "negociatat" me Serbinė po rrinė ēdo ditė e me shumė tė tregojnė se ata nuk janė pėrfaqėsuese tė popullit shqiptar tė Kosovės, por ambasadorė shqipfolės te Serbisė nė Kosovė qė synimin e kanė tė mbahet kėtė trevė shqiptare nė mėnyrė tė pėrhershme nėn duart vrastare tė Serbisė koloniale:
-Qė nga fillimi i raundit te dytė tė "negociatave", kėta karrieriste patėn deklaruar se "pavarėsia nuk negociohet".
-Pastaj pohuan se janė te gatshėm te bėjnė kompromise tė reja.
-"Bomba" e tradhtisė se tyre doli kėto dite kur pajtuan qė kufijtė e Kosovės tė "mbrohen" edhe prej forcave serbe.
Qė tė kuptojmė drejt pozitėn e tyre te mjere: hoqėn dorė prej ribashkimit e Kosovės me Shqipėrinė, duke u mburrur se "pavarėsia nuk negociohet" . Pastaj, prej ky "statusi" i cunguar i realizimit te "shtetit" pa asnjė kompetence apo fuqi te vėrtetė shtetėrore, po janė ulur edhe me tutje nė njė pozitė qė nėse do tė realizohet ne praktike do te thotė njohjen de facto e de jure te pushtimit serb ne Kosove.
"Pėr tė ekzistuar si shtet, njėsitė territoriale duhet tė pėrmbushin disa kritere: duhet tė kenė njė baze fizike dhe territor, duhet tė kenė institucione tė njė lloji apo tjetri qė tė qeverisin bazėn fizike dhe duhet tė ekzistojė idenė e shtetin qė tė pėrcaktojnė legjitimitetin nė mendjen e popullit. Por vetėm kėto tri karakteristika nuk janė te mjaftueshme pėr shtetshmeri. Faktorėt shtesė qė bėjnė prej shtete njė grup i dallueshėm tė entiteteve janė madhėsia dhe sovraniteti. [...]. Sovraniteti, ofron elementi kyē qė dallon shtetet prej ēdo lloj unitetesh territoriale. Ajo ėshtė lidhja qė mban sė bashku paketa territor - politike - shoqėri [...]Sovraniteti, ne terma tė thjeshta, do te thotė vetėqeverisje. Ajo presupozon mohimi i ēdo autoriteti politik tė epėrm dhe reklamimi prej shtetit tė autoritetit legjislativ tė epėrm edhe ndaj territorit, edhe ndaj qytetarėve". (Barry Buzan, "Popujt, shtetet dhe tmerri", f. 86-87). Sipas Kenneth Waltzit, sovraniteti ėshtė atė gjendje nė tė cilen njė shtet vendos pėr veten si tė zgjidh problemet tė brendshme apo tė jashtme, duke pėrfshirė edhe nėse ata te kėrkojnė apo jo asistence"
Kėto pėrcaktime teorike janė tė domosdoshme pėr tė treguar se pėrbindėshi qė gjendet nė barkun e "procesit" tė "zgjidhjes sė statusit" tė Kosovės nuk mund tė kėtė fytyre shtetėrore dhe as nuk duhet tė kėtė njė surrat te tille. Asnjė fuqie koloniale nuk duhet tė "mbroje" kufijtė tė ish kolonisė sė saj. Nė qoftė se kjo ndodhet, do tė thotė se gjendja koloniale ėshtė mbajtur dhe ruajtur, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim me vullnetin e popullit. Pėrveē mendjes se sėmurė tė politikuajve tė Grupit tė Unitetit qė duan tė imponojnė si ideologji legjitimuese idenė e "shtetit te Kosovės", ajo nuk ka fare legjitimitet nė mendjen kolektive tė popullit. Tė zgjedhurit e UNMIK-ut nuk mund fare tė jenė edhe tė zgjedhurit tė popullit nga moment qė politika e tyre ėshtė e drejtuar kundėr interesave legjitime tė tij qė janė nė antagonizėm tė plotė me ēdo lidhje, sado e vogėl tė ishte ajo, me Serbinė gjenocidale. Titistet e Grupit tė Hunjitetit nėnshkruan njė "Traktat Miqėsie me Serbinė", ku shpikin "lidhjet e thella nė mes tė popujve tė Kosovės dhe Serbisė, pėrfshirė lidhjet e lashta historike, kulturore, etnike dhe ekonomike" dhe shprehin "keqardhje ndaj periudhave tė konfliktit dhe luftės qė na kanė ndarė, nė veēanti ngjarjet qė kanė tė bėjnė me kolapsin e dhunshėm tė Jugosllavisė nė vitet e nėntėdhjeta". Kur dihet se "lidhjet e thella" midis popullit shqiptar dhe Serbisė kanė qenė dhe janė vetėm nga gryka e pushkės, sepse Serbia pushtuese nė agresion kolonizoi trevat shqiptare tė Kosovės historike, kur kuptohet se vetėm kur ajo do tė heq dorė prej planeve tė saj tė zgjerimit territorial do tė jetė paqe dhe qėndrueshmėri ne rajon, del qarte se tė ashtuquajturat "institucione tė Kosovės" janė shenjen e obskurantizmit tė varėsisė autonomike tė entitetit me "pavarėsi te mbikėqyrur" dhe sipas modelit tė Republikės se Bosnjės qe nuk do tė dallonte aspak prej ditėve kur shteti serb diktonte nė Kosovė me anė tė veglave tė tij shqipfolėse, tė tėrbuar antishqiptare. Grupi i Unitetit kėrkon pavarėsi vetėm prej Shqipėrisė dhe jo prej Serbisė. Pėr te garantuar mbajtjen e sundimit dhe kolonizimit te Serbisė nė Kosovė.
Vetėm me ēlirimin dhe ribashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare tė pushtuara mund tė krijohet njė shtet funksional qė nė sensin e drejtė tė fjalės tė jetė i lirė dhe sovran prej ēdo ndėrhyrjeje tė huaj antishqiptare.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė