Krijuesi i WWW kėrkon njė Magna Carta pėr mbrojtjen e internetit
Krijuesi i internetit, Sir Tim Berners-Lee beson se duhet tė krijohet njė Magna Carta pėr ta mbrojtur pavarėsinė e internetit dhe pėrdoruesve tė saj, raporton The Guardian.
Nė pėrvejtorin e 25-tė, Berners-Lee paralajmėron se neutraliteti i kėtij mediumi ėshtė duke u kėrcėnuar nga qeveritė dhe korporatat.
Vetėm me internetin e hapur ne mund tė mbėshtetemi nė tė, pa u brengosur se ēka mund tė ndodhė nė prapaskenė. Sot ne nuk mund tė kemi qeveri tė hapur, demokraci tė mirė, sistem tė mirė shėndetėsor, komunitete tė lidhura dhe diversitet tė kulturave, nėse nuk kemi internet tė hapur por duhet tė luftojmė pėr kėto gjėra, ato nuk do tė vijnė vet ka thėnė Berners-Lee.
Krijuesi i internetit ka qenė kritik i ashpėr i metodave tė spiuinimit pėr tė cilat janė akuzuar qeveria amerikane dhe ajo britanike.
Plani i tij pėr pėrpilimin e njė Magna Carta pėrfshin parimet e privatėsisė, lirisė sė shprehjes dhe pėrgjegjėsinė pėr anonimitet, ndėrsa ky plan do tė quhej The Web We Want, i cili promovon tė drejtat digjitale.