Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-09-11, 09:33   #8
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Re: Kėngėt e ashikėve

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga sherri Shiko postimin
“Hajde t’ dalim me shetit-e,
Do t’ shėtisim nėpėr mahallė!
-Aman, babė, i kujt asht ky djal-e?
-Asht i nipi i Myrtezasė!”

Jo, rrallė herė, nė kėngėt e kėtilla, na jepen me emėr e mbiemėr tė vėrtetė ashikėt, si:

“Nėrmjet tokės e nėrmjet qiellit,
Po e marojmė nji urė me gurė.
Ky Selimi, o, i Zymber Hotit,
Asht i bukur, oh, pa kusur !”

Ja njė shembull, kur ashiku i kėndon dylberit tė vet me emėr e mbiemėr tė vėrtetė, me rastin kur ata ndahen nė mes veti:

“O, Halil, Halil Bilani,
Sa me naze ma jep selamin!
Tė mjerin arshik e zu gondi –
Gjithė tuj kajtė i shkoj Bajrami!”...

Se motivi i xhelozisė mes dashurive tė kėtij lloji, ėshtė shumė i fuqishėm dhe shpeshherė pėrfundon me epilog tragjik, mė sė miri dėshmon strofa e shkėputur nga njė kėngė, nė vijim, nė tė cilėn pėrshkruhet bukuria madhėshtore e njė dylberi, i cili dinte t’ i zgjidhte dhe t’ i ndėrronte ashikėt sa herė qė donte:

“Jusufi – dylber nė kėtė dynja,
Arshikat me teste na i ka!
Mall e kishin tė mjerėt, o, me e pa –
Ēare s’ mė del, unė, pa e vra!”...
Ose:
“Nė muej tė beharit, more lalo,
Mentė i kam hava...
Ēuni s’ flet me mue –
Ēare s’ m’ del pa e vra !”

Dylberi do tė vuaj mė sė shumti gjatė muajit tė Ramazanit, kur duhet agjėruar dhe besimi fetar nuk ua lejon kontaktet me ashikun. Nga malli pėr tė kontaktuar me te dhe nga frika se mos vallė, do tė sėmuret ashiku nga lodhja e agjėrimit, ai kėtij motivi do t’ i kėndojė kėshtu:

“Ditėn e xhumasė, more lalė,
Kesh tuj marrė abdes,
Ēunin e kam smutė, more lalė,
Tutna, mos po m’ des?!”

Se sa ka qenė e ēmueshme dhe e lakmueshme perēja pėr bukurinė e ashikut tė ri, mė sė miri flet shembulli nė vijim:

“O, Halit, Halit Kumani,
Mos je drandofille behari?
Si shkodran po m’ shkon pazarit,
Me atė perēe lshue prej arit!”...

Se sa ishte e rėndė dhe e pikėlluar ndarja nė mes tė dylberit dhe ashikut (jaranit), mė sė miri do tė na dėshmojnė vargjet e strofave vijuese tė shkėputura nga njė kėngė:
“Amanet, mori, ti hanė,
Pashė atė Zot, qi tė ka dhanė,
Qė banė dever gjithė dynjanė,
A s’ ma ke pa kund jaran?!”

“Amanet, o more, ti diell,
Pashė atė Zot, qi vranė e kfijellė,
Qi banė dever shtat palė qiell,
A s’ ma ke pa kund Brahimin?!”...

Nė njė moment, kur ashiku e ndien vetin tė vetmuar, tė varfėr dhe tė nėnēmuar nga tė tjerėt, nga frika se do ta braktisė edhe dylberi i tij, ai do t’i kėndojė kėshtu:

“I mjeri unė, jam rritė jetim,
Njeri s’ flet mirė pėr mue!
O, dylber, dylberi im,
T’ baj rixha, o , ti me due”!

Nga xhelozitė e shumta qė zhvilloheshin nė mes tė ashikėve dhe dylberėve, shumė herė vinte edhe deri tek vrasjet e dylberėve. Nė kėto raste, thureshin kėngė me figurat mė tė fuqishme pėrmes tė cilave do tė pėrshkruhej bukuria e dylberit:

“T’ ejtėn prama, na erdh haberi,
Thanė se u vra Hysen Selimi!
Sy e vetulla mos ju kalbshin,
Nė xhenet na i voftė shpirti!”

Dylberėt, jo vetėm qė e kanė luajtur rolin e femrave ndaj ashikėve tė tyre, pėrmes akteve seksuale, por ata nė shumė raste edhe janė veshė e zbukurua nė stilet e femrave.
Nė njė rast, kur dylberi ishte hidhėruar me ashikun pėr njė kohė tė gjatė, ai do tė pendohet, do tė vishet nė rroba tė femrės dhe do tė takohet te kroi me ashikun e vet:

“Nurēe begu, duel te ura –
Veshė fustanin turra – turra!
Nurēe begu, duel nė krue –
Me ashikun kish pajtue!”...

Nė shumė raste, kur dashuria nė mes tė ashikut dhe dylberit ėshtė shkatėrruar, ashikėt i kanė pėrdorė tė gjitha metodat pėr t’ u pajtuar me dylberėt, madje duke iu shkruar edhe hajmali dhe duke u lutur nė namaze tė ndryshme:

“Mora abdesin e sabahut,
Me ja ba duvanė dylberit –
Si s’ po m’ flet arshik tė mjerit?!
Qati Velės, i kam thanė –
K’ta dylbera s’ po na donė!
Si n’ na daēin e mos t’ na flasin –
Hajrin vetit mos ja pafshin!”...

Po qe se i analizojmė tekstet dhe figurat krahasuese tė kėngėve tė ashikėve dhe dylberėve, shumė shpejt do tė bindemi se krahasimet qė iu bėhen pėrmes figurave, bukurisė sė dylberėve, vėshtirė se mund t’ i gjejmė diku nė kėngėt e dashurisė sė mirėfilltė ndaj femrave:

“Kush asht mret i djelmėnisė?
Shaban begu, plot me naze!
Hanė e diell, jesin hajran,
Kur xhezdisė sikur meleqi!
Kush donė me pa yll me bajrak –
Bukurinė, o, te Shaban begi!”...


Demir KRASNIQI

ps.perhajr kafja e re eu panta c'ta pash sherrin!
allahile tu marr abdes e tu ia ba duvane dylberit, a?!
ew , ew.
qysh more muslimant kshtu? ani bash ne kohen e babes sulltan te sheriatit a

ncncnc
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga jadore : 26-09-11 nė 09:38
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė